Fatos Cerenishti, pionier i turizmit të mirëfilltë shqiptar

 

 

Një sfidë, një pasion e mision që po përballohet dhe do përballohet me “shpirt dhe zemër të mirë”

 

Shpetim Luku

Jo rrallëherë nëpër ambiente të ndryshme shqiptare dëgjohet shprehja “nuk bëhet ky vend”. Sigurisht, është një shprehje që lëshohet nga goja e të dekurajuarve, e të dëshpëruarve, e nihilistëve, e pesimistëve, e personave që shohin vetëm negativisht. Por e vërteta është ndryshe. Ky vend bëhet dhe do të bëhet. Atë do ta bëjnë njerëz të punës, të sakrificave, njerëz të sfidave, persona vizionare e largpamës si Fatos Cerenishti. Dhe nuk do ta bëjnë këtë duke predikuar teori e fjalë, sic bëjnë jo pak persona, por nëpërmjet veprave konkrete. Duke afruar e homologuar realitetin tonë me atë të  “vendeve të bëra” nëpërmjet veprave konkrete. Para pak kohesh biznesmeni Fatos Cerenishti përuroi kompleksin “Grand Blue FAFA” në Golem të Kavajës. Është një investim prej më shumë se 15 milionë euro në formën e një kompleksi turistik gjigand me mbi 300 shtretër, me pishina, me restorante madhështorë vetëshërbim dhe alla carte, ambiente argëtimi, beach bar, Bar “Mondo”, vend për joga salla masazhi e palestre etj. Vetëm holli i njërës prej 3 strukturave hoteliere është afro 2500 metra katror. Gjithacka është e ideuar, ndërtuar e kuruar deri në detaje. Nëse je në “Grand Blue FAFA” fare mirë mund të ngatërrohesh e mund të kujtosh se je në një nga resortet e Antalias, Kemerit apo Sides, në ato resorte ku shqiptarët kanë vite që shkojnë shpesh e që kthehen prej andej me shijen e përjetimit të një evenimenti të rrallë në jetën e tyre.

Në fakt, edhe “Grand Blue FAFA” tek këto resorte e ka shtysën dhe motivimin. Kur Fatos Cerenishti shkonte vite më parë në këto resorte, nuk është se pushonte në kushte qetësie absolute. Karakteristika e njerëzve të punës dhe biznesit është se realitetin e shikojnë dhe e shqyrtojnë me interest të përhershëm. E shikojnë në mënyrë inspiruese. Ndaj ai, teksa i shikonte e shijonte ato, teksa impresionohej prej tyre,  nuk mund të pranonte konkluzionin fatal që resorte të tilla nuk mund të ngriheshin e të kishin sukses në Shqipëri, përderisa dy elementët kryesorë, dielli dhe deti janë me shumicë. Ndaj dhe e fiksoi si një objektiv të vetin, si një qëllim të tijin, si një sfidë që duhej përmbushur ngritjen e një resorti të tillë në vendin tonë. Dhe e bëri realitet. I dha inventarit turistik shqiptar një ndër komplekset më modern. Mirëpo, nëse kemi një shkëputje kohore mes periudhës kur i nxitej ideja, me atë të realizimit të saj, kjo shpjegohet vetëm me faktin se jo cdo gjë varet prej një biznesmeni, sidomos në turizëm. Një rol të madh ka edhe infrastruktura që është përgjegjësi e shtetit. Deri para pak kohësh Durrësi ka qenë një bregdet me gropa septike, pa impiant të pastrimit të ujërave të zeza, me probleme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Reduktimi në minimum apo edhe eleminimi i këtyre barrierave krijon premisat për investime të mirëfillta në turizëm. Dhe sapo impianti i pastrimit të ujerave të zeza përfundoi dhe shërbimet e tjera u përmirësuan, biznesmenë si Fatos Cerenishti u përgjigjën me investimet e duhura, duke ndërtuar struktura turistike të mirëfillta. Madje jo vetëm kaq, por edhe me investime suplementare që rregullojnë zonën në tërësi, por që në fakt duhet të kryheshin nga shteti, sic mund të jetë një rrugë, apo shëtitorja 3-4 km e gjatë. Në këtë mënyrë, Fatos Cerenishti dhe pak të tjerë deri më tani janë pionierët e turizmit të mirëfilltë në Shqipëri. Nëse ka kaq e kaq vite që thuhet se turizmi duhet të jetë një nga tre prioritetet e vendit, persona si Fatos Cerenishti janë duke bërë të mundur konkretizimin e tij. Sepse këtu bëhet fjalë për turizëm të mirëfilltë, pra sjelljen e turistëve nga jashtë për të pushuar në plazhet shqiptare. Pushues nga Polonia, Suedia, Norvegjia e Cekia kanë mbushur të gjitha dhomat e kompleksit “Grand Blue Fafa” dhe kjo jo vetëm thjesht për dy muajt e verës korrik gusht, por për një sezon më shumë se 4 mujor.

