Xhiro e biznesit 2021: 37 milion EURO
Ndryshimi në % 21/20: +7
Numri i punonjësve: 120
Vendndodhja: Tiranë
Përqafojmë një të ardhme të shëndetshme! Motoja jonë është një premtim për pacientët tanë, të cilin ne e arrijmë duke siguruar bashkëpunim me kompani farmaceutike prestigjoze ndërkombëtare për tregun rajonal që në operojmë. Përpjekjet e një pune të palodhur shpërblehen dhe sot pasi 20 vitesh, “Delta Pharma Albania” është një faktor unik rajonal dhe renditet në një nga kompanitë më të sukseshme farmaceutike në tregun ballkanik. Rrugëtimi e kësaj kompanie nis më 2002-in. Falë punës dhe përkushtimit të themeluesit të saj, zotit Eduard Curraj, “Delta Pharma” ia doli të bëhej një prej distributorëve më të rëndësishëm farmaceutikë duke kontribuar edhe në revolucionarizimin e mëtejshëm të sektorit farmaceutik në Shqipëri.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”