Ram Geci


Xhiro e biznesit 2021: 20 milionë EURO
Ndryshimi në % 21/20: +70
Numri i punonjësve: 273
Vendndodhja: Tiranë

Për personat që kanë arritur një lloj protagonizmi në një fushë të caktuar nëpërmjet veprimtarisë së tyre thuhet zakonisht që ata janë njerëz të suksesshëm. Por kjo fjalë, pra i suksesshëm nuk e ka fuqinë dhe peshën e duhur për të shprehur e karakterizuar arritjet madhështore që kanë bërë në jetën e tyre njerëz të kalibrit të Ram Gecit. Sepse persona si ai kanë patur cdo ditë të suksesshme, persona si Ram Geci suksesin e kanë shndërruar në mënyre jetese. Që prej vitit 1994, kur ai vendosi ta ndryshojë realisht jetën e tij, duke u bazuar në iniciativën e lirë, në thurjen e ëndrrave dhe punën e madhe për ti realizuar ato. E filloi me themelimin e një subjekti privat “Geci”, me natyrë biznesi punimet në infrastrukturë, bazuar në parashikimin vizio- nar se ajo, pra infrastruktura e prapambetur, do i nënshtrohej investimeve me qëllim zhvillimin e saj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Kompania Teuta Durrës


Emri i kompanisë: Teuta Durrës
Të ardhurat bruto 2021: 20 milionë EURO
Numri i punonjësve: 170
Vendndodhja: Durrës

E themeluar në vitin 1994, shoqëria “Teuta Durrës”, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Aktiviteti i saj që në fillim ka qenë i fokusuar në fushën e import-eksportit, prodhimit dhe shpërndarjes së artikujve ushqimor, me bazë si orizi, sheqeri, mielli, fasule, niseshte, vaj i lulediellit, etj. Në fillimet e viteve 90′ për shkak të ndryshimeve ekonomike të kësaj periudhe shume ndërmarje nuk i rezistuan dot situatave të reja të tregut , por fale drejtimit me integritet profesional nga Eleni Babameto në pozicionin e specialistes kimiste menaxhimi i punës vazhdonte normalisht. Udhëhequr nga këto synime tashme drejtimi i kesaj kompanie private ishte besuar Eleni Babameto nga investitoret e huaj. Më shumë përpjekje dhe aftësi drejtuese Eleni arriti që të rriste aksionet e saj gradualisht nga 10% fillestare deri në 100% duke filluar nga viti 2009. Sot shoqëria TEUTA DURRES Sh.p.k është 100% nje kompani shqiptare me të vetmit aksionere bashkeshortët Babameto me dy djemte e tyre.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Gentian Karaj


Xhiro e biznesit 2021: 21 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +60
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Tiranë

Tregu i makinave të reja në Shqipëri karakterizohet një numur konstant shitjesh cdo vit. Ajo cfare mbetet të konstatohet në vitin pasardhës nuk ka të bëjë se sa është rritur ky treg, pasi ai prej vitesh duket i “ngrirë”, tek pak më shumë se sa 3000 automjete në vit. Por tek ndryshimi strukturor i këtij tregu ndërmjet operatorëve që funksionojnë në të. Pra, studimi dhe analiza përqëndrohet tek performancat e kompanive konkrete, kush ka fituar e kush ka lëshuar terren në këtë “tortë” prej 3000 automjetesh të reja. Prej disa vitesh, kompania që po performon jashtëzakonisht mirë është “Albanian Motor Company”. Një rezultat të tillë pati edhe gjatë vitit 2021. Madje, duhet theksuar se gjatë këtij viti, “Albanian Motor Company” regjistroi performancën më të mirë në të gjithë historinë e saj si kompani e tregtimit të automjeteve të reja.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Proletar Hasani


Emri i kompanisë: Alb Steel dhe Pap Metal
Xhiro e biznesit 2021: 22.5 milionë euro
Numri i punonjësve: 67
Vendndodhja: Durrës

