President i kompanisë “CURRI”
Xhiro e biznesit 2021: 13 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +30
Numri i punonjësve: 187
Vendndodhja: Tiranë
Faik Curri është një nga biznesmenët më të hershëm shqiptar. Me kompaninë e themeluar që në vitin 1995, ai është jo vetëm një biznesmen që e ka ushtruar për një kohë të gjatë aktivitetin e tij, por edhe në mënyrë të suksesshme. Dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe. “Maya Angelou, një ish-personazh i shquar i jetës amerikane thoshte “mos i bëni paratë qëllimin tuaj. Ju mund të jeni të suksesshëm vetëm në atë që doni. Shkoni në këtë jetë tek ato gjëra që doni dhe bëjeni aq mirë sa të tjerët nuk mund të heqin sytë nga ju”.
E pra këtë filozofi jete dhe pune ka patur Faik Curri. Nuk i është dashur të merret me ndonjë punë të improvizuar nga halli, nga nevoja, por ka zgjedhur të bëjë atë punë për të cilin është arsimuar, për të cilën është diplomuar e të cilën jo vetëm di ta bëjë por edhe dëshiron ta bëjë. Dhe përgjatë 27 viteve të gjitha energjitë menaxhuese, reformuese e përmirësuese i ka adresuar në rritjen dhe perfeksionimin e kompanisë së tij “Curri”, duke e bërë atë një nga kompanitë e rëndësishme në sektorin e punimeve të infrastrukturës.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”