Biznesmeni shqiptar që investoi në Tunizi

E nisi me një dyqan të thjeshtë tregtimi pajisjesh hidrosanitare në Elbasan, kurse sot pritet me të gjitha nderimet nga autoritetet tuniziane si investitor i huaj atje. E nisi si aktivitet tregtar e tashme i ka dhënë aktivitetit karakter prodhues. E nisi si kompani lokale, kurse sot kompanitë e tij eksportojnë në shume vende të botës duke faturuar mbi 70 milione euro ne vit.  Ja etapat e DELTA GROUP, drejtuar nga biznesmeni Luan Muca

Shpëtim Luku

Nëse do të pyesësh profesorët e ekonomisë apo ata që punojnë si konsulente biznesi se cila është rruga e rritjes së biznesit shqiptar ata me siguri do të rekomandojnë rritjen e aftësisë eksportuese të kompanive shqiptare. Është një këshillë e drejtë, por jo e vërteta e ezauruar në mënyrë të plotë. Sepse në panoramën e biznesit shqiptar janë disa biznesmenë, që m verimtarinë e tyre, me përsosjen e vazhdueshme që i kanë bërë biznesit, me metamorfozat që kanë pëesuar në periudha të ndryshme ia kanë dalë mbanë të krijojnë edhe leksionin me të mirë për atë se cduhet të bëjë një kompani shqiptare për tu rritur. Për tu zhvilluar e për të mos mbetur peng i një tregu të vogël që sa vjen bëhet akoma edhe më i vogël, sic është Shqipëria. Njëri prej këryre biznesmenëve është Presidenti i DELTA GROUP, Luan Muca. Për publikun është një person thuajse i panjohur sepse është nga ata persona që preferon  më mirë të njihet nëpërmjet produkteve se sa prej fytyrës. Dhe biznesi i tij është i ndërtuar pikërisht në ofrimin në treg të disa produkteve të konsumit masiv, sikurse janë pajisjet hidrosanitare, materialet e ndërtimit, bojerat, mobiljet etj. Përgjatë 22 viteve aktivitet, biznesi që drejton Luan Muca ka pësuar metamorfoza sasiore dhe cilësore. Është rritur vit pas viti, duke regjistruar një nivel biznesi si grup prej mbi 70 milionë euro. Por ka pëesuar gjithashtu edhe metamorfoza cilësore sepse nga një aktivitet thjesht tregtues i 22 viteve më parë, tashmë kompanitë e grupit DELTA janë subjekte prodhuese. Dhe janë subjekte prodhues të mallrave shumë cilësorë, cka ka bërë të mundur që këto mallrat ë eksportohen në shumë vende të botës si në Itali, Kosovë, Maqedoni etj. E megjithëse shtimi i fuqisë konkuruese në eksport ka qenë një nga arsyet e rritjes se Grupit DELTA, ajo sërish nuk tregon plotësisht evolucionin e saj sepse ndryshe nga kompanitë e tjera shqiptare, drejtuesi i DELTA-s, Luan Muca ka vendosur të ndjekë të njëjtën rrugë me atë që ka ndjekur Giorgio Squinzi i Mapeit, duke ndërtuar fabrika nëpër botë. Tashmë Luan Muca e ka filluar këtë rrugë duke ndërtuar një fabrikë të prodhimit të bojërave Deutche Color dhe Dast në Tunizi, një investim ky prej 5 milionë euosh. Nëpërmjet këtij investimi synohet që produktet të prodhohen në atë vend dhe të shpërndahen e shiten në një territor më të madh se sa ai i Tunizisë. Pra edhe në vendet përreth saj.

Se cfarë është DELTA GROUP sot e  cfarë zhvillimi ka pësuar ajo ndër vite le të bëjmë një “udhëtim” nëpër “gjymtyrët” që përbëjnë trupin e saj.

 

DELTA

 

Rreth 22 vite më parë, në qytetin e Elbasanit u startua me dyqanin e parë të Deltës për tregtimin e një game të vogël produktesh dhe sot gjithkush nga ne mund të shohë hapat galopantë  me të cilat kjo kompani ka ecur, risitë që solli për tregun Shqiptar si edhe mundësitë e panumërta të zgjedhjes që ofronte për këdo. Në një kohë kur në Shqipëri të paktë  ishin ata të cilët i kishin prekur brandet më të njohura ndërkombëtare të asaj kohe, Delta me shumë vullnet dhe dëshirë, arriti t’i ofronte tregut dhe klientëve të saj larmi në zgjedhje, emra të mëdhenj nga tregu i huaj, dhe njëkohësisht çmime që mbajnë rekord edhe në ditët e sotme, duke ju përqasur çdo konsumatori. Sot, falë punës, përkushtimit, investimeve dhe një stafi tejet të kualifikuar, Delta numëron shoëroom-et e saj në Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier, Shkodër, Korçë etj. Nisi si një nevojë për tregun ndjekja e brandeve ndërkombëtare, e ndërsa sot vazhdon si një kërkesë e domosdoshme nga klientët tanë, njëherazi dhe si distributori më i madh dhe i sigurtë për çdo gjigand prodhimi botëror, sikurse janë: Hansgrohe, Duravit, Geberit, Saloni, Aparici, Iris, Krono, Tarket,Quick step,Gsg etj.

