Emri i kompanisë: ALB-SALE-Vlora
Xhiro e biznesit 2019: 3 milionë EURO
Numri i punonjësve: 105
Vendndodhja: Vlorë
Vlora është një qytet i rëndësishëm i Shqipërisë, por ajo, si dhe shumë qytete të tjera të të Shqipërisë kanë fatin e keq që janë të varfëra sa i takon bizneseve të rëndësishme e të krahasueshëm në rang kombëtar. Shumica e bizneseve kanë përmasa lokale dhe rajonale. Por gjatë vitit 2019, një kompani vlonjate arriti të regjistrojë një performancë të mirë, cka i dha asaj “kredencialet” e duhura për tu përfshirë në bizneset më të mirë në Shqipëri. Është fjala për kompaninë ALB-SALE-Vlora. E themeluar në vitin 2009, si një kompani e re që fitoi të drejtën e koncensionit të kripës, ALB-SALE-Vlora i ofron tregut shqiptar kripë deti e përpunuar ushqimore, kripë deti industriale si dhe kripë deti gjysëm të përpunuar, prodhuar me standartin më të lartë në të gjithë rajonin. Por sikurse është e kuptueshme, për vetë produktin që tregton, kjo kompani nuk ka se si të ketë përmasa impresionuese në aspektin sasior të numrave që tregojnë volumin e aktivitetit të saj në vlerë.
Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”