Laurentiu Hutanu


Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Uji i Ftohtë Tepelenë”
Xhiro e biznesit 2021: 11 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +20
Numri i punonjësve: 80
Vendndodhja: Tepelenë

Efektet e Pandemisë, ndjekur nga ato të krizës në Ukrainë me ndërprerjen e zinx- hirëve të furnizimit dhe rritjen e çmimeve kanë bërë që bizneset në Shqipëri të marrin masa drejt qendrueshmërisë, garantimit të eksporteve, mbështetjen ndaj konsumatorëve dhe ruajtjes së vendeve të punës.
Në masat e planifikuara për rezultate afatgjata përballë efekteve të pashmangshme, disa biznese të konsoliduara në Shqipëri kanë mundur t’ja dalin që t’i rezistojnë presioneve ndërsa kanë vijuar përtej vështirësive linjën e nismave inovatore.
Laurentiu Hutanu, Drejtor i Përgjithshëm i “Uji i Ftohtë Tepelenë” pohon se viti 2021 dhe 2022 kanë qenë sfidues por në të njëjtën kohë, kompania i’a ka dalë që të ruajë qendrueshmërinë dhe t’i rezistojë presioneve duke ndjekur një model të kujdesshëm me rezultate pozitive rritjeje.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Arben Ndreka


Emri i kompanisë: “LUFRA” sh.p.k
Xhiro e biznesit 2021: 12 milionë euro
Numri i punonjësve: 265
Vendndodhja: Lushnjë

Dikur Arben Ndreka të pyetej nëse kishte parashikuar që kompania Lufra do shkonte pas 29 viteve kaq larg sa ka shkuar, me siguri që do ti jepte kësaj pyetjeje një përgjigje negative. Jo sepse ai nuk ka patur një vizion të caktuar për këtë punë. Jo se ai nuk ka dëshmuar për intuitë biznesi, përderisa bën pjesë tek pio- nierët e biznesit shqiptar. Jo se ai nuk e ka ditur që puna e madhe shpërblehet. Por stadi ku ka arritur Lufra, realiteti që ajo sot përfaqëson, përbëjnë dicka krejtësisht tjetër nga ajo që kishte fuqi e mundësi të përfytyronte Arben Ndreka, ato ditë të vështira të vitit 1992, kur iu desh të fillonte një punë private. Për të mbajtur veten e tij dhe familjen. Për të filluar një mënyrë të re jetese, në kushtet kur sistemi i dikurshëm u shkërmoq. Kur prona publike si toka fillojë të ndahej apo ti kthehej pronarit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Nikolin Lleshi


Emri i kompanisë: ALBA SHOES GROUP & TNA
Xhiro e biznesit 2021: 12.2 mln EURO
Numri i punonjësve: 1100
Vendndodhja: Laç, Kamëz, Vlorë

Alba Shoes Group një kompani e fortë e me experiencë të gjatë tashmë le mbas krahëve më shumë se 29 vjet aktivitet, e karakterizuar nga një rritje konstante në kohë në investime e teknologji avanguardia, ka arritur të mbulojë një pjesë të mirë të merkatës kombëtare e ndërkombëtare, duke u prezantuar si nje partner i besueshëm e afatgjatë në sektorin e prodhimit të këpucëve. Një aventurë e cila pati fillimet e saj në 1993 në kohën e lulëzimit të kompanive të para private shqiptare, merite kjo e z. Nikolin Lleshi që me largpamësine e tij e këmbënguljen për arritjen e objektivave të vendosura duke e projektuar kompaninë drejt një të ardhmeje të sigurtë.
Alba Shoes Group ka një sipërfaqe prodhuese mbi 60.000 mq të ndare në 4 unitete në 4 qytete te ndryshme. Investimet e dy viteve të fundit në godinën qendrore në Lac i kalojnë 2.800.000 € dhe ky investim ka impakt pozitiv si në produktin final ashtu sikurse atë social, kushte më të mira pune për punonjësit e ambiente bashkekohore e multifunksionale.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Genc Mataj


Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë së transportit “Pelikan”
Xhiro e biznesit 2021: 12.5 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +25
Numri i punonjësve: 124
Vendndodhja: Durrës

