Eduard Curraj

Emri i kompanisë: Delta Pharma-AL
Xhiro e biznesit 2020: 33 milion EURO
Numri i punonjësve: 120
Vendndodhja: Mëzez, Tiranë

Delta Pharma Albania” është një nga kompanitë më të sukseshme farmaceutike në tregun ballkanik.
Historia e kësaj kompanie nis më 2002-in, me hapjen e “Curri Pharma” në veri të Shqipërisë. Edhe pse vendi gjendej në vështirësi ato kohëra, “Curri Pharma” ndërmori një iniciativë jo pak sfiduese, për të filluar ndërtimin e një kompanie të re. Falë punës dhe përkushtimit të themeluesit të saj, zotit Eduard Curraj, “Curri Pharma” mundi të bëhej mjaft shpejt një prej distributorëve më të rëndësishëm farmaceutikë në mbarë zonën, duke ndihmuar edhe në revolucionarizimin e mëtejshëm të sektorit farmaceutik në Shqipëri.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Kompania ELKA SA

Xhiro e biznesit 2020: 37.7 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +6.1
Numri i punonjësve: 430
Vendndodhja: Vrisera, Gjirokastër, Kosovë,
Maqedoni, Greqi

ELKA S.A është një prej kompanive më të mirënjohura në Shqipëri. Prej thuajse cdo familje shqiptare e më tej. Për disa arsye. Së pari, prej kohës së gjatë të operimit në treg. E themeluar që në vitin, tashmë të largët, 1993, si një kompani me profil distribucionin dhe tregtimin e markave të njohur ndërkombëtare në artikuj të përdorimit të përditshëm, ELKA SA ka tashmë në background-in e saj 28 vite aktivitet, protagonizëm dhe eksperiencë. Është një kohë e gjatë, një periudhë gjatë së cilës, ELKA SA është zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme e ku marrëdhëniet e saj me konsumatorët janë forcuar në mënyrë të pandërprerë.
Arsyeja e dytë pse ELKA SA është një kompani kaq e mirënjohur lidhet me gamën e gjërë të produkteve të saj. Janë mbi 123 produkte, sikurse thamë në natyrës së konsumit të përditshëm, që realizojnë kontaktin e kompanisë prej kaq e kaq vitesh me konsumatorin.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Kompania “Agro Blend”

Xhiro e biznesit 2020: 37 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +10
Numri i punonjësve: 184
Vendndodhja: Vorë, Tiranë

Viti 2020 ishte ndryshe vit i pandemisë, por kompania “Agroblend” kishte fatin të renditet në grupin e atyre bizneseve, aktiviteti i të cilave në 31 dhjetor u mbyll pa ndikim negative. E kemi fjalën për performancën e kompanisë, pasi vështirësi në kuptimin e ushtrimit të aktivitetit, sigurisht që pandemia krijoi edhe për “Agro Blend”-in. Në aspektin sasior të aktivitetit “Agro-Blend” arriti një rezultat historik. Sepse, si kurrë më parë, realizoi një volum aktiviteti në masën e 4. 4 miliardë lekëve ose rreth 37 milionë eurove. Krahasuar me një vit më parë siguroi një rritje prej 10 për qind. Por ajo cka është më e rëndësishmja, kompania e përmirësoi performancën e saj në drejtim të efektivitetit të saj, duke rritur ndjeshëm fitimin. Drejtuesit e kompanisë kanë vite që po ndjekin një filozofi të diversitetit të produkteve që ofrojnë në treg, pasi gjatë vitit 2020, “shportës” së artikujve që shpërndan dhe tregton kompania i janë shtuar edhe disa produkte të tjera të konsumit të përditshëm, sikurse janë orizi, vaji, sheqeri etj. Të gjitha të prodhuara e të tregtuara nën brandin Diamond.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Nadir Causholli

Xhiro e biznesit 2020: 46 milionë euro
Ndryshimi në % 20/19: +22
Numri i punonjësve: 300
Vendndodhja: Tiranë

CFO Pharma është kompani lider në tregun farmaceutik shqiptar, e themeluar në vitin 2003. Që nga viti i themelimit e deri më sot ajo ka njohur vetëm rritje dhe zgjerim. Fokusi i kompanisë është regjistrimi, importimi, shpërndarja, shitja, marketing, promovimi dhe eksportimi i produkteve farmaceutike, pajisjeve medicinale dhe shtesave ushqimore. “CFO Pharma” mbulon si shpërndarje dhe promovim, 100% të farmacive në Shqipëri dhe Kosovë.
Kompania ofron zgjidhje inovative për mjekët, farmacistët dhe pacientet me ilace efektive, të sigurta dhe cilësore. E angazhuar në mënyrë aktive për të përgatitur rmacion mjekësor në të gjitha fushat terapeutike, duke mbuluar të gjithë mjekët dhe sistemin e kujdesit shëndetësor (spitalet publike, klinikat private, poliklinikat, qendrat shëndetësore etj) në të dy segmentet e tregut (privat dhe publik).