I gjendur në cdo orë të ditës në krye të punës, Fatos Cerenishti e ka të qartë tashmë se njësia matëse e suksesit të biznesit të tij nuk është thjesht rentabiliteti i kompleksit, por të bëjë të kënaqur e të lumtur cdo turist që ka preferuar kompleksin e tij. Dhe e ka marrë edhe shumë pasion përmbushjen e këtij misioni. Mbarimi së ndërtuari i kompeksit është për të vetëm fillimi i punës, vazhdimi i saj është perfeksionimi sistematik i shërbimit. Por edhe pse realiteti shqiptar manifeston shumë probleme me kulturën e shërbimit duke mos patur traditën e duhur, edhe pse ajo mund të konsiderohet fare mirë si hallka e dobët, sërish ai nuk e ka marrë me frikë. Pasi e ka zbuluar recetën magjike. Kryesore është të punosh me zemër dhe me shpirt të mirë- thotë ai.

Kërkesat që bëjnë agjencite turistikë e përmirësojnë vazhdimisht kompleksin “Grand Blue Fafa”. Por nga ana tjetër, ky kompleks, si i pari i këtyre përmasave në Shqipëri, si i pari kompleks që ka futur shërbimin all inclusive ka hedhur ndërkohë edhe themelet dhe standartet e një turizmi të mirëfilltë, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Është e sigurtë se cdo investitor tjetër që do të investojë në të ardhmen në turizëm do të ndjekë shembullin e Fafa-s. E nëse pas pak kohësh, turizmi shqiptar do të pësojë hopin cilësor që të gjithë presin, një meritë e madhe për këtë do ti shkojë biznesmenit Fatos Cerenishti si pionier i tij.

 

 

Recent Posts

Kina, dominuesja e tregut të makinave të reja
Me prodhimin masiv të makinave elektike, tregu botëror i makinave të reja është ristrukturuar në disa aspekte. Së pari, sa vjen e rritet pesha specifike qe zenë makinat elektrike karshi totali...
December 11, 2024 Read More
Për verë Gaja nuk kursehen, siguracioni iu dhimb
SHPETIM LUKU Avni Ponari irritohet së tepërmi teksa i kujton ndonjë rast kur dikujt i është djegur fabrika tërësisht apo pjesërisht dhe ajo rezulton e pasiguruar. Dhe irritimi i tij nuk ka ...
December 9, 2024 Read More
Astrit Isa dhe Luan Larti, një binom i shkëlqyer
Edhe pse me njëfarë rënie krahasuar me një vit më parë, sërish, 52 milionë euro aktivitet, realizuar nga kompania Larti, gjatë vitit 2023, mjaftuan që dy pronarët e saj, Astrit Isa dhe Luan...
December 9, 2024 Read More
Projekti i vecantë i një biznesmeni të mirënjo
As edhe një minutë nuk u menduan zyrtarët bashkiakë të Librazhdit, kur atyre iu vendos përpara në tavolinë projekt-vendimi që bibliotekës së qytetit ti vihej emri “Sami Leka”. Propozimi...
December 5, 2024 Read More
“Ermal Beqiri: Njerëzit Janë Zemra e Çdo Prod
Aktualisht, bizneset shqiptare po përballen me mungesën e fuqisë punëtore si një nga sfidat kryesore. Për arsye të ndryshme ku hyjnë emigrimi masiv, mungesa e kualifikimit, kërkesat e gjenera...
December 4, 2024 Read More
“Artinel 95”, partneritet me të mirë
Po qe se do të bëhet ndonjë klasifikim mbi bazën e treguesit të jetëgjatësisë në biznes, Ariana Berberi do të jetë padyshim në vendet e para të renditjes. Me aktivitet privat  të nisur ...
November 21, 2024 Read More
Proletari i kapitalizmit shqiptar
Po qe se puna të obligon për të bërë vizita periodike në kompaninë “Albsteel” gjëja që do të të bjerë më lehtë në sy është se kompania asnjëherë nuk është ashtu sikurse e le n...
November 11, 2024 Read More
Nesti Tarusha, një person “FIX” për
Karakteristika kryesore e biznesit shqiptar përgjatë gjithë këtyre viteve ka qenë zhvendosja e tij nga qytetet e tjera të Shqipërisë në zonën Tiranë Durrës. Dhe jo pa qëllim. Kjo zonë ë...
November 8, 2024 Read More