 

DAST

DAST sh.a u themelua në vitin 2008, si një konsorcium Shqiptaro – Gjerman. Produktet DAST menjëherë njohën një pranim në masë në tregun vendas dhe shumë shpejt këto produkte do të bëheshin një faktor i rëndësishëm në tregun Ballkanas e më gjerë. Vit pas viti numri i produkteve që mbajnë vulën DAST, u shtua në hapa tejet të shpejtë duke numëruar sot rreth 500 të tillë në gamën e ngjitësave, finove, silikoneve, rifiniturave, autonivelantëve, hidroizoluesve, adetiveve, e shumë produkte të tjerë në fushën e ndërtimit. Në të njëjtën kohë DAST duke qenë një kompani me vizion të qartë përsa i përket strategjisë së zhvillimit dhe inovacionit, krijoi DAST Akademi. DAST Akademi është akademia e parë në vend e rajon, e cila la gjurmët e para përsa i përket këtij sektori dhe njëherazi është një shembull i ndjekur nga biznese të tjera më pas. Në mbështetje të industrisë së ndërtimit kjo akademi ofron një gamë të gjerë programesh certifikimi dhe diplomimi përmes bashkëpunimit profesional me partnerë të njohur jashtë Shqipërisë, duke realizuar një njohje të shkëlqyer nga çdo pjesmarrës i metodave të aplikimit por edhe të përbërjes së produkteve DAST. Aktualisht DAST zotëron rreth 73% të tregut vendas si dhe është prezent me produktet e tij në vendet e rajonit ku përfshihen Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja, Serbia, Greqia etj. Ndërkohë  70%  të prodhimit e zënë eksportet ku prezenca e produkteve DAST, falë një strategjie të mirë studiuar nga kompania përsa i përket eksporteve, është shumë e gjerë si Itali, Gjermani, Zvicër, Suedi, Tunizi, Ganë, Liban, Marok, Algjeri, etj. Fokusi i kompanisë tashmë është rritja në shifra por edhe në prezencën e eksporteve për të cilën po punohet fort nga skuadra e menaxhimit që të arrihen objektivat e vendosura. DAST tashmë është partneri më i besueshëm për kompanitë e huaja të cilat kërkojnë produkte cilësore ndërtimi me një teknologji Gjermane “Made in Albania”.

 

 

DEUTSCHCOLOR

Kompania e mirenjohur Deutsch Color, pas nje partneriteti me Delta Group sjell ne Shqiperi nje nga investimet me te medha ne sektorin e bojerave ne Europen juglindore. Kjo fabrike teresisht ekologjike, mendohet te permbushe cdo nevoje te tregut ne baze te efikasitetit, cilesise dhe nje teknologjie bashkekohore. Me nje laborator te avancuar te  pajisur me aparatura nga me modernet, me nje ekip shkencor i cili mundeson me se miri procesin e kerkim zhvillimit, qe ne fund sjell tek klientet tane produktet me cilesore. Investimi gjigand ofron për klientët një gamë të gjerë me bojra që ndahen në disa kategori: për përdorim të brendshëm   dhe të jashtëm, bojra për metale, dru, dekorative, për industrinë e ndërtimit etj.

 

Deutsch Color academy, ben te mundur trajnimin e cdo bashkepunetori per te njohur me teper produktet tona. Fale punes se dedikuar te stafit, Deutsch Color eshte sot nje nga kompanite me te njohura ne rajon. Deutschcolor me një orientim global ka përfaqësinë  e vet në shumë vende si Gjermani, Austri, Kanada, Zvicër, Hollandë etj. . Sot Deutschcolor lider në  industrinë  e prodhimit të bojrave për vite ka provuar që çelësi i suksesit të biznesit është prodhimi i produkteve në harmoni të plotë me kushtet mjedisore.

 

Kompania me një traditë 101 vjeçare të prodhimit të bojrave të brendshme dhe të jashtme, e themeluar në vitin 1914, prej vitit 2012 i është bashkuar tregut Shqiptar, si një vazhdim i filozofisë së kompanive të para, për të sjellë cilësi, garanci, produkte tërësisht ekologjike dhe për më tepër të pakonkurueshme në treg. Besimi që gjigandi gjerman i prodhimit të bojrave i dha kompanisë, vit pas viti u përkthye në një bazë të fuqishme klientësh të besuar dhe që për më tepër tashmë edhe me një akademi të dedikuar vetëm për ti përçuar këto tradita tek çdo bashkëpuntor. Deutschcolor është kompania në të cilën janë punësuar staf i kualifikuar dhe me certifikime të panumërta, që e bëjnë në tërësi stafin e Deutschcolor si asetin më të çmuar të kompanisë. Sot Deutschcolor lider në  industrinë  e prodhimit të bojrave për vite ka provuar që çelësi i suksesit të biznesit është prodhimi i produkteve në harmoni të plotë me kushtet mjedisore. me një teknologji të fjalës së fundit. Tashmë Deutschcolor, ka vendosur themelet e tij në Shqipëri duke përmbushur çdo kërkesë të tregut vendas, rajonal dhe më gjerë.