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Kompania GSA

Emri i kompanisë: GSA
Xhiro e biznesit 2020: 60 milion EURO
Numri i punonjësve: 171
Vendndodhja: Tiranë

Viti 2020 nuk ka qenë një vit i mirë për prodhuesit e energjisë elektrike. Ata, pra prodhuesit publikë, prodhuesit privatë dhe ata me kontrata koncensionare arriten që të hedhin në treg vetëm 5.314 MWh, ndërkohë që konsumi në total gjatë vitit të shkuar ishte 7. 590 MWh. Gjatë vitit 2020, energjia elektrike në dispozicion u ul me 0,3 %. Prodhimi neto vendas i energjisë elektrike në këtë periudhë arriti vlerën 5.315 MWh nga 5.208 MWh duke shënuar një rritje të lehtë prej 2.3 për qind. Ky prodhim u realizua nga hidrocentralet publike në masën 58,2 %, nga hidrocentralet private dhe koncensionare në masën 41,2 % dhe nga të tjerë prodhues (energji e rinovueshme) në masën 0,6 % të prodhimit neto vendas të energjisë elektrike.
Ulja e prodhimit të energjisë elektrike ka ndikuar në rritjen e importeve bruto të energjisë elektrike (energji në marrje) me rreth 2 për qind, krahasuar me një vit më parë. Kurse eksportet bruto të energjisë elektrike (energji në dhënie) u rritën me 25 për qind, krahasuar me vitin paraardhës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Mario Bracci

Xhiro e biznesit 2020: 61 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +12
Numri i punonjësve: 200
Vendndodhja: Thumanë

Kompania “Antea Cement” bën pjesë në grupin e atyre bizneseve që e mbaruan aktivitetin e tyre gjatë vitit 2020 të pandikuara nga pandemia. Dhe kjo është e shpjegueshme dhe e kuptueshme lehtë. Si një industri, prodhimi i së cilës ka lidhje me sektorin e ndërtimit, ecuria e këtij sektori kushtëzon për mirë apo për keq veprimtarinë edhe të kompanive prodhuese të cimentos,
sikurse është Antea. Mirëpo ndërtimi nuk pati asnjë frenim nga pandemia. Ndërtimet e reja në Tiranë vazhduan me intensitetin e zakonshëm, projektet e infrastrukturës të nisura vitet e kaluara, të kombinuara këto edhe me iniciativat e reja, gjithashtu ishin në ritëm të mirë. Ndërkohë që, ky sektor pati një “bonus” të vecantë. Fatkeqësia natyrore e tërmetit të para dy viteve krijoi një konjukturë të favorshme për kompanitë që veprojnë në sektorin e ndërtimit dhe të prodhimit të materialeve bazë për to. Zhdukja e gjurmëve dhe plagëve të tërmetit, nëpërmjet programit të rindërtimit, i përqëndruar kryesisht në Tiranë, Lac e Fushë Krujë, solli një rritje të kërkesës për produktet bazë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

 

Avni Ponari

Emri i kompanisë: Sigal Uniqa Group Austria
Xhiro e biznesit 2020: 65 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +9
Numri i punonjësve: 1500
Vendndodhja: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni

Ndërsa shëtiste në rrugët e Milanos, nën shoqërinë e një miku, me të cilin kishte shkuar për të festuar Vitin e Ri 1999, Avni Ponari u gjend para zyrave impresionuese të kompanisë së sigurimeve Generali. “E njeh, është Generali, kompani shumë e madhe sigurimesh”-i thotë miku shoqërues, Avni Ponarit, duke u përpjekur ta intrigojë, pasi vetëm 6 muaj më parë ai kishte marrë licencën për të krijuar një kompani private sigurimesh. “E njoh, dhe jo vetëm e njoh, por kompania ime “SIGAL” pas 20 vitesh do të jetë si Generali”-i përgjigjet Avni Ponari. Tani që kanë kaluar pak më shumë se 20 vite “SIGAL Uniqa Group Austria” ka vërtet fizionominë e kompanisë Generali. Sepse, ashtu sikurse Generali është një nga kompanitë më të mëdha të tregut të sigurimeve në botë, Edhe “SIGAL Uniqa Group Austria” është kompania më e madhe e sigurimeve.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Emil Georgakiev

Emri i kompanisë: ONE Communications
Xhiro e biznesit 2020: 70 milion EURO
Numri i punonjësve: 350
Vendndodhja: Tiranë

