Lucas Nam

Emri i kompanisë: “Yura Corporation Albania”
Totali i investimit 2019: 10 milionë euro
Numri i punonjësve: 546
Vendndodhja: Fier

Një nga ligjet kryesore të marketingut është të qënit i pari në një treg, cka siguron një avantazh për atë që ia arrin. “Uji i Ftohtë Tepelena” është prokompania e parë e prodhimit të ujit ambalazuar dhe që nga momenti i krijimit e deri më sot, ajo ka arritur të jetë edhe kompania lider e sektorit të saj. Në një garë të ashpër, pjesë e së cilës janë dhjetra subjekte e kompani, në një treg që ka një problematikë të theksuar, ku më kryesori është informaliteti, “Uji i Ftohtë Tepelena” vazhdon të ketë statusin e një prej protagonistëve kryesorë të tij edhe për vitin 2019. Për një vend me nivel jo të lartë zhvillimi, me probleme ekonomiko-sociale sikundër është Shqipëria, investimet e huaja në përgjithësi e sidomos ato direktet janë një ilac i mirë për ti reduktuar këto probleme. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2019, sasia e investimeve të huaja në Shqipëri ishte afro 1 miliardë euro. Mirëpo, nëse do të zgjidhnim njërin prej këtyre investimeve, si shëmbull për të treguar se për cfarë lloj investimesh ka nevoja Shqiëria, ajo është fabrika për prodhimin e pajisjeve kabllore për automjetet në Fier. E ndërtuar nga kompania koreane “Yura Coorporation” me vlerën e afro 10 milionë eurove, kjo fabrikë ndoshta nuk ka ndonjë peshë të përfillshme në raport me totalin e investimeve të huaja të konkretizuara gjatë vitit 2019. Mirëpo roli dhe rëndësia e këtij investimi është e madhe. Sepse bëhet fjalë për një fabrikë të lokalizuar në zonën e Fierit, prej së cilës, vetëm gjatë fazës së parë të aktivitetit të saj janë punësuar 546 vetë. Dhe kur dihet që papunësia është një plagë, akoma e madhe sociale, atëhere ky impakt social i kompanisë është për tu vlerësuar së tepërmi.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Luciano Cirillo

Emri i kompanisë: Uji i Ftohtë Tepelenë
Xhiro e biznesit 2019: 10.5 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +13
Numri i punonjësve: 73
Vendndodhja: Tepelenë

Një nga ligjet kryesore të marketingut është të qënit i pari në një treg, cka siguron një avantazh për atë që ia arrin. “Uji i Ftohtë Tepelena” është prokompania e parë e prodhimit të ujit ambalazuar dhe që nga momenti i krijimit e deri më sot, ajo ka arritur të jetë edhe kompania lider e sektorit të saj. Në një garë të ashpër, pjesë e së cilës janë dhjetra subjekte e kompani, në një treg që ka një problematikë të theksuar, ku më kryesori është informaliteti, “Uji i Ftohtë Tepelena” vazhdon të ketë statusin e një prej protagonistëve kryesorë të tij edhe për vitin 2019.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Arben Ndreka

Emri i kompanisë: “Lufra” sh.p.k.
Xhiro e biznesit 2019: 11 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +2
Numri i punonjësve: 241
Vendndodhja: Lushnje

Edhe pse kanë kaluar 28 vjet, Arben Ndreka i mban mend mirë, njësoj sikur të kishte ndodhur dje, rrethanat që e “detyruan” të futet në biznesin e përpunimit të qumeshtit. Disa persona i kishin kërkuar si favor tju siguronte një sasi qumështi, mirëpo ata nuk iu përmbajtën fjalës, duke ia lënë në “derë” atë. Dhe dashje pa dashje, nevoja për ti gjetur vendin kësaj sasie qumështi, i shkrepi edhe idenë e një pune në vazhdimësi. Kështu filloi shkrimi i një prej historive më të suksesshme në sektorin e përpunimit të qumështit. Një histori e shkruar me pasion, me frymë e parime pune që kanë qenë edhe themeli mbi të cilin është ngritur ‘LUFRA’.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Ilir Xhani

Xhiro e biznesit 2019: 11 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +18
Numri i punonjësve: 195
Vendndodhja: Durrës

