Emri i Kompanisë: Kastrati Group (Kastrati SHA,Kastrati, Albsig etj
Të ardhurat bruto 2015: 500 milionë EURO
(Kastrati SHA 350 mln, Kastrati 100 mln, Albsig 10 mln)
Numri i punonjësve: 1000 (Kastrati SHA 700,Kastrati 300)
Vendndodhja: Durrës
Në Shqipëri janë të pakta sipërmarrjet vendase të organizuara në trajtën e një grupi të mirëfi lltë. Një prej tyre është “Kastrati” Group. Madje më i fuqishmi prej tyre. Tre kompanitë kryesore të tij, të renditura në Top 200 kompanitë më të mëdha shqiptare, Kastrati SHA, Kastrati dhe Albania Siguracion(Albsig) kanë realizuar gjatë vitit 2015 një volum aktiviteti në nivelin e mbi 450 milionë dollarëve. Mirëpo veprimtaria e grupit është më e gjerë se kaq. Sepse ai përfshin gjithashtu edhe veprimtari hoteliere, bar restorantesh, ndërtimin. Gjatë vitit 2015 pjesë e Kastrati Group u bë edhe “Autostar Albania”, kompania që merret me tregtimin e makinave të reja të markës së mirënjohur Mercedes Benz. E megjithëse ka një veprimtari kaq të gjërë, kaq të diversifi kuar, sërish Kastrati Group identifi kohet me tregtimin e karburanteve me shumicë dhe pakicë. Kur themi Kastrati nënkuptojmë menjëherë karburantet. Sepse është një veprimtari 21 vjecare e kësaj kompanie në këtë fushë. Dhe jo 21 vite aktivitet me një statust të një operatori të zakonshëm, por janë 21 vite aktivitet si lider tregu. Janë 21 vite aktivitet me rritje të përhershme nga kompania.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2016”