Kompania ONE Telekommunications është e para kompani e telefonisë celulare në Shqipëri, por që ka patur gjatë jetës së saj disa ndryshimë pronësie. Fillimisht lindi si kompani me kapital publik shqiptar dhe ishte kompania e parë dhe e vetme në tregun e telefonisë mobile nga viti 1995 deri në vitin 1999. Më pasa u ble nga kompania e njohur Cosmote. Pas privatizimit, ecuria e kompanisë ishte tejet e mirë dhe kjo është e kuptueshme për vetë shkallën e ulët të depërtimit të popullsisë shqiptare në telefoninë e lëvizshme dhe mungesën e konkurëncës së fortë (kompania e dytë në këtë treg e mori licensën në vitin 2000). Liberalizimi i tregut të telekomunikacioneve dhe shndërrimi i tij në një treg me 4 operatorë e forcoi shumë konkurencën dhe Kompania AMC ndryshoi pronësinë diku nga viti 2015, duke ndryshuar emrin në treg dhe duke u paraqitur me Telekom Albania. Nën këtë emër vazhdoi thuajse 4 vite, për të ndryshuar sërish pronësi dhe tashmë kompania është ONE Communications. Duket se privatizimi i fundit dhe kalimi nën pronësinë e Albania Telekom Invest Ad i ka bërë mirë kompanisë. Pasi gjatë vitit 2020, “ONE Telekommunications” arriti që të ruajë nivelin e të ardhurave të një viti më parë, duke siguruar pra rreth 8.5 miliardë lekë të ardhura. Edhe pse ishte vit i vështirë prej pandemisë, edhe pse depërtimi i SIM ka arritur në 117 për qind të popullisë, sërish ONE ka arritur të zgjerojë bazën e saj të klientëve në 37 për qind të bazës totale.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Luan Leka

Emri i kompanisë: EHW, Conad Albania, Qafshtama
Xhiro e biznesit 2020: 75 milion EURO
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Tiranë, Krujë

Biznesmeni i mirënjohur, Luan Leka pati fatin që vitin 2020 kompanitë e tij ta mbyllin me performancë shumë të mirë dhe të përmirësuar, krahasuar me një vit më parë. Pra, edhe pse ishte vit shumë i vështirë prej pandemisë, edhe pse vështirësi hasën, sikurse është e kuptueshme edhe kompanitë e tij, rezultati final në fund të vitit ishte mëse i pëlqyeshëm. Në fakt, që kur filloi
pandemia, që kur shteti shqiptar i panikosur prej të panjohurave të saj vendosi karantinën tremujore u pa qartë se biznesi ushqimor nuk do të kishte ndonjë tronditje. Sepse njerëzit do të vazhdonin jetesën në rrethana të lëvizjeve të bllokuara gjithsesi. Ndaj dhe performanca e siguruar nga EHW, Conad Albania, Conad Food Trade dhe Uji Qafshtama nuk ka pse të habisë kërrkënd. Conad Albania dhe Conad Food Trade realizuan një volum aktiviteti prej 6.5 miliardë lekësh. Krahasuar me një vit më parë rritja është rreth 800 milionë lekë ose rreth 15 për qind. Conad Albania u rendit në vendin e 80 ndër kompanitë më të mëdha të Shqipërisë, kurse Conad Food Trade në vendin e 92.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Maltin Korkuti

Emri i kompanisë Credins Bank
Xhiro e biznesit 2020: 79 milionë EUR
Numri i punonjësve: 1000
Zyrat qëndrore: Tiranë

Credins Bank u licencua në 2003 duke qenë banka e parë me kapital shqiptar dhe me një slogan origjinal: Ne flasim gjuhën tuaj. Përgjatë 18 viteve aktivitet, Credins Bank ka zgjeruar prezencën me rrjetin e degëve, të ATMs dhe POSs, duke shtuar në mënyre të vazhdueshme gamën e shërbimeve dhe produkteve bankare dhe sot mund të themi me krenari që ofrojmë dhe mbulojmë 3600 nevojat financiare të çdo klienti anembanë vendit.
Credins Bank ka qenë partneri kryesor i shumë investimeve dhe sipërmarrjeve shqiptare dhe një nga kontribuuesit kryesorë në fushën e përgjegjësisë sociale në të gjitha aspektet duke afirmuar më tej imazhin si banka e të gjithë shqiptareve. Sot, Credins Bank renditet në 3 bankat më të mira në treg, e para ne kredi dhënie dhe e dyta ne total asetesh dhe depozitash. Sikurse sot, banka ka mbi 950 punonjës profesionistë dhe të talentuar, 57 degë me shtrirje në të gjithë Shqipërinë dhe mbi 340,000 klientë (individë, biznese dhe institucione).

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”