JETMIR BILLA

Administrator i kompanisë “Billa & Co” Shpk
Emri i kompanisë: “Billa & Co” Shpk
Të ardhurat bruto 2014: 7.6 milionë EURO
Numri i punonjësve: 35
Vendndodhja: Tiranë

Është e vërtetë që koha e hyrjes në biznes ka rëndësi dhe ndikim për ecurinë dhe protagonizmin e një kompanie. Sa më shpejt të kesh zënë “llogoren” në një sektor të caktuar, aq më e forte është fuqia konkuruese e jotja. Por e vërtetë është gjithashtu se në biznes nuk ka hierarki të dhënë njëherë e përgjithmonë. Pra, kush është futur herët në biznes duhet të jetë patjetër në pozita të forta, e kush është future më vonë, duhet tëpajtohet me një pozicion të dobët të tregut respektiv. Në biznes duket se ka një ligj të pashkruar: asnjëherë nuk është vonë, asnjëherë nuk duhet te dekurajohesh por duhet te luftosh per te arritur objektivat e vendosura.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

HELIDON RUGJA

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “Koral Fish”
Të ardhurat bruto 2014: 7 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +10
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Durrës

Përpara dy viteve, teksa kryenim analizat ekonomiko-financiare, conform metodikës sonë të përgatitjes së botimit: “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët” na kishin bërë përshtypje positive treguesit e kompanisë “Koral Fish”. Sikurse mund të nënkuptohet lehtë nga emërtimi e krijuam një ide se mund të bëhej fjalë për një kompani që operonte me peshkun si lëndë e parë. Më pas, kur morëm kontakt me drejtuesin e kompanisë, z. Helidon Rugija, u ndeshëm me një realitet me të vërtetë impresionues. Një realitet që tregonte atë cfarë kemi konstatuar prej shumë kohësh. Që biznesmenët shqiptarë janë të ndarë në dy kategori kryesore: ata që kanë fytyrë, por skanë ndonjë biznes me impakt për vendin dhe nga ana tjetër, ata që kanë biznes real e të rëndësishëm, por që skanë qejf dukjen.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

RAMË GECI

President i GECI Group
Emri i kompanisë: GECI
Të ardhurat bruto 2014: 7.5 milionë EURO
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Tiranë

Nëqoftëse do bëjmë një retrospektivë të biznesit shqiptar në 25 vite, me qëllim seleksionimin e 10 ideve apo veprimeve më brilante, sigurisht që në top 10-shë do të bëjë pjesë edhe blerja e Tirana International Hotel prej biznesmenit Ram Geci. Jo rrallë në jetë të imponohen situata, të cilat duhen zgjidhur. Jo rrallë ndodhesh përpara situatave, të cilat kërkojnë të marrësh vendimet e duhura. Në të tilla situata janë prej vitesh ata biznesmenë që kanëoperuar në sektorin e ndërtimit dhe infrastrukturës. Fillimisht ndërtimi i një kompanie me një specializim të tillë ishte një veprim i arsyeshëm. Sepse, një nga aspektet e zhvillimit të vendit do të ishte patjetër rehabilitimi dhe rregullimi i infrastrukturës.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

GENC MATAJ

President i kompanisë së transportit “Pelikan”
Emri i kompanisë: Pelikan
Të ardhurat bruto 2014: 8 milionë EURO
Numri i punonjësve: 120
Vendndodhja: Durrës

Kushdo që ka arritë të ngrejë e të bëjë funksionale një kompani transporti, sigurisht që ka bërë një veprim të arsyetuar biznesi. Si cdo vend tjetër, edhe Shqipëria karakterizohet nga fluks i madh lëvizjeje të mallrave që vijnë e shkojnë nga anekënd botës. Janë miliarda euro mallra, të cilat duhen lëvizur në hapësira të ndryshme. Me këtë sic duket shpjegohet edhe fakti që në sektorin e transportit ka me dhjetëra, për të mos thënë me qindra subjekte. Mirëpo, sic do sector tjetër, edhe transporti ka të dalluarit e tij. Ose më saktë ka më të mirët e tij. Ka disa kompani që mund të jenë të denja për një përcaktim të tillë, por kompania që paraqet tregues më të stabilizuar, kompania që ka një sërë treguesish në nivel të mirë është “Pelikan”.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KOMPANIA PROFARMA

Të ardhurat bruto 2014: 9 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +5
Numri i punonjësve: 184
Vendndodhja: Tiranë

Po qe se i hedhim një sy listës së top 200 kompanive shqiptare do të vërejmë se sektori farmaceutik përfaqësohen nga disa kompani në këtë llistë. Nëse do të gjykonim pra, thjesht vetëm nga madhësia, atëhere kompania “PROFARMA” do të ishte e “humbur”, pasi para saj renditen 3 kompani të tjera që operojnë në tregun farmaceutik. Madje, këto kompani kanë kryer një aktivitet në përmasa shumë më të mëdha se se ka realizuar “PROFARMA”. Vecse, nisur nga metodika jonë e vlerësimit, një metodikë që përmbledh një numur të caktuar indikatorësh, atëhere sërish ne konkludojmë se “PROFARMA” është kompania më e mirë në tregun farmaceutik shqiptar edhe për vitin 2014.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KOMPANIA AIBA

Të ardhurat bruto 2014: 9 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +25
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Durrës