 

DELTA HOME

 

Në epiqendrën e aktiviteteve të biznesit në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut, në vitin 2011 nisi aktivitetin brandi më i ri Delta Home, duke bërë kthesën më të madhe të parë ndonjëherë sa i përket arredimit interior dhe eksterior. Emrat e mëdhenj si Veneta Cucine, Natuzzi Italia, , Novamobili, Cattelan Italia, Frighetto, Misura Emme, Life Fitness,etj, erdhën më pranë konsumatorit shqiptar vetëm nga Delta Home. Shumë shpejt, për shkak edhe të kërkesës së madhe për një gamë më të gjerë produktesh, Delta Home hapi ekspozitën e saj të dytë, njëherazi edhe më të madhen në rajon sa i përket mobilimit dhe arredimit. Tashmë klienti kishte mundësinë e zgjedhjes që nga çmimi ekonomik e deri tek dizajnet më moderne dhe ekstravagande të çdo kohe, midis qindra produkteve që vijnë në Shqipëri vetëm nën ekskluzivitetin e Delta Home. Filozofia e Delta Home nuk ka qenë vetëm tregtimi i produktit, por asistimi deri në fund i klientit për çdo kërkesë, duke e bërë punën ti ngjajë një vepre arti të bërë me shumë dashuri e përkushtim. Për këtë arsye Delta Home vuri në dispozicion të klientëve, në çdo kohë një ekip profesionist arkitektësh, për çdo kërkesë apo sugjerim që atyre ju nevojitej. Delta Home ka si qëllim parësor të transmetojë komoditet, relaks dhe ngrohtësi në çdo ambient që zgjedh produktet e saj,prandaj dhe përkushtimi më i madh i takon kënaqësisë së klientëve tanë.

 

THERMO SËISS

Që prej Shkurtit të vitit 2015 Thermosëiss është pjesë e Delta Group. Thermosëiss është  fabrika më e re e prodhimit të polisterolit në Shqipëri. Rreth 70 % e produkteve të saj eksportohen, kjo pasi produktet e kësaj fabrike janë në përputhje me normat e standardeve ndërkombëtare. Thermosëiss i ofron çdo klienti garancinë e produkteve cilësore dhe mbi të gjitha ekologjike kjo falë një kontrolli të vazhdueshëm nga laboratorët më në zë të këtij sektori në Zvicër dhe Gjermani.

 

 

DELTA GROUP KOSOVË

 

Prej disa vitesh Delta Group ka shtrirë aktivitetin edhe në Kosovë. Hapja e saj daton në 31.12.2013 e pozicionuar në magjistralen Prishtinë – Shkup, km 7.  Për ti ofruar klientëve të saj shërbim sa më  të  shpejtë  dhe cilësor, startoi në  fillim me produktet  Dast dhe Deutschcolor, dhe nga kërkesa e vazhdueshme për produktet e Delta Group  vijoi me Delta dhe Thermosëiss.  Nga viti në vit Delta Group ka zgjeruar aktivitetin në Kosovë  duke e shtrirë atë në të gjithë vendin. Me një staf të kualifikuar dhe të talentuar, Delta Group  është rritur në drejtime dhe territore të reja duke plotësuar çdo ditë kërkesat e klientëve me produktet që Delta Group ofron.

 

 

DELTA GROUP u themelua në Maj tëvitit 2013, në një kohë kur të gjitha kompanitë e grupit kishin arritur majën e suksesit të tyre. Përmbledhja në një emër të vetëm dhe kaq të madh sa DELTA GROUP, nuk vinte rastësisht, por si pasojë e një rritje kolosale të numrit të investimeve, import-eksporteve, zgjerimi i portofolit të klientëve, etj. Në tërësi kapitali i investimit për kompanitë e DELTA GROUP njohu një rritje disa fish më të madh vit pas viti, ku aktualisht mund të themi se, rreth: 65% e tregut vendas zotërohet nga produktet dhe shërbimet e DELTA GROUP. 608 është numri i punonjësve që DELTA GROUP ka në gjirin e saj dhe që ky numër rritet dita-ditës, duke përmbushur edhe kërkesën e vazhdueshme që zgjerimi i biznesit ka nevojë.

 

Fale perkushtimit, dhe dedikimit per te sjelle me te miren, me ide gjithmone positive, kane mundesuar te shohim suksesin si opsionin e vetem. Eshte me mire te deshtosh ne origjinalitet, se sa te jesh i sukseseshem duke imituar. Kjo eshte  Delta Group, avangarde  dhe origjinale.

