Shpetim Luku/ Si të orientohemi në xhunglën e tregut?

 

Para pak ditësh Shqipëria mori një lajm zyrtar të pakëndshëm. Sipas Bankës Botërore, vendi ka një renditje shumë të keqe sa i takon efikasitetit të struktura shtetërore në mbrojtje të konsumatorit. Konkretisht, renditemi në vendin e 6-shtë ndërmjet 100 vendeve sa i takon performancës së keqe të këtyre institucioneve. Sigurisht që ky lajm thjesht legalizon atë perceptim të përgjithshëm të publikut lidhur me këtë cështje. Sepse që strukturat shtetërore në mbrojtje të konsumatorit funksionojnë dobët kjo është dicka që dihet dhe në gjuhën popullore publiku e ka shprehur në ankesat e vazhdueshme të tipit: nuk dimë cfarë hamë, nuk dimë cfarë konsumojmë etj etj. Mjafton një shkrim apo një status në facebook rreth kësaj teme për të konstatuar një lloj alarmi tek konsumatorët, dyshime të theksuara të tyre rreth cilësisë së asaj që konsumojnë.

Por ndërkohë, ka edhe një fakt tjetër interesant dhe ai lidhet me evidentimin që bëjnë të huajt lidhur me cilësinë e ushqimit në Shqipëri. Të gjithë gazetarët, blogerat që kanë ardhur për të shkruar në vendin tonë, ushqimin e mirë e të lirë e përmendin si një prej avantazheve kryesore dhe një prej motiveve –midis shumë të tillëve-, pse duhet vizituar Shqipëria. Kemi të bëjmë me ndonjë kontradiktë? Jo, të dyja janë të vërteta. Pra, që edhe manovra në kurriz të konsumatorit në treg ka sa të duash, por  edhe produkte cilësore gjen sa  të duash në treg. Dhe ne një situatë të tillë, paqartësia, konfuzioni i konsumatorit është mëse i natyrshëm dhe i justifikuar. Të konsumosh plot dyshim mallrat e përdorimit të përditshëm është një torturë e vërtetë. Aq më tepër kur edhe media, në vend që të qartësojë situata të caktuara, në vend që të bëjë transparencën dhe hierarkinë mbi bazë cilësie në treg, në vend që të flasë me emra konkrete në rastet kur bën ndonjë punë hetimorë gazetareske, vetëm sa e shton konfuzionin e qytetarëve duke folur në tërësi e në përgjithësi për problemin. Megjithatë egziston një mënyrë se si të kompensohet mungesa e efikasitetit të strukturave në mbrojtje të konsumatorit. Egziston një mënyrë si të orientohesh në treg e të blesh mallra pa asnjë dyshim mbi cilësinë e tyre. Ajo është të preferosh produkte të kompanive që kanë vite që rrezatojnë  seriozitetin dhe vazhdimësine e tyre. Qofte keto kompani prodhuese e qofte importuese. Kompani të tilla serioze ka me dhjetra në Shqipëri. Ne cdo fushë, në cdo sektor. Ka në përpunimin e qumështit, në përpunimin e mishit, në përpunimin e drithërave, ka kompani serioze karburanti etj etj. Janë kompani të cilat kanë vite në treg dhe këtë egzistencë afatgjatë  e kanë bërë të mundur nëpërmjet punës plot përkushtim, pasion e seriozitet në fushën ku veprojnë. Janë kompani që suksesin afatgjatë të deritanishëm e kanë realizuar duke ofruar mallra e shërbime me cilësi. Janë kompani që suksesin në vazhdim e kanë projektuar sërish duke patur për kalë beteje, pikërisht cilësinë. Janë kompani ku janë bërë investime të mëdha miliona e miliona euro e për rrjedhojë, këto kompani  nuk kanë asnjë arsye të aplikojnë mënyra përfitimi të pandershme, në kurriz të qytetarit, pasi  edhe kostoja që do tju duhej të paguanin  do të ishte tepër e madhe. Perkundrazi, subjektet qe janë të vogla në treg, pa fuqi konkuruese të spikatur janë më të prirura për të aplikuar “lojë” të pandershme. Duke ushtruar profesionin kam patur raste të njihem nga afër me shumë prej këtyre kompanive serioze dhe ato janë vërtet kompani moderne e bashkëkohore. Nëse do ta shtrish dyshimin dhe tek to, atëhere ky nuk është një dyshim racional, por thjesht dyshim i dikujt që nuk dëshiron të besojë në asgjë dhe askund.

