Luca Busi

Emri i kompanisë: “Coca Cola Bottling Shqipëria”
Xhiro e biznesit 2019: 36 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +8.7
Numri i punonjësve: 347

Presidenti i “Coca-Cola Bottling Shqipëria”, Luca Busi është një biznesmen i madh. Një nga më seriozët e ardhur në Shqipëri nga vendi fqinj, Italia përgjatë 30 viteve që vendi ynë është e hapur karshi investitorëve të huaj. Por ai është edhe një njeri i madh. Një person që edhe biznesin, edhe jetën i konkretizon mbi bazën e vlerave njerëzore. Mirësjella e dukshme, thjeshtësia, korrektesa, serioziteti e mirëkuptimi janë cilësitë që evidentohen qoftë edhe me një takim të shkurtër me të. Takimin në kuadër të Botimit Kombëtar të radhës, Biznesi Shqiptar: Më të Mirët e kishim lënë në një lokal të Tiranës. Pa protokoll, por si dy persona që njihen prej kohësh me njëri tjetrin. I kujtoj Lucas se në një takim tjetër të po kësaj natyre, kohë më parë, i thashë se CCBS kishte arritur treguesit më të mirë të të gjithë historisë së saj. Dhe z. Busi më kishte thënë plot optimizëm që “viti në vazhdim do të jetë akoma dhe më i mirë”. Dhe shifrat që dëshmojnë ecurinë e “Coca-Cola Bottling Shqipëria” e përligjin plotësisht kënaqësinë dhe krenarinë e tij. Sepse gjatë vitit 2019, CCBS i avancoi në mënyrë domethënëse treguesin e një viti më parë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Rebani Likometa

Emri i kompanisë: IZVOR 99 dhe R.B.H Belinë
Xhiro e biznesit 2019: 38 milion EURO
Numri i punonjësve: 60
Vendndodhja: Tiranë, Elbasan

Kur një biznesmen i hyn punës për realizimin e një investimi të ri, përpos intuitës dhe asaj çka i imponon përvoja, është edhe plani i biznesit mbi bazën e të cilit ai ndërton pritshmëritë. Mirëpo ajo cfarë do të servirë realiteti është intriguese dhe mbetet të verifikohet pasi investimi realizohet dhe vepra futet në shfrytëzim. Gjatë rrugës do sqarohen e do iu jepet përgjigje konkrete pyetjeve nëse llogaritë janë bërë me laps në dorë apo me shkop në rërë? Objektivat dhe qëllimet janë kalkuluar në mënyrë të saktë apo pa realizmin e duhur? Investimi i mbaruar a ishtë i kërkuar nga tregu apo rezulton një keqkuptim i atij që e ndërmorri atë? Paratë për investimin e mbyllur ishin para të hedhura kot apo të investuara në drejtimin e duhur? Këto e shumë pyetje si këto sqarohen pra në periudhën postinvestim. Para 4 viteve, Presidenti i kompanisë Izvor 99 e konsideroi të nevojshme ndërtimin e një rafinerie për nxjerrjen e bitumit nga nafta e papërpunuar.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Bledar Shella

Të ardhurat bruto 2019 (IFRS): 37.222 milionë EURO
Fitimi 2019: 11.6 milion EUR
Numri i punonjësve: 454
Vendndodhja: Tiranë

Kur ish Banka e Kursimeve doli në privatizim, vite më parë, OTP Bank ishte një nga konkurrentët për ta blerë atë. Por, pavarësisht se ky proces nuk u bë i mundur atëherë, banka e mirënjohur hungareze e më gjerë, e ruajti interesin për tregun shqiptar dhe e konkretizoi këtë interes nëpërmjet privatizimit të Bankës Societte Generale Albania. Tashmë, pjesë e një top banke, përballë Bankës OTP Albania paraqiten sfida të reja nën një administrim të ri. 2019 ishte një vit i plotë nën logon e re dhe gjatë këtij viti Banka OTP Albania gjatë vitit 2019 solli mjaft lajme për klientët, investitorët dhe punonjësit, si dhe për tregun bankar vendas. Krahas ndryshimit të pronësisë, gjë që sigurisht ishte dhe lajmi më i rëndësishëm, Grupi OTP prezantoi edhe strategjinë e tij për tregun bankar Shqiptar.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Fabrika e Çimentos Fushë-Krujë

Emri i kompanisë: Fabrika Cimentos Fushë Krujë
Xhiro e biznesit 2019: 48 milion EURO
Numri i punonjësve: 371
Vendndodhja: Fushë Krujë