 

 

 

 

 

 

 

Fatos Cerenishti, pionier i turizmit të mirëfilltë shqiptar

 

 

Një sfidë, një pasion e mision që po përballohet dhe do përballohet me “shpirt dhe zemër të mirë”

 

Shpetim Luku

Jo rrallëherë nëpër ambiente të ndryshme shqiptare dëgjohet shprehja “nuk bëhet ky vend”. Sigurisht, është një shprehje që lëshohet nga goja e të dekurajuarve, e të dëshpëruarve, e nihilistëve, e pesimistëve, e personave që shohin vetëm negativisht. Por e vërteta është ndryshe. Ky vend bëhet dhe do të bëhet. Atë do ta bëjnë njerëz të punës, të sakrificave, njerëz të sfidave, persona vizionare e largpamës si Fatos Cerenishti. Dhe nuk do ta bëjnë këtë duke predikuar teori e fjalë, sic bëjnë jo pak persona, por nëpërmjet veprave konkrete. Duke afruar e homologuar realitetin tonë me atë të  “vendeve të bëra” nëpërmjet veprave konkrete. Para pak kohesh biznesmeni Fatos Cerenishti përuroi kompleksin “Grand Blue FAFA” në Golem të Kavajës. Është një investim prej më shumë se 15 milionë euro në formën e një kompleksi turistik gjigand me mbi 300 shtretër, me pishina, me restorante madhështorë vetëshërbim dhe alla carte, ambiente argëtimi, beach bar, Bar “Mondo”, vend për joga salla masazhi e palestre etj. Vetëm holli i njërës prej 3 strukturave hoteliere është afro 2500 metra katror. Gjithacka është e ideuar, ndërtuar e kuruar deri në detaje. Nëse je në “Grand Blue FAFA” fare mirë mund të ngatërrohesh e mund të kujtosh se je në një nga resortet e Antalias, Kemerit apo Sides, në ato resorte ku shqiptarët kanë vite që shkojnë shpesh e që kthehen prej andej me shijen e përjetimit të një evenimenti të rrallë në jetën e tyre.

Në fakt, edhe “Grand Blue FAFA” tek këto resorte e ka shtysën dhe motivimin. Kur Fatos Cerenishti shkonte vite më parë në këto resorte, nuk është se pushonte në kushte qetësie absolute. Karakteristika e njerëzve të punës dhe biznesit është se realitetin e shikojnë dhe e shqyrtojnë me interest të përhershëm. E shikojnë në mënyrë inspiruese. Ndaj ai, teksa i shikonte e shijonte ato, teksa impresionohej prej tyre,  nuk mund të pranonte konkluzionin fatal që resorte të tilla nuk mund të ngriheshin e të kishin sukses në Shqipëri, përderisa dy elementët kryesorë, dielli dhe deti janë me shumicë. Ndaj dhe e fiksoi si një objektiv të vetin, si një qëllim të tijin, si një sfidë që duhej përmbushur ngritjen e një resorti të tillë në vendin tonë. Dhe e bëri realitet. I dha inventarit turistik shqiptar një ndër komplekset më modern. Mirëpo, nëse kemi një shkëputje kohore mes periudhës kur i nxitej ideja, me atë të realizimit të saj, kjo shpjegohet vetëm me faktin se jo cdo gjë varet prej një biznesmeni, sidomos në turizëm. Një rol të madh ka edhe infrastruktura që është përgjegjësi e shtetit. Deri para pak kohësh Durrësi ka qenë një bregdet me gropa septike, pa impiant të pastrimit të ujërave të zeza, me probleme në furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Reduktimi në minimum apo edhe eleminimi i këtyre barrierave krijon premisat për investime të mirëfillta në turizëm. Dhe sapo impianti i pastrimit të ujerave të zeza përfundoi dhe shërbimet e tjera u përmirësuan, biznesmenë si Fatos Cerenishti u përgjigjën me investimet e duhura, duke ndërtuar struktura turistike të mirëfillta. Madje jo vetëm kaq, por edhe me investime suplementare që rregullojnë zonën në tërësi, por që në fakt duhet të kryheshin nga shteti, sic mund të jetë një rrugë, apo shëtitorja 3-4 km e gjatë. Në këtë mënyrë, Fatos Cerenishti dhe pak të tjerë deri më tani janë pionierët e turizmit të mirëfilltë në Shqipëri. Nëse ka kaq e kaq vite që thuhet se turizmi duhet të jetë një nga tre prioritetet e vendit, persona si Fatos Cerenishti janë duke bërë të mundur konkretizimin e tij. Sepse këtu bëhet fjalë për turizëm të mirëfilltë, pra sjelljen e turistëve nga jashtë për të pushuar në plazhet shqiptare. Pushues nga Polonia, Suedia, Norvegjia e Cekia kanë mbushur të gjitha dhomat e kompleksit “Grand Blue Fafa” dhe kjo jo vetëm thjesht për dy muajt e verës korrik gusht, por për një sezon më shumë se 4 mujor.