Është lehtësisht e kuptueshme që sukses afatgjatë është ai që realizohet mbi bazën e besimit të konsumatorit. Është ky i fundit ai që i vë “vulën” cilësisë së produkteve apo shërbimeve që nxjerrin në treg kompanitë nëpërmjet besimit apo mosbesimit, nëpërmjet përfilljes apo jo të tyre.  Kompanitë që kanë sukses afatgjatë në treg janë kompani me reputacion dhe gjeja me e cmuar që ata kanë është pikërisht ky, pra reputacioni. Atë nuk do të donin ta vinin në dyshim për asnjë cmim, për asnjë përfitim. Në të kundërt, nëse ky reputacion, i krijuar me punë, përkushtim e seriozitet, bie, atëhere ka filluar edhe rënia e kompanisë.

Pra kompanitë e mëdha prodhuese janë filtri i parë i cilësisë dhe të konsumosh produktet e tyre do të thotë të kesh larguar veten nga dyshimet që stimulohen përditë e më shumë

Por kujdesi përforcohet akoma më tepër, në rast se përzgjedh edhe vendin e furnizimit. Njësitë e tregtimit sot janë të tipit minimarkete, markete, supermarkete e hipermarkete, individe. Vendet e tregtimit jane gjithashtu te ndryshme. E tille eshte rruga, te tilla jane tregjet e licensuara.  Nëse ke mundësi të zgjedhësh që të furnizohesh nëpër supermarkete të mëdha, atëhere i je larguar shumë mundësisë që të “takohesh” me produkte të imituara, të fallsifikuara, produkte të spekuluara etj. Sepse edhe supermarketet janë një lloj i caktuar filtri. Askush prej tyre nuk është i ineteresuar të fuse në to produkte të tilla, të cilat do të mundësonin krizë besimi kundrejt tij e për rrjedhojë do ti cënin imazhin dhe vizitat e klientëve në to. Para disa vitesh doja të ndihmoja një biznesmen që kishte ngritur një fabrikë modern prodhimesh blegtorale për të tregtuar poduktet e tij në një supermarket të njohur. Pronari i rrjetit të supermarketeve kërkoi të shikonte me sytë e tij fabrikën dhe pasi e realizoi këtë, mori disa monstra të produkteve që pretendohej të futeshin në supermarketet e tij dhe iu bëri analizat përkatëse në laboratorë. Kjo tregon pra që pronarët e supermarketeve  janë “vigjëluesit” e tjerë kundrejt cilësisë së mallrave, duke ofruar në treg alternativa të besueshme. Problemi kryesor në Shqipëri është se shumë persona nuk e kanë mundësinë për vepruar sipas kësaj mënyre, për shkak të fuqisë së ulët blerëse, cka i detyron ata që në blerje të kenë tregues primar vetëm cmimin. Ndaj duket se ata janë edhe më të ekspozuarit dhe të penalizuarit nga mungesa e eficencës së institucioneve në mbrojtje të konsumatorit

Shpetim Luku/ Biznesmeni i mirënjohur shqiptar bën një ofertë të pazakontë

 

 

Një biznesmen i mirënjohur shqiptar bën një ofertë të pazakonte, një ofertë që deri më tani nuk ishte artikuluar asnjëherë më parë publikisht nga ndonje tjeter. Luan Leka, pronar i disa kompanive, ku ndër më të njohurat  janë EHW, CONAD Albania dhe fabrika e prodhimit të ujit QAFË-SHTAMA fton cdokënd, klient apo jo i rrjetit të supermarketeve CONAD dhe i atyre franchise, por që furnizohen nga Conad, të zgjedhin një vaj ulliri ku të duan dhe shishen që duan. Më pas, këtë shishe ta dërgojnë në një laborator të certifikuar, kundrejt shpenzimeve të biznesmenit dhe po qe se vaji nuk do jetë 100 % vaj ulliri, atëhere biznesmeni është i gatshëm të paguajë cfarë do shumë që i kërkohet apo do permbushe cfaredo deshire qe do i kerkoje personi qe ka vertetuar te kunderten.

