Emri i kompanisë: “Coca Cola Bottling Shqipëria”
Xhiro e biznesit 2019: 36 milionë euro
Ndryshimi në % 19/18: +8.7
Numri i punonjësve: 347
Presidenti i “Coca-Cola Bottling Shqipëria”, Luca Busi është një biznesmen i madh. Një nga më seriozët e ardhur në Shqipëri nga vendi fqinj, Italia përgjatë 30 viteve që vendi ynë është e hapur karshi investitorëve të huaj. Por ai është edhe një njeri i madh. Një person që edhe biznesin, edhe jetën i konkretizon mbi bazën e vlerave njerëzore. Mirësjella e dukshme, thjeshtësia, korrektesa, serioziteti e mirëkuptimi janë cilësitë që evidentohen qoftë edhe me një takim të shkurtër me të. Takimin në kuadër të Botimit Kombëtar të radhës, Biznesi Shqiptar: Më të Mirët e kishim lënë në një lokal të Tiranës. Pa protokoll, por si dy persona që njihen prej kohësh me njëri tjetrin. I kujtoj Lucas se në një takim tjetër të po kësaj natyre, kohë më parë, i thashë se CCBS kishte arritur treguesit më të mirë të të gjithë historisë së saj. Dhe z. Busi më kishte thënë plot optimizëm që “viti në vazhdim do të jetë akoma dhe më i mirë”. Dhe shifrat që dëshmojnë ecurinë e “Coca-Cola Bottling Shqipëria” e përligjin plotësisht kënaqësinë dhe krenarinë e tij. Sepse gjatë vitit 2019, CCBS i avancoi në mënyrë domethënëse treguesin e një viti më parë.
Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”