Gjatë vitit 2014, në sektorin e ritjes së shpendëve dhe rritjes së vezëve ndodhën disa ndryshimë të rëndësishme. Një nga protagonistet kryesore të këtij tregu, ndër vite, falimentoi, duke krijuar një farë vakumi në prodhimin e përgjithshëm të vezëve në Shqipëri. Për rrjedhojë cmimi i këtij produkti pësoi një rritje të ndjeshme, nga konstantja e tij. Mirëpo, kjo dukuri nuk zgjati shumë, sepse AIBA, kompania lider e sektorit ia doli ta stabilizoi tregun nëpërmjet nëpërmjet rritjes së kuotave të prodhimit. Ia doli të reduktojë efektin negative të konkurentes së saj të falimentuar e të shtojë ofertën në treg të vezëve të proshuar prej AIBA. Meritën e kompanisë AIBA në këtë aspekt e konfi rmojnë edhe numrat.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

KOMPANIA INDITEX ALBANIA

Emri i kompanisë: Inditex Albania
Të ardhurat bruto 2014: 9 milionë EURO
Numri i punonjësve: 150
Vendndodhja: Tiranë

Imagjinoni për një cast gjendjen në të cilën ndodhet sektori i qendrave tregtare në Shqipëri. Gjykuar nga disa tregues të rendë- sishëm sikurse janë të ardhurat e popullisisë, infl acioni apo papunësia, që në fund të fundit përcaktojnë fuqinë blerëse të popullatës konkludohet se Shqipëria ka sipërfaqe të qendrave tregtare minimumi dy herë më shumë se sa nevojat. Ose me saktë se cështë në gjendje të suportojë ekonomia shqiptare. Por, megjithëse situate nuk është optimiste për sektorin në tërësi, operatorët e këtij tregu e kanë një pikë referimi e arsyetimi se si duhet të veprojnë për ti shpëtuar konkurencës me njëri-tjetrin. E kanë një shembull konkret se si duhet vepruar për të mos u klasifi kuar tek humbësit, por tek fi tuesit e luftës brenda sektorit. Thënë thjesht dhe shkurt, ata duhet të gjejnë klientë si kompania Inditex.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

PROLETAR HASANI

Administrator i kompanisë PapMetal Impex
Të ardhurat bruto 2014: 9.5 milionë EURO
Ndryshimi në % 14/13: +2%
Numri i punonjësve: 30
Vendndodhja: Durrës

Në Shqipëri funksionojnë disa fabrika të prodhimit të produkteve metalike, sikurse janë tubot e madhësive dhe formave të ndryshme. Kapacitetet prodhuese mendohet të jenë shumë herë më të mëdha se sa nevojat që ka vendi. Vetëm kapaciteti i fabrikës PapMetal mjafton për të përmbushur nevojat vendase. Megjithatë, edhe pse kemi të bëjmë pra me një treg të superbombarduar me investime e të superpopulluar me subjekte, ai e ka liderin e saj. PapMetal Impex vazhdon prej vitesh të udhëheqë tregun e prodhimit të produkteve metalike. Me afro 10 milionë euro, të ardhura bruto, të siguruara gjatë vitit 2014, kjo kompani renditet në vendin e 180 ndër kompanitë më të mëdha shqiptare.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

NIKOLIN LLESHI

President i “Alba Shoes Group”
Emri i kompanisë: “Alba Shoes Group”
Të ardhurat bruto 2014: 10 milionë EURO
Numri i punonjësve: 1800
Vendodhja: Lac, Kamëz, Vlorë, Corovodë

Në jetën e gjithkujt vjen një moment kur është pashmangshme, madje eshtë e nevojshme, kryerja e një retrospective në emër të dhënies së një përgjigjeje karshi pyetjeve të thjeshta. Cfarë kam arritur në jetë, cfarë kam bërë për të qenë dikushi, a e kam konsumuar jetën thjesht në mënyrë parazitare e fi ziologjike apo i kam dhënë kuptim asaj duke e interpretuar atë si një mission? Dhe për këtë mjafton të bëhet një krahasim i thjeshtë i të sotmes me statusin që kishte secili në startin kolektiv për diferencim që nisi në vitin 1990. Nëse do arsyetojmë kështu-dhe gjykojmë se arsyetojmë drejt- Nikolin Lleshi është një person që duhet të ndjehet më tepër se i lumtur. Sepse metamorfoza që ai ka pësuar, nga një punonjës i zakonshëm dikur, në President i një grupi të fuqishëm ekonomik në sektorin e prodhimit të këpucëve është e shumëdëshiruar nga gjithkush.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”

ILIR LINZA

Administrator i Përgjithshëm i kompanisë FPM Tutto Mobili (Fabrika e Prodhimit të Mobiljeve)
Emri i kopmanisë FPM Tutto Mobili
Të ardhurat bruto 2014: 10 milionë EURO
Numri i punonjësve: 166
Vendndodhja: Tiranë

Drejtuesi i Fabrikës së Prodhimit të Mobiljeve FPM Tutto Mobili, Ilir Ilnza është një person që suksesin që ka arritur e përjeton me modesti dhe krenari. “Shikoni se ka edhe kompani të tjera të mira në fushën e prodhimit të mobiljeve”- na tha ai para disa vitesh. E vërteta është se fabrika, reparte dhe kompani të tregtimit të mobiljeve ka shumë. Ka aq shumë sa mjafton vetëm një testim vizibël për tu bindur në sasinë e tyre. Mirëpo, ndonëse subjektet në këtë fushë janë të panumurta, askush prej tyre nuk mund ti afrohet FPM-së. Askush prej tyre nuk mundet të fi tojë as statusin e sfi duesit të FPM-së.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2015”