Kompania e prodhimit të profileve të celikut, “Albsteel” është një kompani që akoma nuk e ka gjetur “rehatinë” përfundimtare. Kjo sepse, ajo vazhdon zhvillimin e pandërprerë nëpërmjet investimeve të ndryshme që drejtuesit dhe ekipi menaxhues i saj projektojnë, aprovojnë dhe zbatojnë në kohë të ndryshme. Cdo vit ta vizitosh këtë kompani, asnjëherë nuk do e gjesh atë sikurse e ke lënë gjatë vizitës paraardhëse. Pasi zhvillimet e saj, si rrjedhojë e investimeve të njëpasnjëshme janë të qenësishme. Investime këto që konsistojnë në zgjerimin e kapacitetit depozitues dhe prodhues të fabrikës si dhe në blerjen e makinerive shtesë për produkte të reja. Rreth 2.6 milionë euro ishte vlera e investimeve të reja të kompanisë vitin që shkoi investime këto të adresuara në teknologji. Së fundmi, “Albsteel” i shtoi shportës së produkteve të saj edhe atë më të riun, panelet sanduic. Një produkt ky që përdoret për zyra, ndërtime provizore, banjo, banesa, kioska etj. Një produkt ky që do ti japë edhe më shumë peshë në treg “Albsteel”, duke i zgjeruar ofertën përballë klientëve të saj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Helidon Rruga


Xhiro e biznesit 2021: 28 milionë EURO
Ndryshimi në % 21/20: +23
Numri i punonjësve: 367
Vendndodhja: Durrës

Kur Helidon Rruga filloi të shesë peshk nëpër disa tezga në Kavajë këtu e rreth 28 vite më parë, ky veprim nuk ishte thjesht një reagim në kushtet e reja të krijuara atë kohë. Por ishte më shumë se kaq. Ishte fillimi i fillimi i një rruge të gjatë biznesi. Ishte një ide, të cilën ai e bëri jetën e tij, për të cilën mendoi, ëndërroi e jetoi për të. Mendja, muskujt, nervat dhe cdo pjesë e trupit të tij ishin të mbushura me këtë ide. Kjo ishte receta e suksesit të tij, një sukses që është i materializuar tek kompania “Coral Fish”. Një kompani kjo, e cila zhvillohet e përmirësohet vazhdimisht. Një kompani kjo që i avancon treguesit e saj të performancës nga njëri vit në tjetrin. Me përjashtim të vitit 2020, kur si rezultat i pandemisë së Covid—19, ajo njohu një tkurrje të vogël të aktiviteti, cdo vit tjetër, rezultati i arritur prej saj ka qenë kurdoherë më i mirë se viti paraardhës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Ilir Linza


Emri i kompanisë: FPM Tutto Mobili, Best Seller, FPD, Devi
Xhiro e biznesit 2021: 32 milionë euro
Numri i punonjësve: 159
Vendndodhja: Tiranë

Ilir Linza është një biznesmen që sa herë pyetej për ecurinë e kompanive që bëjnë pjesë tek grupi i tij i biznesit përgjigjej disi me rezerva. “Jo aty ku duhej”, “mirë, por kishte mundësi për më mirë”-ishin disa nga përgjigjet që jepte ai, kur i duhej të karakterizonte perfomancën e grupit të tij. Statistikat në fakt kanë treguar një dinamikë të tillë aktiviteti ku gjithmonë pun aka ardhur duke u përmirësuar. Mirëpo me sa duket, Ilir Linza është një biznesmen që operon me prit- shmëri dhe standarte të larta, ndaj dhe nëpër vite të ndryshme demonstronte një farë “zhgënjimi”, pavarësisht se kompanitë e tij performonin mirë. Kurse për ecurinë gjatë vitit 2021, ai shprehet plot siguri e kënaqësi duke thënë se “ishte një vit shumë i mirë për të gjitha kompanitë e grupit. Për FPM, FPD-në, Best Seller-in dhe për Devi- n”. Dhe duket se ka të drejtë kur shfaqet i tillë. I gjithë grupi realizoi një volum aktiviteti në vlerën e 32 milionë eurove.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Kompania Albaelettrica


Xhiro e biznesit 2021: 32 milionë EURO
Ndryshimi në % 21/20: +25
Numri i punonjësve: 137
Vendndodhja: Tiranë

