Emri i kompanisë: KA TRADING
Xhiro e biznesit 2020: 8.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 55
Vendndodhja: Vlorë
Viti 2020, përvec që ishte viti i një krize të jashtëzakonshme e diktuar nga pandemia globale, ishte ndërkohë edhe një test për shumë sipërmarrje shqiptare. Ishte test në kuptimin e dedektimit të aftësive të tyre të manovrimit në një situatë që është pak të thuash e vështirë. Nga ky realitet nuk bën përjashtim as kompania KA Trading. Edhe për të u krijuan vështirësi, por në saj të natyrës së punës që ajo ka si prodhuese e artikujve higjeno sanitarë, në sajë të fizionomisë që ka, si kompani kryesisht eksporti e këtyre produkteve, por edhe në sajë të aftësive menaxhuese e pragmatiste të drejtuesve të saj, e kryesisht të CEOS-s së tij, Ardian Aliko, KA Trading arriti të mos rreshtohet tek kompanitë humbëse prej pandemisë. Realizoi një volum aktiviteti në nivelin e 1 miliardë lekëve apo rreth 8.5 milionë eurove, që e krahasuar me vitin 2019 është me një rritje modeste. Realizoi po kaq eksporte, pasi kompania Ka Trading është një kompani që ka zgjedhur të konkurojë në tregjet ndërkombëtare.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”