I gjendur në cdo orë të ditës në krye të punës, Fatos Cerenishti e ka të qartë tashmë se njësia matëse e suksesit të biznesit të tij nuk është thjesht rentabiliteti i kompleksit, por të bëjë të kënaqur e të lumtur cdo turist që ka preferuar kompleksin e tij. Dhe e ka marrë edhe shumë pasion përmbushjen e këtij misioni. Mbarimi së ndërtuari i kompeksit është për të vetëm fillimi i punës, vazhdimi i saj është perfeksionimi sistematik i shërbimit. Por edhe pse realiteti shqiptar manifeston shumë probleme me kulturën e shërbimit duke mos patur traditën e duhur, edhe pse ajo mund të konsiderohet fare mirë si hallka e dobët, sërish ai nuk e ka marrë me frikë. Pasi e ka zbuluar recetën magjike. Kryesore është të punosh me zemër dhe me shpirt të mirë- thotë ai.

Kërkesat që bëjnë agjencite turistikë e përmirësojnë vazhdimisht kompleksin “Grand Blue Fafa”. Por nga ana tjetër, ky kompleks, si i pari i këtyre përmasave në Shqipëri, si i pari kompleks që ka futur shërbimin all inclusive ka hedhur ndërkohë edhe themelet dhe standartet e një turizmi të mirëfilltë, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Është e sigurtë se cdo investitor tjetër që do të investojë në të ardhmen në turizëm do të ndjekë shembullin e Fafa-s. E nëse pas pak kohësh, turizmi shqiptar do të pësojë hopin cilësor që të gjithë presin, një meritë e madhe për këtë do ti shkojë biznesmenit Fatos Cerenishti si pionier i tij.

 

 

Claudio Paganini

Emri i kompanisë:  Mabiel International
Investimi 2017:  5 milionë euro
Numri i punonjësve:  
Vendndodhja:  Durrës

Ne një vend të varfër, por në zhvillim e sipër është shumë e rëndësishme ardhja e vazhdueshme e investitorëve të huaj. Ndaj, injektimi i cfarëdo shumë nga ana e kapitalit të huaj në ekonominë shqiptare është një lajm shumë i rëndësishëm. I tillë mund të konsiderohet padyshim edhe fillimi I veprimtarisë së kompanisë italiane Mabiel International, fryt i një investimi afro 5 milionë euro. Në këndvështrimin sasior, 5 milionë euro mund të mos jetë një shumë impresionuese, por ama, ajo është e rëndësishme, sidomos për mesazhin që iu transmeton investitorëve të tjerë të huaj, të cilët po studiojnë dhe parashikojnë te hyjnë në Shqipëri. Kompania, e cila erdhi për herë të parë në Shqipëri në gusht 2017, filloi aktivitetin brenda një kohe shumë të shkurtër, në muajin dhjetor. Produkti ekpsortohet në të gjithë vendet e botës, në Europë, Azi e Amerikë. Mabiel International është një fabrikë të re, e ndërtuar nga grupi Martinetto, e cila prodhon produkte specifike për industrinë automotive. Industria është pothuajse e gjitha robotike, pra nuk është nga ato industri ku punësohen me qindra e me mijëra, por është nga ato industri që kanë vlerë të shtuar serioze për ekonominë shqiptare.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Leonardo Ceraku

Emri i kompanisë:  PSZ Albania GMBH shpk
Xhiro e biznesit 2017:  2 milionë euro
Numri i punonjësve:  250
Vendndodhja:  Tiranë

Kur në vitin 2012 u themelua kompania PSZ Albania GMBH shpk, iniciativë e një investitori gjerman, pakkush mund të përfytyronte apo argumentonte rëndësinë e një investimi të tillë. Pakkush mund të ishte euforik prej një fakti të tillë. Dhe ndoshta kushdo që ishte në pozita të tilla mund edhe të justi fi kohej, pasi impakti fillestar I sipërmarrjes së porsanisur ishte tejet modest. Vetëm 9 të punësuar. Mirëpo, gjithmonë, kur një investitor gjerman ka vendosur të investojë e realizojë sipërmarrje në Shqipëri, ky është një lajm i mirë për ekonominë dhe biznesin shqiptar. Pasi është thuajse e sigurtë që kjo sipërmarrje, edhe po që se do të ketë përmasa modeste në fi llimet e saj, me kalimin e kohës, ajo do të rritet, duke rritur kështu edhe impaktin mbi ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Kështu ka ndodhur ekzaktësisht me PSZ Albania. Vetëm 5 vite pas fillimit të veprimtarisë së saj, ajo tashmë është një kompani, e cila e ka rritur aktivitetin e saj, duke arritur të punësojë rreth 250 punonjës. Cka është më e rëndësishme është perspektiva e saj. Sepse ashtu sikundër kompania bëri kapërcimin nga 9 punonjës në situatën e fi llimit në 250 punonjës aktualë, po ashtu në një të ardhme të afërt, Brenda një periudhe 2-3 vjecare synon të bëjë kapërcimin tjetër duke arritur të punësojë 500-600 punonjës. Pasi për fat të mirë, pritshmëria e investitorit gjerman në tregun shqiptar është realizuar dhe ky është një tjetër lajm i mirë dhe një mesazh edhe për investitorë të tjerë potencialë nga Gjermania. Kur ata shqyrtojnë mundësinë e hyrjes në një treg të huaj, informacionin më të parë e marrin nga ata që e kanë konkretizuar këtë hap dhe PSZ Albania GMBH Shpk tashmë mund të themi me siguri që shërben si një shembull inkurajues për investitorë të tjerë gjerman.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Ilir Adili