Pasi mbushet një periudhë e caktuar në aktivitetin e një kompanie është mëse e natyrshme për themeluesin apo themeluesit e tij të bëhet një bilanc i caktuar. Sa përputhet realiteti actual i kompanisë me pritshmëritë “skicuara” në mëndjen e tyre? Ose ndryshe, në cfarë raporti ndodhet realiteti me vizionin atyre që e nisën këtë biznes? Administratori i Përgjithshëm i kompanisë I.XH.E.M, Ilir Xhani është shumë i prerë dhe i sinqertë në këtë pikë. Kompania e prodhimit të parafabrikateve që ai dhe vëllai i tij, Remi, themeluan në 2008, i ka tejkaluar ndjeshëm ato cfarë ata prisnin nga tregu shqiptar. Sepse edhe kur vendosën të ktheheshin nga Italia duke u kthyer në Shqipëri për të nisur biznesin këtu, ata e kishin vendosur “stekën” në lartësi modeste, por për ta kaluar në mënyrë të sigurtë. Nëse në Itali ishin shndërruar nga punonjës të sejtorit parafabrikat në imprenditorë po të këtij sektori, me qëllimin për të punuar për vete e jo për të tjerët, e njëjta logjikë i karakterizoi edhe në kthimin në atdhe.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Gentian Karaj

Emri i kompanisë: “Albanian Motor Company”
Xhiro e biznesit 2019: 12 milionë euro
Numri i punonjësve: 38
Vendndodhja: Tiranë

Kompania e tregtimit të makinave, Albanian Motor Company, e cila prej 15 vitesh merret me shitjen dhe servisin e Fordit në Shqipëri, e mbylli vitin 2019 me një rezultat fantastik. Arriti në nivelin e afro 12 milionë eurove xhiro biznesi, cka shënon një rezultat historik për kompaninë. Nuk është niveli më i lartë absolut i siguruar gjatë vitit 2019 në sektorin automotive sepse janë dy kompani të tjera që kanë nivel më të lartë xhiroje. Mirëpo këto kompani kanë object të shitjes së tyre makina premium, cmimi i të cilave është i lartë. Ndaj, për nga numri i makinave të shitura, duket se performancën më të mirë e ka patur “Albanian Motor Company”. Përgjatë vitit të shkuar ishin 589 makina të markës Ford që iu shtuan flotës së kompanive të ndryshme, publike apo private apo edhe individëve të ndryshëm.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Fatmir Bektashi

Emri i kompanisë: Kontakt
Xhiro e biznesit 2019: 13 milion EURO
Numri i punonjësve: 300
Vendndodhja: Tiranë

Qytetet kryesore të Shqipërisë, por sidomos, kryeqyteti kanë pësuar një transformim të jastëzakonshëm urban. Si rrjedhojë e ndërtimeve të panumurta, Tirana sot ngjan shumë pak me qytetin e dikurshem. A është më e bukur apo jo? Kjo është cështje perceptimi, estetike, cështje subjektive e gjithsecilit, por e sigurtë është që mes morisë së ndërtimeve ka shumë prej tyre që nuk i bëjnë nder kryeqytetit. Dhe nuk bëjnë krenarë as ndërtuesit e tyre. Në këtë kontekst, janë të shumta kompanitë e ndërtimit që në Cv e tyre profesionale kanë kontribute jo të vogla, pasi e kanë “pasuruar” inventarin e ndërtimeve me ndërtesa aspak cilësore. Të cilat ngjajnë që në vitin e parë apo të dytë pas mbarimit, si ndërtesa shumëvjecare të degraduara nga koha. Mirëpo ka edhe kompani të tilla, që kanë formuar një profil e identitet të qartë në këtë sektor, të cilat kanë vecse kontribut pozitiv e të dobishëm për Tiranën, që kanë bërë një diferencë të ndjeshme me konkurentët e tjerë sikurse është kompania e mirënjohur Kontakt.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Etleva Laro

Emri i kompanisë: Prodyn dhe EFA Solution
Xhiro e biznesit 2019: 14.5 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +8
Numri i punonjësve: 1010
Vendndodhja: Tiranë

Në hyrje të lagjes Kodër Kamëz, në ambientet e ish hipermarketit “Praktiker” heshtja e dikurshme është zëvëndësuar me gjallërinë që shkakton puna e njëkohshme qindra grave dhe vajzave. I ngritur në ambientet e një aktiviteti të falimentuar aty ka marrë jetë e po forcohet dita ditës një realitet i rëndësishëm për zonën përreth. “Qëllimi im është të ndërtoj kompaninë më të mirë në Shqipëri. Kjo do të thotë ta ndërtojmë atë nga mënyra se si ne trajtojmë njëri tjetrin, partnerët tanë dhe klientët tanë. Do të dëshiroja që secili prej nesh të bashkëpunojë dhe të ndihmojë njëri tjetrin për të arritur këtë qëllim”. Ajo që i është drejtuar punonjësve të saj në një mënyrë të ngjashme, sikurse i është drejtuar edhe Jeff Bezos punonjësve të tij në fillimet e kompanisë Amazon, është Etleva Laro. Themeluesja dhe drejtuesja e kompanive Prodyn dhe EFA Solution. Nuk janë disa fjalë klishe. Nuk janë disa fjalë të thëna për inerci, apo kortezi por janë sinteza e qëllimeve, filozofisë së drejtimit e menaxhimit prej saj, e vizionit rreth rrugës që ka për të përshkuar dhe destinacionit ku kërkon të arrijë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Nikolin Lleshi