 I njohur si një biznesmen skrupuloz, deri ne mani, i dalluar si një biznesmen me  dedikim e përkushtim të madh kundrejt cilësisë, reagimi i Luan Lekës merr shkas nga një status në rrjetin social facebook i një qytetari pak ditë më parë, i cili pretendonte se ishte ballafaquar në një nga dyqanet Conad(franchise) me një shishe vaji të fallsifikuar. Sic ndodh rëndom, negativiteti përhapet edhe nga ndonjë portal me një zell të tillë a thua se mezi e prisnin një lajm të tillë dhe duke shperndare konfuzion tek qytetaret. Si një njeri që merret edhe me detajet më të vogla, pronari i Conad-it, pra biznesmeni Luan Leka, ka shkuar ne dyqanin në fjalë, ka takuar edhe menaxheren përkatëse  dhe e ka sqaruar situatën. Sipas tij, ai lloj vaji që klienti pretendon që është i fallsifikuar është vaj 100 % ulliri i filtruar. Ndryshe nga vajrat e tjere me ngjyre me te erret, qe jane produkte jo te filtruara plotesisht, ndaj kane edhe ngjyren me te theksuar. Ndaj, biznesmeni nuk mjaftohet vetëm me përgënjeshtrimin e këtij fakti, por shkon edhe më tej.  Ai ka lëshuar  dorashkën e sfidës për këdo që ngutet duke bërë komente dashakeqëse në rrjete sociale.Dhe jo vetem per vajin e ullirit, por per cdo produkt qe tregtohet tek CONAD-i ne Shqiperi.

“Conad Albania garanton që do të gjeni gjithnjë saktësisht produktin me karakteristikat e etiketës. Garantojmë siguri ushqimore, konform ligjeve europiane, cilësi dhe kujdes maksimal për klientin”-thonë biznesmeni Luan Leka.

Conad Albania është lideri i tregut të supermarketeve në Shqipëri, me tregues ekonomiko-financiarë që përmirësohen nga viti në vit. Cka do të thotë se besimi i klientëve të saj sa vjen e forcohet.

“I cmendur” pas hekurit

 

Shpetim Luku

Ka disa aktivitete në Shqipëri, që për nga shkalla e vështirësive me të cilat përballen, për nga kompleksiteti e ndërlikimi që përfaqëson i gjithë procesi i prodhimit krijojnë në mënyrë instiktive dëshirën për pyetjen: pse ky biznesmen zgjodhi këtë aktivitet dhe jo një tjetër më të lehtë?!

Sigurisht që një pyetje e tillë është e kushtëzuar edhe nga panorama që ka biznesi shqiptar, ku fitimet më të mëdha janë siguruar e sigurohen në aktivitete relativisht më të lehta se sa sektori prodhues. Mirëpo, sidoqoftë është një pyetje që nuk merr për bazë pasionin e themeluesit të një kompanie prodhuese. Një pasion që shkon deri në “cmenduri”. Si një shembull ilustrues i shkëlqyer i asaj që thamë më lart është rasti i Proletar Hasanit. Në vitin 2006 themeloi kompaninë PapMetal, një kompani që merret me përpunim llamarine dhe prodhimin e profileve tubolare prej llamarine celiku. Po të kishte për qëllim fitime më të mëdha e më të lehta, atëhere me siguri ai nuk do ti futej këtij biznesi, por do të zgjidhte një më të lehtë dhe të tilla mundësi në vitin 2006 ka patur sa të duash. Por s’kishte si të ndodhte ajo, përsa kohë, Proletar Hasani, gjatë kohës së emigracionit të tij kishte krijuar background-in e nevojshëm dhe kishte ushqyer pasionin e tij për këtë lloj industrie. Ndaj, kur u kthye nga emigrimi një gjë ishte mëse e qartë në kokën e tij: do të merrej me biznesin e përpunimin të hekurit dhe llamarinës.