Emri i kompanisë:  AKInvest
Xhiro e biznesit 2017:  2.5 milion EURO
Numri i punonjësve:  30
Vendndodhja:  Tiranë

Institucioni financiar AK-Invest punon për kah përftimit të besimit të merituar në treg. AK-Invest nëpërmjet zyrave të tij si dhe nëpërmjet rrjetit të 177 agjentëve në mbarë vendin, rrit pranishmërinë me shtim dhe kombinim eficient të produkteve financiare në treg. Bashkëpunimi me rrjetin e agjentëve në mbarë vendin për shërbimin MoneyGram, pagesa utilitare ( OSHEE, Gjoba te Policise Rrugore dhe Bashkiake, UK) ka siguruar tashmë prezencë të kompanisë në mbarë vendin , prezencë që synon ofrim shërbimi me standarte të kompanisë. Cdo investim i kompanisë AK-invest në teknologji informatike, investim në rritje profesionale të punonjësit, në rritje të visibilitetit të zyrave synon dhe i bashkohet agjentit. Politika e kompanisë drejtuar për kah punonjësit ka mundësuar rritjen e tij ndërpersonale për t’u aktivizuar si pjesë eficiente në punën në grup. Nëpërmjet trajnimeve , workshop-eve, është synuar rritja e nivelit të përgjegjshmërisë në kuptim dhe respekt të akteve ligjore dhe nligjore të parandalimit të pastrimit të parave dhe luftës kundër fi nancimit të terrorizmit, duke interferuar në këtë mënyrë dhe me vigjilencën globale për këtë qëllim. Stafi I AK-Invest strukturohet më së shumti nga moshë e re, që bashkohen për gjatë me kompaninë!

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Filip Gjoka

Emri i kompanisë:  “Filipi Co”
Xhiro e biznesit 2017:  3,2 milionë euro
Numri i punonjësve:  
Vendndodhja:  Laç

Ekzistenca e mbi 24 kompanive në grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e bimëve mjekësore bën që ky sektor të mos i shpëtojë fizionomisë që kanë edhe sektorët e tjerë të biznesit në Shqipëri. Pra një mbipopullim me subjekte, por edhe një diferencim i madh mes kompanive që kanë realisht aktivitet nga ato që vazhdojnë të mbahen “me thonj” si i thonë fjalës. Vetëm 4-5 kompani nga i gjithë totali arrijnë të kryejnë afro 80 për qind të totalit të punës në këtë sektor dhe kjo tregon qartë hendekun e krijuar mes subjekteve. Sigurisht që edhe ky aktivitet ka liderin e saj. Dhe ajo është kompania “Filipi Co”. Ky nuk është një konkluzion apriori, nuk është as ndonjë përfundim i bazuar në perceptime, të cilat mund të jenë edhe të gënjeshtërta si rrjedhojë e vizivibilitetit apo pranisë në media të njërit apo tjetrit drejtues. Jo, këtë e tregton dhe e “certifikon” më së miri treguesi i eksportit. Janë rreth 5 kompani të fushës që bëjnë pjesë në listën e 100 kompanive eksportuese më të mëdha të Shqipërisë për vitin 2017 dhe Filipi Co është kompania që ka vlerën e eksportit më të lartë ndër kompanitë e tjera simotra dhe konkurente të saj. Me afro 443 milionë lekë të reja eksport, kjo kompani renditet e para ndër kompanitë që ushtrojnë të njëjtin aktivitet me të, dhe e 49-ta ndër 100 kompanitë eksportuese më të mëdha. Volumi i eksportit është thuajse në të njëjta nivele sikurse një vit më parë, ndërkohë që në krahasim me vjet, kompania ka humbur 7 vende në këtë renditje, teksa vjet renditej e 42-ta. Është e qartë pra, se Filipi Co është një histori e mirëfilltë suksesi afatgjatë. Një sukses që ka filluar rrugëtimin e tij më 25 korrik të vitit 1991 si një kompani e specializuar në mbledhjen, përpunimin e bimëve medicinale dhe aromatike , pergatitjen e tyre për eksport në tregun Europian dhe atë Amerikan. Në vitin 1993 kompania nënshkroi kontratën e parë me firmën Amerikane AA Sayia, por sot ka arritur të vendosë marrëdhënie me më shume se 57 kom- pani në Europë dhe Amerikë. Në po të njëjtin vit kompania do të vlerësohej për shkak të kontributit të dhënë në rivendosjen e marrëdhënieve tregtare me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Adrian Bardhi