Albaelettrica, është e specializuar në tregtimin me shumicë e pakicë të mate- rialeve elektrike, civile, industriale, si dhe projektimin dhe instalimin e tyre që prej vitit 1993. Kjo shoqëri është e para që ka sjellë në tregun sh- qiptar gamën më të gjerë dhe cilësinë e produkteve bashkëkohore të njohura në tregun Evropian. Me një staf me kualifikim të lartë dhe të gatshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur nevojave të klientëve, individë apo biznese, Albaelettrica krenohet me menaxhimin e nivelit superior dhe me kujdesin deri në hollësitë më të vogla për përmbushjen e kërkesave të klientit; duke filluar që nga ideimi e konsulenca dhe deri tek projektimi e zbatimi duke ruajtur raportin më të mirë në treg midis cilësisë dhe çmimit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Hongrae Lee


Xhiro e biznesit 2021: 34 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +400
Numri i punonjësve: 1620
Vendndodhja: Fier

Për një vend me nivel jo të lartë zhvillimi, me probleme ekonomiko-sociale sikundër është Shqipëria, investimet e huaja në përgjithësi e sidomos ato direktet janë një ilac i mirë për ti reduktuar këto probleme. Hyrja e një investitori të huaj apo themelimi i një kompanie të re me kapital të huaj është një lajm shumë i mirë për ambientin ekonomik shqiptar dhe shoqërinë në tërësi. I tillë ishtë padyshim edhe ai i ndërtimit të fabrikës për prodhimin e pajisjeve kabllore për automjetet në Fier. E ndërtuar nga kompania koreane “Yura Coorporation” me vlerën e afro 10 milionë eurove, kjo fabrikë ndoshta nuk kishte ndonjë peshë të përfillshme në raport me totalin e investimeve të huaja të konkretizuara gjatë vitit 2019 apo vitit 2020. Mirëpo roli dhe rëndësia e këtij investimi është e madhe. Sepse bëhet fjalë për një fabrikë të lokalizuar në zonën e Fierit, prej së cilës, në fund të vitit 2021, i cili ishte edhe viti i dytë i aktivitetit të “Yura Corporation Albania”, u regjistrua një numër total punonjësish prej 1500 vetësh. Inxhinierë prodhimi dhe të kontrolllit të cilësisë, ekonomistë, juristë, punonjës të përgatitjes së pagave, si dhe një numër të madh operatorësh prodhimi.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Luca Busi


Xhiro e biznesit 2021: 35 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +20.4
Numri i punonjësve: 352
Vendndodhja: Tiranë

Ekipi ynë është i shkathët, i motivuar dhe i gatshëm për të dhënë gjithnjë e më shumë. Pas një viti si 2020-ta, që vërtetë ngriu tregjet ndërkombëtare, ne mbyllëm xhiron tonë të vitit 2021 me 35 milionë euro, + 20,4% krahasuar me një vit më parë, me një diferencë EBIT prej 19,1% në qarkullim falë një përmirësimi të mëtejshëm në performancë dhe një rritje në burimet njerëzore. Numra të pabesueshëm që na lejuan të vëmë në lëvizje muskujt në një moment shumë delikat dhe të sjellim në shtëpi objektivin prioritar për CCBS: rritje të vazhdueshme, të qëndrueshme dhe cilësore”.
Kështu Luca Busi, President i Coca-Cola Bottling Shqipëria që prodhon, shishe dhe zhvillon të gjitha produktet e The Coca Cola Company në Shqipëri komenton fotografinë ekonomiko-financiare të 2021-shit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Eduard Curraj


Xhiro e biznesit 2021: 37 milion EURO
Ndryshimi në % 21/20: +7
Numri i punonjësve: 120
Vendndodhja: Tiranë

Përqafojmë një të ardhme të shëndetshme! Motoja jonë është një premtim për pacientët tanë, të cilin ne e arrijmë duke siguruar bashkëpunim me kompani farmaceutike prestigjoze ndërkombëtare për tregun rajonal që në operojmë. Përpjekjet e një pune të palodhur shpërblehen dhe sot pasi 20 vitesh, “Delta Pharma Albania” është një faktor unik rajonal dhe renditet në një nga kompanitë më të sukseshme farmaceutike në tregun ballkanik. Rrugëtimi e kësaj kompanie nis më 2002-in. Falë punës dhe përkushtimit të themeluesit të saj, zotit Eduard Curraj, “Delta Pharma” ia doli të bëhej një prej distributorëve më të rëndësishëm farmaceutikë duke kontribuar edhe në revolucionarizimin e mëtejshëm të sektorit farmaceutik në Shqipëri.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”