Në një sipërfaqe prej15000 metër katror sipërfaqe e mbyllur dhe e mirëorganizuar brenda një sipërfaqe totale prej 50 mijë metra katror dhe me kapacitete që i kalojnë 50.000 ton metale në vit filloi punë kompania PapMetal. Që nga krijimi saj e deri më sot, ecuria e Pap Metal-it ka qenë e tillë që vecse ka konfirmuar nëpërmjet rezultateve të saj, saktësinë e idesë së biznesit të Proletar Hasanit, punën e tij me pasion dhe menaxhimin e mirë nga ai e stafi i tij. Me një aktivitet vjetor gjithnjë e në rritje, kjo kompani ka qenë që në castet e para të jetës së saj lider i tregut përkatës

Formatet e ndryshme të llamarinave të prodhuara në të ngrohtë e në të ftohtë, galvanizuar dhe inox janë produkt i makinerive prodhim Italian, të pajisura me teknologjitë më të fundit në fushën e sheshimit e të prerjes në gjatësi e gjërësi.

Gjatë 12 viteve jetë kjo kompani ka njohur rritje të vazhdueshme, cka ka bërë të mundur edhe zgjerimin e mëtejshëm të saj sikurse është krijimi i Albsteel, një kompani që vetëm vitin 2017 e pati si periudhe të plotë pune.

Edhe pse investimet që realizohen nga një kompani private janë të përgjithsisht të mirëstudiuara, përsëri, ankthi i vitit të parë që shërben edhe si viti i fillimit të verifikimit të saktësisë së investimit është present. Dita e mirë duket që në mëngjes-thotë një shprehje popullore, kurse në rastin e investimeve të reja “dita e mirë” duket që në vitin e parë. AlbSteel, si një investim i ri i kompanisë Papmetal mbushi një vit aktivitet. Dhe duhet thënë se ky vit i parë i përmbushi pritshmëritë e atyre që vendosën të investonin për të, stafit menaxhues të PapMetal me në krye Presidentin e saj, Proletar Hasani. Albsteel është tashmë një emër i ri në treg, por ndërkohë është edhe një trashëgimi vlerash dhe experience në tregun e metaleve në Shqipëri e më gjërë. Albsteel lindi si nevojë e promovimit të cilësisë së produkteve dhe shërbimit të Papmetal. Për këtë qëllim, në dispozicion të Albsteel është ndërtuar Qendra e Shërbimit të Metaleve, që është e vetmja në Shqipëri dhe më e madhja në rajon. Albsteel është një strukturë e posacme, e cila synon të ridimensionojë standartet e shërbimit në tregun e metaleve në rajon.

 

Me qëllim rritjen e standarteve të trajtimit të konstruksioneve metalike, Albsteel ofron edhe shërbimin e pastrimit me rërë celiku dhe lyerje me primer. Makineritë dhe teknologjia tërësisht gjermane garantojnë një shërbim tejet cilësor. Albsteel pra ia ka dale mbanë që të jetë fytyra e qeshur dhe krenaria e Papmetal.

Por ndërkohë, edhe Papmetal “kompania mëmë” e Albsteel ka vazhduar të ruajë fizionominë e saj të krijuar vite më parë. Një fizionomi që manifestohet me rol lideri në sektorin ku bën pjesë, me dinamikë aktiviteti që nje rritje nga viti në vit, një kompani që ka kultivuar për vetën e saj një përspektivë afatgjatë në treg. Nëse do ti referohemi vitit 2017, Papmetal shënoi një aktivitet prej afro 1.7 miliardë lekë ose afro 13 milionë euro. Duke pra se kemi të bëjmë me një stabilizim të aktivitetit të kompanisë në këto nivele, kur krahason treguesin e madhësisë së aktivitetit në tre vitet e fundit.