Emri i kompanisë:  AD. Pascucci Caffe shpk
Xhiro e biznesit 2017:  4,5 milionë euro
Numri i punonjësve:  80
Vendndodhja:  Durrës

Çdo person i rritur në moshë e ndjen gjatë ditës nevojën e konsumimit të një apo dy filxhanëve me kafe. Sapo ulemi në një bar, porosia e parë që bëjmë është një kafe apo një ekspres. Se e cfarë lloji është kafeja që do të vijë kjo është cështje fati që ka të bëjë me partneritetin që ka ndërtuar lokali me kompaninë distributore të kafesë. Sepse e vërteta është se në Shqipëri distribuohen dhe konsumohen lloje të shumta dhe të ndryshme të kafesë. Dhe është e vështirë që vetëm me percpetime vizuale, vetëm me tabelat apo reklamat e tyre të konkludosh me ekzaktësi e pa gabueshmëri se cila kafe është më e preferuar apo më e përhapur. Megjithatë e ka një mënyrë për ta vlerësuar se cili disdtributor ka qenë më i suksesshëm gjatë vitit 2017. Ato janë statistikat që tregojnë performancën e kompanive gjatë vitit të kaluar. Dhe kompania më e sukseshme në këtë treg e në këtë sektor është AD Pascucci Caffé, me pronar dhe Administrator, Ardian Bardhi. Gjatë vitit 2017, Ad. Pascucci Caffé është e vetmja kompani e sektorit të saj që arrin të listohet ndër 200 kompanitë më të suksesshme të shqiptare, bazuar në fitimin e siguruar gjatë vitit 2017. Konkretisht, janë afro 1 milionë euro fitim i siguruar nga kjo kompani, një tregues ky që e rendit kompaninë në vendin e 183, ndër 200 kompanitë me fitimin më të madh në Shqipëri. E përderisa askush tjetër nga konkurentët e AD. Pascucci Caffé nuk arrin të jetë afër këtij treguesi, por janë shumë më poshtë, atëhere kjo do të thotë se kjo kompani e ka fituar garën me kompanitë e tjera.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Adrian Aliko

Emri i kompanisë:  KA TRADING
Xhiro e biznesit 2017:  6 milionë euro
Numri i punonjësve:  55
Vendndodhja:  Vlorë

Kompanisë së prodhimit të pampersave për fëmijë dhe pleq, “KA Trading”, i kanë ecur mirë punët edhe përgjatë vitit 2017. Ka realizuar një aktivitet prej afro 700 milionë lekë, i gjithi i destinuar prej eksport si dhe një fitim prej afro 221 milionë lekë. Niveli i eksportit e ka renditur kommpaninë “Ka Trading” në vendin e 30 të renditjes së kompanive shqiptare sa i takon këtij treguesi, kurse sa i takon fitimit ajo renditet në vendin e 100. Mjaftojnë pra këto tregues për të kuptuar që kemi të bëjmë me një kompani tejet serioze, një kompani unike, një kompani që konkuron në tregje rajonale e globale, ndërkohë që subjekte të tjera i sjellin pampersat nga importi për ti tregtuar në tregun shqiptar. Por punët e kompanisë “Ka Trading”, sigurisht që do të shkonin akoma më mirë po të mos ishte për pezullimin prej një periudhe më shumë se 45 ditore të aktivitetit të kompanisë. Si një kompani që funksionon në tregje ku konkurenca është e ashpër, “Ka Trading” e ka të nevojshme rinovimin e shpeshtë teknologjik për tiu përgjigjur kërkesave për produktin e saj. Pikërisht një rinovim të tillë, një linjë të re, kompania shtoi gjatë vitit 2017, process ky që i mori rreth një muaj e gjysëm kohë dhe që ndikoi në rezultatin përfundimtar vjetor të kompanisë. Megjithatë, këto lloj investimesh janë të tilla që ia kompensojnë aktivitetin kompanisë në vitet pasardhëse. Ajo që është e sigurtë është se në vitin në vazhdim, aktiviteti i “Ka Trading” do të njohë një kapërcim cilësor. Sepse që nga casti që është krijuar e deri më tani, është provuar që kjo kompani nuk ka problem tregu, ndonëse konkurenca është e ashpër. Dhe akoma më tepër, kur dihet që kësaj kompanie i duhet të të konkurojë me kompani shumëkombëshe, kompani që kanë bërë histori në sektorin ku operojnë. Por edhe “Ka Trading” ka filluar të ndërtojë historinë e saj të suksesit. Gjatë vitit 2017, ajo vendosi të hyjë edhe në tregun Grek.