Fabrika e çimentos në Fushë Krujë u ndërtua fillimisht nga kinezët në vitet 1960. Në vitin 1995 fabrika praktikisht kishte pushuar operacionet dhe qeveria vendosi që e vetmja mënyrë për ta shpëtuar ishte privatizimi i saj. Seament Holding e bleu fabrikën nga qeveria në vitin 2000 përmes degës së saj Fabrika e Çimentos Fushë Krujë sh.p.k. (FÇFK) dhe filloi një program modernizimi dhe investimi, të mbështetur me fonde nga BERZh, IFC, OFID dhe Alpha Bank. Fabrika e re u vendos në vitin 2007. Krujacem dhe Krujamall janë të njohura në gjithë Shqipërinë dhe rajonin si produkte dhe shërbime cilësore të çimentos.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Mario Bracci

Xhiro e biznesit 2019: 50 milion EURO
Ndryshimi në % 19/18: +6.1
Numri i punonjësve: 197
Vendndodhja: Thumanë, Krujë

Kompania e prodhimit të cimentos, ANTEA Cement vazhdon të performojë shkëlqyeshëm në mënyrë të qëndrueshme. Që nga momenti kur kjo fabrikë ka filluar prodhimin, por sidomos në 3 vitet e fundit ecuria e saj ka qenë në parametra shumë të mirë. Gjatë vitit 2019, ANTEA Cement regjistroi të ardhura nga shitjet në nivelin 6.2 miliardë lekëve, një tregues ky që i krahasuar me një vit më parë, ishte 6.12 për qind më i lartë. Nga i gjithë volume i shitjeve 66 për qind e tij u destinua për tregun e brendshëm, kurse pjesa tjetër për eksport. Raporti mes shitjeve në vend dhe atyre në eksport është i pëlqyeshëm pasi tregu shqiptar është i vogël dhe nuk e lë kompaninë në mëshirë të konjukturës së ndërtimit. Tregjet kryesore të eksportit të cimentos së Antea-s janë vendet e rajonit dhe ato të Mesdheut. Pasja e eksporteve në nivelin e 2.5 miliardë lekëve apo rreth 20 milionë eurove e bën ANTEA-n një ndër eksportuesit kryesorë të Shqipërisë. Konkretisht ajo është kompania e 13 eksportuese më e madhe e vitit.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Avni Ponari

Emri i kompanisë: Sigal Uniqa Group Austria
Xhiro e biznesit 2019: 60 milion EURO
Ndryshimi në % 19/18: +9
Numri i punonjësve: 255
Vendndodhja: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni

Avni Ponari është një protagonist i shquar i biznesit shqiptar. Nëpërmjet veprimtarisë së tij të suksesshme si biznesmen, përgjatë 22 viteve, ai ka shkruar një kapitull të rëndësishëm të historisë së këtij biznesi. Aktualisht ai është menaxher i një aktiviteti të përgjithshëm, që për vitin 2019, kapi shifrat e afro 60 milionë eurove, teksa interesat e tij si biznesmen shtrihen në tregjet e sigurimeve dhe financiare, ne tregtinë e shitjes së automjeteve të reja dhe servisit, në turizëm etj. Aktiviteti i tij si biznesmen është i lidhur me kompanitë e sigurimeve Sigal Unica Group Austria, Jetë dhe Jo-Jetë, në të tre vendet e rajonit, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, me Fondin e Pensioneve private Sigal, me kompanitë e tregtimit të makinave AVEL dhe ALTO sh.p.k, si dhe me një numur vilash hotele nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ajo cfarë ka arritur Avni Ponari përgjatë pak më shumë se dy dekadave është mjaft impresionuese, por ajo bëhet më shumë se e tillë, kur kujton edhe vështirësitë me të cilat është ndeshur, me barrierat që i është dashur të kapërcejë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Luan Leka

Emri i kompanisë: EHW, Conad Albania, Conad Food
Trade dhe uji Qafshtama

Xhiro e biznesit 2019: 70 milion EURO
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Tiranë, Krujë