Por drejtimi dhe menaxhimi i kompanisë së një kompanie si Pap Metal nuk janë  të thjeshta sa mund të perceptohet nga cdokush. Sepse përvec  faktit që  bëhet fjalë për një kompani prodhuese dhe dihet që problematika në rastin e një kompanie të tillë është edhe më e madhe se sa në sektorët e tjerë,  një ndikim të madh ka edhe sigurimi i lëndës së parë më cmime sa më të favorshme. Vezhgimi i përhershëm i bursës, në “gjueti” të konjukturave të përshtatshme të tregut kërkon nga ana tjetër që të jesh edhe  përgatitur për të vepruar atëhere kur kjo konjukturë shfaqet. Nga ana tjetër, edhe konkurenca në këtë sector, sikundër në cdo sector tjetër të biznesit shqiptar është e fortë, shpesh edhe e pandershme. Mirëpo, nëse Papmetal nuk ka problem asnjë kompani tjetër në betejen e konkurencës, kjo nuk do të thotë se egzistenca e shumë kompanive të tjera me këtë natyrë aktiviteti nuk prodhojnë shqetësime dhe problematikë për sektorin në tërësi, prej të cilëve mund të preket edhe kompania lider. Mjafton të kujtojmë vetëm vështirësitë që ka kjo kompani për të mbërritur në tregun kosovar, si rrjedhojë e barrierave doganore, ndërkohë që konkurenti i saj nga Kosova vjen pa këto barriera në Shqipëri

Ford Focus-i i ri, i zgjuar, i përshtatshëm dhe më me hapësirë

 

 

Shpëtim Luku

 

Pas New Fiestës së re të anoncuar vjet, në 2018 Kompania Ford nxorri në qarkullim edhe Ford Focus-in e ri. Se si është ai, se cfarë ndryshimesh ka nga modeli paraardhës, me cfarë të rejash është pajisur mjafton një test drive i organizuar nga Alnanian Motor Company, distributor i kësaj marke të mirënjohur. Sapo “takohesh” me Focus-in e ri të bien në sy ndryshime të rëndësishme.  Makina e re është më muskuloze, dritat para dhe pas saj janë të tilla që të krijojnë idenë e një makine më të gjërë, më me hapësirë, rrotat janë vendosur në mënyrë të tillë që e kanë bërë boshtin e akselerimit më të gjërë. Hapësira më e madhe, në raport me modelin paraardhës duken edhe kur futesh brenda në makinë. Por ama, ndryshimet e tjera janë edhe më të dukshme. Sapo futesh në kabië, të bie në sy një ekran me përmasa të konsiderueshme, tashmë një pajisje bazë për cdo model të Ford-it, lehtësisht i përdorshëm si navigator, radio etj

Ford Focus është ndërtuar për të përmirësuar përvojën e përdoruesit të saj. Kjo makinë e gjeneratës së ardhshme është e mbushur me karakteristika të përparuara si Ford Co-Pilot360, një set mbresëlënës i Teknologjive të Ndihmës së Shoferit, duke përfshirë Control Adaptive Cruise Control me Stop and Go dhe Lane Centering dhe Active Park Assist 2. Së bashku këto teknologji të zgjuara mund të ndihmojnë në menaxhimin e përshpejtimit, frenimit, madje edhe drejtimit. Është teknologji që është kaq e lehtë dhe e dobishme, do të pyesësh veten se si ke bërë ndonjëherë pa të.

Asistent personal i makinës suaj

Ford Co-Pilot360 kombinon një sërë teknologjish që, së bashku, punojnë për ta bërë eksperiencën tuaj më të rehatshme dhe më të kënaqshme se kurrë. Për shembull, Adaptive Cruise Control me Stop and Go automatikisht rregullon shpejtësinë e kontrollit tuaj të lundrimit bazuar në automjetin përpara. Nëse ngadalësohet trafiku në një ndalesë, motori do të ndalet automatikisht dhe do të rifillojë kur rruga të hapet. Sistemi mund të njohë edhe shenjat e shpejtësisë dhe të rregullojë shpejtësinë e kontrollit tuaj të lundrimit në përputhje me rrethanat. Teknologjia e Qendrës  mund të ofrojë asistencë drejtuese duke ndjekur shenjat e rrugëve për t’ju ndihmuar të qëndroni të pozicionuar në mes të korsi.

