Emri i kompanisë: Alb Steel dhe Pap Metal
Xhiro e biznesit 2021: 22.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 67
Vendndodhja: Durrës
Kompania e prodhimit të profileve të celikut, “Albsteel” është një kompani që akoma nuk e ka gjetur “rehatinë” përfundimtare. Kjo sepse, ajo vazhdon zhvillimin e pandërprerë nëpërmjet investimeve të ndryshme që drejtuesit dhe ekipi menaxhues i saj projektojnë, aprovojnë dhe zbatojnë në kohë të ndryshme. Cdo vit ta vizitosh këtë kompani, asnjëherë nuk do e gjesh atë sikurse e ke lënë gjatë vizitës paraardhëse. Pasi zhvillimet e saj, si rrjedhojë e investimeve të njëpasnjëshme janë të qenësishme. Investime këto që konsistojnë në zgjerimin e kapacitetit depozitues dhe prodhues të fabrikës si dhe në blerjen e makinerive shtesë për produkte të reja. Rreth 2.6 milionë euro ishte vlera e investimeve të reja të kompanisë vitin që shkoi investime këto të adresuara në teknologji. Së fundmi, “Albsteel” i shtoi shportës së produkteve të saj edhe atë më të riun, panelet sanduic. Një produkt ky që përdoret për zyra, ndërtime provizore, banjo, banesa, kioska etj. Një produkt ky që do ti japë edhe më shumë peshë në treg “Albsteel”, duke i zgjeruar ofertën përballë klientëve të saj.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”