Gjatë vitit 2021 performanca e kompanisë së transportit “Pelikan” ishte shumë e mirë. Regjistroi një volum aktiviteti në vlerën e 1,56 miliardë lekëve ose rreth 25 për qind më të lartë se sa ai i një vitit më parë. Sic duke, dalja nga pandemia, ose më saktë heqja e masave kufi- zuese e gjallëroi biznesin shqiptar, e për rrjedhojë e ktheu në nivelet dhe ritmet e zakonshme vjetore të rritjes edhe kompaninë “Pelikan”.
Agjensia Pelikan u formua në vitin 1991 nga Feruz MATAJ. Nga viti 1991 deri në vitin 1994 agjensia ka operuar për shpërndarjen e Ndihmave Humanitare për Shqipërinë nga Italia dhe vendet e tjera të Europes nën emrin “Pelicano”.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Faik Curri


President i kompanisë “CURRI”
Xhiro e biznesit 2021: 13 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +30
Numri i punonjësve: 187
Vendndodhja: Tiranë

Faik Curri është një nga biznesmenët më të hershëm shqiptar. Me kompaninë e themeluar që në vitin 1995, ai është jo vetëm një biznesmen që e ka ushtruar për një kohë të gjatë aktivitetin e tij, por edhe në mënyrë të suksesshme. Dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe. “Maya Angelou, një ish-personazh i shquar i jetës amerikane thoshte “mos i bëni paratë qëllimin tuaj. Ju mund të jeni të suksesshëm vetëm në atë që doni. Shkoni në këtë jetë tek ato gjëra që doni dhe bëjeni aq mirë sa të tjerët nuk mund të heqin sytë nga ju”.
E pra këtë filozofi jete dhe pune ka patur Faik Curri. Nuk i është dashur të merret me ndonjë punë të improvizuar nga halli, nga nevoja, por ka zgjedhur të bëjë atë punë për të cilin është arsimuar, për të cilën është diplomuar e të cilën jo vetëm di ta bëjë por edhe dëshiron ta bëjë. Dhe përgjatë 27 viteve të gjitha energjitë menaxhuese, reformuese e përmirësuese i ka adresuar në rritjen dhe perfeksionimin e kompanisë së tij “Curri”, duke e bërë atë një nga kompanitë e rëndësishme në sektorin e punimeve të infrastrukturës.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


 

Robert Masha


Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Maccaferri Balkans”
Emri i kompanisë: “Maccaferri Balkans”
Xhiro e biznesit 2021: 13 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +60
Numri i punonjësve: 170

Robert Masha është një djalë i ri 34 vjecar i diplomuar për financë në Universitetin e Bolonjës. Pas diplomimit filloi karrierën në profesionin e tij si auditues po në vendin fqinj. Mirëpo një ditë eprorët e kompanisë Maccaferri e thërritën Robertin dhe i bënë me dije se e kishin emëruar në krye të kompanisë “Maccaferri Balkans” që ushtronte aktivitetin në Tiranë. Ai nuk ndjeu asnjë farë pezmatimi pse po ndërpriste një karrierë profesionale në një vend si Italia e po vinte tashmë në Shqipëri, të cilën e kishte lënë për efekt studimesh që në vitin 2006. Në një vend, ku jo pak vetë kanë ikur apo programojnë të ikin për të vazhduar punët, jetën dhe karrierat e tyre në vende perendimore. “ Në Shqipëri jetohet mirë, nëse punët i ke mirë”- thotë Roberti.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Robert Lili


Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “Illyrian Guard”
Xhiro e biznesit 2021: 14 milionë euro
Ndryshimi në % 21/20: +70
Numri i punonjësve: 1604
Vendndodhja: Tiranë

Shoqëria “Illyrian Guard” sh.a është një kompani me kapital 100 % shtetëror e krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave në 4 Prill 2019, për ofrimin e shërbimeve ndaj personave fizikë e juridikë, publikë dhe privatë. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pro- nar të 100 % të aksioneve të shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a., është Ministria e Brendshme.
Qëllimi i Shoqërisë “Illyrian Guard”, sh.a. është të ofrojë shërbime me pagesë, kundrejt subjekteve të treta, publike apo private, në fushën e rendit e të sigurisë publike, teknologjisë së informacionit dhe shërbime mbështetëse në Ministrinë e Brendshme dhe institucioneve në varësi të saj, në zbatim të kompetencave që i njihen kësaj të fundit sipas fushës së përgjegjësisë shtetërore.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Hajri Elezi