Parking pa stres dhe duke u larguar

Gjenerata më e re e Active Park Assist 2 jo vetëm ju drejton në vende të parkimit, por kontrollon edhe shpejtimin, zhvendosjen e shpejtësisë dhe frenimin. E disponueshme në modelet Focus me një transmetim automatik, kjo teknologji e zgjuar e bën parkimin të lehtë. Pas aktivizimit, thjesht zgjidhni një anë të rrugës dhe nëse doni të parkoni paralel ose pingul. Pastaj ju shtyni dhe mbani butonin dhe le makinën tuaj të bëjë të gjithë punën për ju.

Dinamika e drejtimit për ju

Personalizoni përvojën tuaj në drejtimin e automjetit duke ndryshuar përgjigjen e mbytjes së Focusit, drejtimin, dhe madje edhe sjelljen e ndryshimit të marsheve në përputhje me stilin tuaj të vozitjes. Modalitetet e përzgjedhjes së përzgjedhjes përfshijnë ‘Normal’, ‘Eco’ dhe ‘Sport’.

Informata të rëndësishme në një shikim

Shfaqja Head-up paraqet informacionin e panelit të automjetit në fushën tuaj të vizionit, kështu që mund të qëndroni të informuar pa patur nevojë të shikoni poshtë në pult. Informacioni i treguar në ekranin e ngjyrave gjithashtu mund të personalizohet plotësisht për t’iu përshtatur preferencave tuaja.

Shikon shenjat rrugore që mund të humbasësh

Nëse shenjat janë në anën e rrugës ose më lart, të përhershme ose të përkohshme, Njohja e Identifikimit të Shenjave të Trafikut mund t’i identifikojë ato. Ikonat për kufijtë e shpejtësisë dhe shenjat pa mbizotërim shfaqen në grupin e instrumenteve, duke ju njoftuar për ndryshimin e kufizimeve.

 

Ndihma për t’ju mbajtur brenda limitit të shpejtëssë

Inteligjenti Speed Assist është projektuar për të rritur kontrollin e shpejtësisë, duke mundësuar që drejtuesi të përqëndrohet në rrugë. Së pari, një aparat fotografik me pamje të përparme zbulon automatikisht limitin actual të shpejtësisë dhe atë të lejuar.

Kurse një system tjetër rregullon shpehtësinë e automjetit, bazuar në automjetin që ka përpara. Nëse trafiku do të ngadalësohet, kjo teknologji e zgjuar mund ta sjellë automjetin deri në ndalesë të plotë. Dhe kur trafiku lehtësohet, makina do të përshpejtojë automatikisht deri në shpejtësinë e paracaktuar.

Drejtues më i përgjegjshëm në emergjenca

Ndihma ndihmëse e emergjencës ju ndihmon të rriheni rreth automjeteve të ndaluara ose të ngadalshme për të shmangur goditjet. Sistemi përdor radar dhe një aparat fotografik për të zbuluar automjete të ngadalshme lëvizëse dhe stacionare përpara dhe siguron mbështetje drejtuese për t’ju ndihmuar të shmangni një automjet nëse një përplasje është e afërt. Teknologjia aktivizohet nëse ka hapësirë ​​të pamjaftueshme për të shmangur një përplasje nga frenimi dhe ju filloni veprim të paqartë.