Augusto Nidoli është një nga investitorët e parë që kanë ardhur nga Italia në fillim të sistemit të ri ekonomik. Biznesmeni i mirënjohur shqiptar, Luan Leka e konsideron atë edhe ndër më seriozët ndër ata që kanë mbërritur prej vendit tonë fqinj në bregun tjetër të Adriatikut. Një fabrike tullash dhe një tjetër fabrikë tjegullash janë disa nga sipërmarrjet e biznesmenit Italian, që tashmë nuk jeton më e me të cilat ai ndërtoi një histori suksesi në Shqipëri. Më pas u fut si aksioner tek Conad Shqipëria, kur rrjeti i njohur i supermarketeve italiane vendosi të shtrijë aktivitetin e tij edhe në vendin tonë. Mirëpo ndryshe nga sipërmarrjet e tjera, Conad Shqipëria po i jepte Nidolit dhimbje koke të vazhdueshme, pasi nga njëri vit në tjetrin regjistroheshin humbje të konsiderueshme. Ishin pikërisht këto humbje të qëndrueshme ato që e bindën se veprimi më i mirë që duhet të bënte ishte shitja e kuotave të aksioneve të tij.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Kompania GSA

Emri i kompanisë: GSA
Xhiro e biznesit 2019: 80 milion EURO
Numri i punonjësve: 171
Vendndodhja: Tiranë

Viti 2019 nuk ka qenë një vit i mirë për prodhuesit e energjisë elektrike. Ata, pra prodhuesit publikë, prodhuesit privatë dhe ata me kontrata koncensionare arriten që të hedhin në treg vetëm 5.207 MWh, ndërkohë që konsumi në total gjatë vitit të shkuar ishte 7.613. Gjatë vitit 2019, energjia elektrike në dispozicion u ul me 0,3 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 5.208 GWh nga 8.552 GWh energji të prodhuar në vitin 2018, duke shënuar një ulje të prodhimit me 39,1 %. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 57,2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 42,3 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,5 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Luan Muça

Emri i kompanisë Delta Group
Xhiro e biznesit 2019: 107 milionë EUR
Numri i punonjësve: 1113
Zyrat qëndrore: Tiranë

Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe Delta Group ka arsye konkrete për themele kaq të forta. Mbi të gjitha, ne jemi gjithmonë në ndjekje të vlerave. Këtë e vërteton më së miri pozicionimi ynë në piedestalin më të lartë të biznesit Shqipëtar dhe jo vetëm pasi Delta Group është tashmë prezente në tre kontinente Europe, Afrikë dhe USA me poduktet nga kompanitë Deutschcolor, Delta Home, Thermoswiss, Dast dhe Delta, kjo falë vizionit dhe perkushtimit te Founder & CEO Z.Luan Muca. Delta Group ndër vite është vlerësuar me disa cmime të rëndësishme si “Biznesi më i suksesshëm Import – Export për vitin 2014”, “Marka e Vitit” për Deutschcolor për vitin 2015, “Superbrands Albania”, “Superbrands Kosova” etj.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Kompania Vodafone Albania

Emri i kompanisë: Vodafone Albania
Xhiro e biznesit 2019: 117 milion EURO
Numri i punonjësve: 420
Vendndodhja: Tiranë

Nga ajo çfarë kemi studiuar përgjatë historisë 15 vjecare të Botimit Kombëtar: “Biznesi shqiptar: Më të Mirët” një nga problemet e mëdha të biznesit është struktura e tij. Në listën e kompanive më të mëdha të vendit apo të atyre me fitimin më të madh bëjnë pjesë kryesisht kompani nga sektori i tregtimit të karburanteve, i ndërtimit dhe i punimeve në infrastrukturë, nga sektori i basteve, nga farmaceutika apo koncensione të ndryshme. Akoma edhe më keq paraqitet struktura mes kompanive të vogla dhe atyre të mëdha, ku këto të fundit janë në një masë tejet modeste, krahasuar me ndërmarrjet e vogla apo relativisht të vogla. Por nëse duam të kuptojmë se si mund të ishte zhvilluar më mirë Shqipëria mjafton ti hedhim një sy fushës së telekomunikacioneve. Edhe pse me një operator tashmë të dalë jashtë tregut, sërish telekomunikacionet janë sektori, ndoshta i vetëm, ku Shqipëria matet me Europën. Sepse sipas Organizatës Ndërkombëtare të Telekomunikacioneve Shqipëria renditet ndër tregjet më të avancuara mobile në nivel global. Edhe OOKLA, gjigandi botëror i testimit të shpejtësisë e rendit Shqipërinë në vendin e 25, ndër 130 kompani në botë sa i takon shpejtësisë së internetit. Kjo është meritë e të gjitha kompanive që operojnë në telekomunikacione, por në mënyrë të vecantë e liderit të kësaj fushë, Vodafone Albania.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”