 

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Asllan Baraj

Emri i kompanisë:  KID ALB
Xhiro e biznesit 2017:  6 milionë euro
Numri i punonjësve:  100
Vendndodhja:  Maminas, Durrës

Viti 2017 ishte koha kur kompania e prodhimit të tullave “KID-ALB” bëri 10 vjet nga aktiviteti i saj. Dhjetë vite nuk janë shumë në jetën e një kompanie, porama janë mëse të mjaftueshëm për konstatuar e pohuar se kjo kompani është protagonist më i rëndësishëm në industrinë e prodhimit të tullave, kjo kompani është lider i sektorit të saj. Sigurisht, për të bërë bilancin e një kompanie mund të përdoren tregues të ndryshëm. Psh mund të shikohet dinamika e aktivitetit të saj ndër vite, mund të gjykohet nga pesha speci fi ke në treg, mund të arsyetohet mbi bazën e xhiros dhe rentabilitetit të kompanisë. E vërteta është se të gjithë këta tregues e evidento- jnë “KID-ALB”-in në pozitat e një kompanie të shëndetshme, me perspektivë të padiskutueshme edhe për të ardhmen, një kompani që zhvillohet në mënyrë të pandërprerë. Përgjatë vitit 2017, “KID-ALB” realizoi një xhiro thuajse të njëjtë me një vit më parë, por në ndryshim me një vit më parë, kompania përmirësoi ndjeshëm efektivitetin e saj që dëshmohet qartë tek treguesi i fitimit. Me 142 milionë lekë fi tim të deklaruar, kompania u rendit në vendin e 158 sa i takon kompanive me fitimin më të madh në Shqipëri gjatë vitit 2017. Dhe kjo e ka një shpjegim. Edhe në vitet paraardhëse KID-ALB ka punuar në mënyrë të tillë, duke proshuar me cilësi të lartë, duke mbajtur nën kontroll shpenzimet, duke prodhuar me kosto të arsyeshme e duke shitur gjithashtu me cmime të arsyeshme. Por në fund rezultati fi nanciar nuk mund të dilte kurrsesi si ai i vitit të kaluar sepse kompania ishte në process shlyerje kredie. Në muajin tetor te vitit të kluar, kompania likujdoi edhe këstin e fundit të një kredie rreth 12 milionë euro gjithsej, e tashmë ajo duket se ka hequr një peshë të madhe financiare nga vetja. Madje madje, likujdimi i një kredie të tillë në përmasa të konsiderueshme është jo vetëm tregues i padiskutueshëm suksesi në treg, por ndërkohë ky veprim tashmë e bën akoma më të fortë kompaninë në treg sa i takon aftësisë konkuruese.


Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Kompania Birra “Korça”

Emri i kompanisë:  Birra “Korça”
Xhiro e biznesit 2017:  6.5 milionë euro
Numri i punonjësve:  106
Vendndodhja:  Korçë

Në sektorin e birrës ka një numur shumë të madh subjektesh me këtë natyrë aktiviteti. Disa janë kompani vendase që prodhojnë dhe tregtojnë birrë të markës që ata kanë krijuar apo trashëguar, kurse disa të tjera janë përfaqësi të kompanive të njohura në botë të kësaj pijeje alkolike. Dhe kur funksionojnë një numër i madh kompanish të cilat presupozohet që janë në një garë që fillon në 1 janar e përfundon në 31 dhjetor të vitit kalendarik, atëhere pyetja bazë që lind në këtë rast është ajo që lidhet me fituesin e kësaj gare. Pra kush është kompania fituese e garës duke tregtuar këtë asortiment? Që ti japësh një përgjigje kësaj pyetje është e nevojshme të mos bazohesh aq shumë tek perceptimet apo iluzionet që krijojnë re- klamat e kompanive. Sepse sa i takon kësaj cështjeje ato krijojnë vecse konfuzion tek qytetari. Statistikat janë ato që dëshmojnë ecuri të mirë apo të keqe dhe nëse nisemi nga statistikat, atëhere mund të themi me siguri që birra “Korca” ka ecurinë më të mirë në treg edhe përgjatë vitit 2017. Fitimi i siguruar është një prej treguesve kryesor që e ekspozon kompaninë rentabile apo jo dhe birra “Korca” në këtë component jo vetëm që është më mirë se të gjitha simotrat dhe konkurentet e saj në treg, por e ka këtë tregues akoma më të përmirësuar se sa një vit më parë. Kështu, me 156 milionë lekët fitim i siguruar gjatë vitit 2017, kompania birra “Korca” renditet në vendin e 146 ndër kompanitë më të suksesshme të vitit, por shënon edhe një rritje prej afro 20 për qind të treguesit të fitimit. Kurse kompanitë e tjera konkurente me të as që nuk arrijnë të renditen fare në këtë listë, cka do të thotë që ose nuk kanë dalë më fitim, ose kanë dalë më një fitim të papërfillshëm ose kanë realizuar fitim të mirë por nuk e kanë deklaruar atë në atë masë që ai ka qenë realisht.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”