Xhiro e biznesit 2020: 61 milion EURO
Ndryshimi në % 20/19: +12
Numri i punonjësve: 200
Vendndodhja: Thumanë
Kompania “Antea Cement” bën pjesë në grupin e atyre bizneseve që e mbaruan aktivitetin e tyre gjatë vitit 2020 të pandikuara nga pandemia. Dhe kjo është e shpjegueshme dhe e kuptueshme lehtë. Si një industri, prodhimi i së cilës ka lidhje me sektorin e ndërtimit, ecuria e këtij sektori kushtëzon për mirë apo për keq veprimtarinë edhe të kompanive prodhuese të cimentos,
sikurse është Antea. Mirëpo ndërtimi nuk pati asnjë frenim nga pandemia. Ndërtimet e reja në Tiranë vazhduan me intensitetin e zakonshëm, projektet e infrastrukturës të nisura vitet e kaluara, të kombinuara këto edhe me iniciativat e reja, gjithashtu ishin në ritëm të mirë. Ndërkohë që, ky sektor pati një “bonus” të vecantë. Fatkeqësia natyrore e tërmetit të para dy viteve krijoi një konjukturë të favorshme për kompanitë që veprojnë në sektorin e ndërtimit dhe të prodhimit të materialeve bazë për to. Zhdukja e gjurmëve dhe plagëve të tërmetit, nëpërmjet programit të rindërtimit, i përqëndruar kryesisht në Tiranë, Lac e Fushë Krujë, solli një rritje të kërkesës për produktet bazë.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”