Emri i Kompanisë: Lajthiza Invest
Xhiro e biznesit 2021: 15.5 milion EURO
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Lajthizë, Pukë

Të nisesh për të shkuar në Kukës nga rruga e vjetër e Qafë Malit ka qenë dikur një sipërmarrje e vështirë, shumë dekurajuese. Ishte një rrugë që bëhej nga halli. Por akoma edhe më e vështirë duket dhe përjetohet tashmë, duke marrë parasysh komoditetin që të ofron Rruga e Kombit. Kthesat e pafundme dhe të forta, përmasat e ngushta të saj, ngjitje zbritjet i bëjnë heronj të vërtetë ata që kalojnë në këtë korridor rrugor për arsye pune apo biznesi. Këtë rrugë përdorin edhe kamionët e shumtë të kompanisë “Lajthiza Invest”, që marrin ujin e ambalazhuar nga repartet e fabrikës për ti dërguar në njësitë e distribuimit të shumicës apo pakicës. Mjafton të shkosh njëherë për vizitë tek fabrika e mirënjohur në Lajthizë dhe ajo rrugë e vjetër mes maleve shërben si përfytyrim i gjithë ecurisë 22 vjecare e kompanisë. Një rrugëtim shumë i suksesshëm i saj, por që natyrisht ka kaluar mes vështirësish e problematikash të shumta. Dhjetë vitet e fundit kanë qenë vërtetë të suksesshme për “Lajthizën”, vite gjatë të cilave ajo është shndërruar në lider i padiskutueshëm i tregut përkatës, me afro 60 për qind të totalit.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Etleva Laro


Emri i kompanisë: EFA Solution dhe Prodyn
Xhiro e biznesit 2021: 16 milionë euro
Numri i punonjësve: 1010
Vendndodhja: Tiranë

Etleva  Laro është një personazh rela- tivisht i ri i biznesit shqiptar. Jo vetëm për moshën e saj individuale, por edhe “moshën” e kompanive të themeluara nga ajo. EFA Solution është kompania e parë e krijuar prej saj në vitin 2015, kurse një vit më vonë, u krijua edhe Prodyn. Që të dyja me profil prodhimin e këpucëve. Që të dyja kompanite iu shtuan një morie kompanish të tjera të këtij sektori, vecse tek Eva Laro ka qenë primar qëllimi për të ndërtuar dhe organizuar kompanitë më të mira të sektorit. Sot, megjithëse koha e aktivitetit është e shkurtër, pra vetëm 5 apo 6 vite në veprim e aktivitet, mund të thuhet se ajo, është kthyer në një nga personazhet e rëndësishme të kësaj industrie. Me aktivitet që sa vjen e rritet. Me numër klientësh që sa vijnë e shtohen. Me organizimin e punëve që sa vjen e përsoset, duke synuar rritjen e produktivitetit të saj. Me aktivite- tin që vjen duke u modifikuar vazhdimisht, duke synuar përfubdimin e plotë të ciklit të prodhimit të këpucëve në kompanitë e saj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Vasil Llajo


Emri i kompanisë: Intermedica
Xhiro e biznesit 2021: 17 milionë euro
Numri i punonjësve: 186
Vendndodhja: Tiranë

Një mjek i mirë, kompetent e i përgjegjshëm, i dhimbsur e i kujdesshëm arrin të lërë gjurmë në jetën e individëve pacientë që “takon” gjatë ushtrimit të profesionit të tij. Me sqarimin e diagnozave. Me kurimin e problemeve shëndetësore. Me këshillat e vyera për një jetë të shëndetshme, etj. Mirëpo Dr. Vasil Llajo dëshironte të kishte një rol, një mision më të madh ndihmës në dobi të njerëzve. Dhe për të patur sukses i kishte komponentët më të nevojshëm që nevojiten për të. Kishte ëndërrën, pra, qëllimin për t’iu shërbyer sa më shumë e sa më mirë njerëzve, kishte besimin në vetëvete dhe sigurisht, kishte edhe këmbënguljen e madhe për një punë të palodhur ndër vite. Dhe ja sot “Intermedica” është një realitet i bukur, një realitet i rëndësishëm, një ëndërr e përmbushur e mjekut të njohur Llajo. Përgjatë një rruge 27 vjeçare.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”