Një sistem i avancuar për t’ju ndihmuar të qëndroni në korsi

Sistemi i Mbajtjes së Lane përdor një aparat fotografik me pamje të largët për të zbuluar nëse jeni duke shkuar pa ndërprerje nga korsi. Ndihma për mbajtjen e korsisë siguron ndihmë të butë drejtuese për të ndihmuar në kthimin në korsi.Nëse rrota juaj prek vijën ose buzë të rrugës, Lane Keeping Alert vibron timonin dhe tregon një paralajmërim vizual. Teknologjia automatikisht çaktivizohet me shpejtësi nën  (64 km / h), ose mund të çaktivizohet manualisht.

Teknologjia që sheh atë që nuk mund ta shihni

Sistemi i Informacionit i Vendit të Verbër përdor sensorët RADAR për të parë automjetet që mund të jenë të fshehura në vendin tuaj të verbër. Ata janë të vendosur në të dy anët e Fokusit tuaj dhe ju paralajmërojnë me një dritë portokalli, të shfaqur qartë në pasqyrën e dyerve anësore.

 

Pozicionon automjetet që mund të humbasësh

Regjistrimi i trafikut të kryqëzuar është pjesë e Sistemit të Informacionit të Vendit të Verbër. Kur po ktheheni nga një hapësirë ​​dhe keni një shikueshmëri të kufizuar të situatës së trafikut, Cross Traffic Alert mund të zbulojë automjetet që vijnë dhe të dëgjojë një paralajmërim. Teknologjia ndriçon një dritë në pasqyrën e krahut gjithashtu (majtas ose djathtas varësisht nga drejtimi i trafikut të afërt).

Teknologji që mund të parandalojë goditjet e shumëfishta

Frenimi pas goditjes ndihmon në reduktimin e gjasave të një përplasje dytësore në rast aksidenti. Nëse sistemi zbulon një aksident, ai automatikisht zbaton frenat emergjente. Kjo ndihmon për të parandaluar makinën që lëkundet drejt trafikut që po afrohet ose pengesave të tjera në rrugë.

Ndihma që të lëvizni në drejtimin e duhur

Rregjistrimi i gabuar i rrugës përdor një aparat fotografik përpara dhe informacionin nga sistemi i navigimit për të zbuluar nëse po lëvizni kundër drejtimit të trafikut. Sistemi jep paralajmërime vizuale dhe dëgjimi nëse ju përziheni në mënyrë të gabuar në mënyrë që të ndaloni dhe të ndërmerrni veprimet e nevojshme.

.

 

 

E dëmshmja për europianët nuk mund të jetë e dobishme për ne

 

Rreth vendimit të qeverisë për kufizimin e importit të  automjeteve të përdorura nën 10 vite

Shpëtim Luku

 

Deri në vitin 2022 Gjermania do të heqë  nga qarkullimi të gjithë automjetet që punojnë me motorë diesel. Arsyeja e heqjes së tyre nga arkullimi ka të bëjë me politikat e Gjermanisë për të reduktuar ndotjen e shkaktuar nga makinat dhe fillimisht i ra radha motorëve diesel për tu hequr nga qarkullimi, për të vijuar më pas më ata të benzinës deri në vitin 2028. Ky fakt e detyronte gazetarin e Deutche Velle-s Clemens Verenkotte, që në një artikull të tij të shtronte pyetjen: A do të përmbytet Ballkani nga dieselët e vjetër?

Në fakt, pyetja më e saktë do të ishte se sa më të mëdha do të jenë dallget e përmbytjes me automjete të përdorura e të nxjerra nga qarkullimi, pasi përmbytja nga automjetet e vjetra në Ballkan ka vite që ndodh. Psh, në Serbinë 8 milionë banorëshe gjatë vitit 2017 kanë hyrë gjithsej  mbi 150 mijë automjete, në Rumaninë me 20 milionë banorë kanë hyrë gjatë vitit 2017 rreth 300 mijë automjete të përdorura, e po kështu, në Shqipërinë e më pak se 3 milionë banorëve kanë hyrë mesatarisht gjatë një viti 30-40 mijë automjete të përdorura. Probleme të njëjta kanë edhe vende të tjera si Bullgaria, Maqedonia, Kosova etj. Importet e mëdha të automjeteve të përdorura në një moshë shumë të madhe nga vendet të Europës si Gjermania, Italia apo Zvicra kanë ndodhur ndër vite si pasojë e diferencave ekonomike që egzistojnë ndërmjet këtyre vendeve dhe atyre të Ballkanit, ku Shqipëria dhe Kosova kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ndër më të varfrit. Por parashikohet që mqs pas 3 vitesh, të gjithë motorët diesel do të dalin nga qarkullimi në Gjermani, masa e importeve të rritet edhe më tej.