Emri i kompanisë: ALBA SHOES GROUP & TNA
Të ardhurat bruto 2019: 11.235.000 EURO
Numri i punonjësve: 1947
Vendndodhja: Lac, Kamëz, Vlorë, Çorovodë

Organizim, novacion kerkim & zhvillim e kontrolli i cilesise jane faktoret kryesor qe i kane dhene mundesi Alba Shoes group te jete nje kompani e sukseshme e lider ne sektorin e kepuceve e sidomos kepuceve te sigurise ne vend e jashte shtetit. Eshte pikerisht mundesia per te realizuar nje produkt komplet nga fillimi deri ne fund ne brendesi te ambjenteve te shoqerise e cila pervec sigurise qe i jep Alba Shoes Group nje fleksibilitet e kapacitet me te madh ne manaxhimin e linjave te prodhimit e ne uljen e koheve te dorezimit ,nje pike e forte kjo per tu pergjigjur ne kohe kerkesave te ndryshme nga ana e klienteve. NJE PRODUKT SHQIPETAR. Qe nga 1993 eshte e njohur e afirmuar si shoqeri lider ne nivel Europian e Boteror ne prodhimin e kepuceve te sigureses e gjysem produkti i gatshem pjese kepucesh ne sektorin e modes dhe te femijeve, rreptesisht MADE IN ALBANIA, me paisje avanguardie e cilesi te larte prodhimi me adrese Lac, Tirane, Vlore e Corovode e me nje siperfaqe prodhuese mbi 60.000m2 te ndare ne 4 unitete prodhuese ne 4 qytete te shqiperise. Me nje interes dhe vemendje te vecante ALBA SHOES GROUP eshte ne gjendje te ofroje nje game te gjere produktesh te pershtatshem per cfaredo lloj nevoje e situate, kepuce pune e sigurese per ambjente te brendshme apo te jashtme , kepuce te perditshme e kepuce mode, kepuce sherbimi per forcat e rendit e forcat e armatosura e shume artikuj per sektore te vecante .

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Ram Geci

Emri i kompanisë: “Geci Group”
Xhiro e biznesit 2019: 15 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +2
Numri i punonjësve: 281
Vendndodhja: Tiranë

Teksa bisedoja në rrethana miqësore e të natyrshme dikur me biznesmenin e mirënjohur Ram Geci ai me parashtroi një shqetësim të tijin. “Kam disa lekë në bankë, por nuk dëshiroj ti le aty, por ndërkohë nuk po kristalizoj një ide biznesi ku mund ti adresoj ato fonde”- tha ai. U përpoqa ta kaloj me shaka këtë situatë duke iu kundërpërgjigjur me batutën që, “kështu hallesh pacin të gjithë”, mirëpo Rama insistoi sërish se ky ishte vërtet një hall për të dhe se e shqetësonte shumë. Për disa çaste më pushtoi meditimi. “Ja, ky është biznesmeni profesionist, ai që edhe pse biznesi në tërësi i shkon mirë, sërish është i shqetësuar edhe për detaje, është i shqetësuar për para që “flejnë” në bankë, e nuk janë të “dobishme” po qe se nuk investohen. Ram Geci është lider në biznes e duke qenë i tillë, ajo çfarë ai më parashtronte si hall, nuk ishte gjë tjetër veçse dëshmi e një ligji që duhet të mishërojë lideri që është ai i ambicies.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Eleni Babameto

Emri i kompanisë: Teuta Durres
Të ardhurat bruto 2019: 15 milionë EURO
Ndryshimi në % 19/18: +2
Numri i punonjësve: 130
Vendndodhja: Durrës

Çdo vit i lënë pas është një tjetër kapitull i shkruar në historine e suksesit 26 vjecare të kompanisë Teuta, duke përforcuar protagonizmin e saj si një kompani lidere në tregun ku operon. E themeluar në vitin 1994, shoqëria “Teuta Durrës”, vepron në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Aktiviteti i saj që në fillim ka qenë i fokusuar në fushën e import-eksportit, prodhimit dhe shpërndarjes së artikujve ushqimor, si orizi, sheqeri, mielli, fasule, niseshte, vaj i lulediellit,etj. Në fillimet e viteve 90, për shkak të ndryshimeve ekonomike të kësaj periudhe, shume ndërmarje nuk i rezistuan dot situatave të reja të tregut , por fale drejtimit me integritet profesional nga Eleni Babameto në pozicionin e specialistes kimiste menaxhimi i punës vazhdonte normalisht.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”