Gjykuar nën sfondin e kësaj dukurie e të kësaj tendence, duket se vendimi i fundit i qeverisë shqiptare për të reduktuar importin e automjeteve të përdorura deri tëk ato më të rëja se sa 10 vjet është një vendim pozitiv dhe reformues. Sepse ajo që është e dëmshme në Europë, nuk ka se si të jetë e dobishme në Shqipëri. Nëse një automjet del jashtë qarkullimit në Europë me etiketimin si i dëmshëm karshi mjedisit e mushkërive të njërezve, i tillë do të jetë edhe për mjedisin dhe mushkëritë e shqiptarëve. Nevoja e një kufuzimi të tillë ka lindur kohë më parë, atëhere kur importet e makinave të përdorura pësuan një kapërcim historic nga një mesatare prej rreth 12 mijë makinash në vit  në rreth 35-40 mijë makina në vit. Dhe pjesa dërrmuese e këtyre importeve përfaqësohej nga kontigjente automjetesh me moshe mësatare 12-15 vite, ndërkohë që mosha mesatare e automjeteve që përbëjnë totalin e automjeteve që qarkullojnë në Shqipëri është edhe më e madhe. Mirëpo makinat me motor Euro3 e poshtë që janë edhe shumica leshojnë grimca bloze kancerogjene, ndaj le të mjaftohemi me thithjen e blozës që lëshojnë automjetet e kësaj kategorie që qarkullojnë aktualisht në Shqipëri, pa qene nevoja për ta shtuar kontigjentin e këtyre “shkatërruesve të mushkërisë” edhe me të tjera makina.

Qeveria mjaftohet në argumentimin e saj vetëm me reduktimin e ndotjes mjedisore, sepse në fund të fundit ky mund të jetë përfitimi kryesor që ajo synon të marrë,  por “freskimi” i moshës së automjeteve ka një rol të madh edhe sa i takon rritjes së nivelit të sigurisë në rrugës. Cdokush është i bindur se një ndër faktorët e aksidenteve në rrugë është edhe siguria e automjetit dhe askush nuk mund të pohojë se automjetet me një moshë mesatare 15-20 vjecare janë të sigurta dhe larg “kapriciove” që mund të manifestojnë gjatë levizjes nëpër rrugët e Shqipërisë.

Janë jo të paktë personat që vendime të tilla i përceptojnë si lëvizje të kushtëzuara nga interesi i ndonjë grupi biznesi e në rastin konkret i  grupit të biznesit që tregtojnë makina të reja. Mirëpo e vërteta është se asnjë përfitim nuk parashikohet nga ajo cfarë do përvijohet në treg në të ardhmen kur vendimi të jetë në procesin e zbatimit. Në vitin më të mirë të tyre subjektet që tregtojnë makina të reja kanë mundur të shesin të gjthë së bashku rreth 3400 automjete, ndërkohë që prej disa vitesh janë stabilizuar në një mesatare vjetore prej 2500-3000 makina. Pra, edhe shumë vite më parë, kur u vendos një taksë e automjeteve të përdorura, rezultati ishte që importi i automjeteve të përdorura u reduktua, por pa cuar në rritjen e shitjeve të makinave të reja dhe kjo është e kuptueshme. Niveli ekonomik i shqiptarëve është i tillë që nuk i lejon ata të orientohen drejt makinave të reja me zero km. Por ndërkohë, varfëria nuk mund të shërbejë si argument për të vazhduar me të njëjtën sjellje sikurse deri më sot. Pra duke vazhduar kthimin e vendit në një varrezë makinash të vjetra.