Shpëtim Luku
Të 3 milionë shqiptarët rezultojnë se pijnë mesatarisht cdo vit secili sasi pijesh alkolike dhe rakije që maten me gramë. Nuk është e rëndësishme të thuhet nëse kjo sasi konsumi është e madhe apo e vogël, por ajo që është më e rëndësishmja ka të bëjë me faktin nëse kjo sasi e deklaruar si biznes zyrtar në organet kompetente të shtetit është e vërtetë apo jo. Pra nëse ky është tregu real shqiptar i pijeve alkolike apo jo? Pasi pikëpyetjet që ngrihen dhe që e vënë në dyshim të thellë madhësinë e këtij tregu nuk lidhen me ndonjë statistikë të dhënë nga institucionet shtetërore rreth konsumit real, por me kryqëzimin e të dhënave të marra nga drejtime të ndryshme. Pra me të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe atyre të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Tek institucioni i parë sigurohen të dhëna që tregojnë importin e “lëndës së parë” për industrinë e pijeve alkolike, që është rrushi, kurse në të dytën, të dhëna që raportojnë konfigurimin e tregut mbi bazën e produktit të gatshëm. Dhe ja cfarë rezulton nga ky krahasim shifrash? Rezulton pra që sasia e konsumuar prej shqiptarëve të pijeve alkolike dhe rakisë matet me pak qindra gramë, ndërkohë që e vërteta është ndryshe. Sasia e konsumuar është shumë e shumë herë më e madhe, mirëpo këto produkte prodhohen e tregtohen në masën 95 për qind të tyre në mënyrë artizanale dhe ilegale. Janë bërë disa përpjekje nga ana i institucioneve shtetërore, nga ana e Ministrisë së Financave për të futur nën juridiksionin e administratës fiskale këta lloj prodhuesish, mirëpo përfundimisht duket se shteti ka ngritur duart lart, duke u dorëzuar përballë informalitetit të këtij sektori.
Një mal me rreziqe e kosto
Një biznes kaq delikat, që lidhet me sigurinë e jetës së njerëzve, nuk mund të jetë kurrsesi kaq i shpartalluar. Nëse është i tillë aktualisht, askush nuk mund të garantojë për “reaksionet” që shkakton konsumi i produkteve të prodhuara në mënyrë ilegale. Ka shumë përvoja të hidhura ku konsumi i produkteve alkolike është bërë shkak i ngjarjeve tragjike, mirëpo nuk ka pse të pritet që patjetër duhet të ketë ngjarje ekstreme për të kthyer vëmëndjen e bërë kujdesin e duhur kundrejt këtij tregu. Nga ana tjetër, jo pak humbet edhe vetë buxheti i shtetit. Janë miliona dollarë, që përfaqësojnë paratë që ai duhet ti arkëtonte për llogari të tij, por që në fakt nuk i merr vetëm pse tregu funksionon në këtë mënyrë. Dhe nuk janë pak para po të kujtojmë se sikundër në tregun e pijeve alkolike, shuma të tilla humbasin edhe në tregje të tjera, cka bën që sasia e paarkëtuar të arrijë shumë të konsiderueshme, Nga ato për të cilat negociohet me vite me institucione ndërkombëtare.
Por të humbur janë edhe operatorët ligjorë të këtij tregu. Ata që nga kjo mënyrë e pandershme konkurimi iu kthehet dizavantazh shumë të madh korrektesa fiskale. Ata që investimet e tyre i kanë realizuar mbi përfytyrimin e një ekonomie ligjore e të formalizuar. Ata që nëpër kantinat e fabrikat e tyre kanë dhjetra punëtore. Ata që nëpërmjet produkteve të marketuara janë përgjegjës para ligjit e konsumatorit. Pra, ata persona që normalisht kërkojnë avokatinë dhe bashkëpunimin e shtetit, por që deri tani këto nuk po duken.
Kantina e pijeve alkolike, “Aquila Liquori” është më e madhja në vend. Duke investuar në mënyrë të vazhdueshme për garantimin e produkteve cilësore dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese, ajo ka mundur që jo vetëm të plotësojë nevojat e vendit, sikur ky sektor të ishte i formalizuar, por edhe më tej. Mirëpo, nëse sa i takon ecurisë së tregut të brendshëm, pritshmëritë e kompanisë nuk janë realizuar-nga faktorë që nuk varen prej saj-ajo e ka kompensuar këtë me eksportin. Nevoja për të siguruar tregje të reja ka bërë të mundur që “Aquila Liquori” të kthehet në një kompani protagoniste në eksport, duke prodhuar Whisky, Brandy dhe Gin për tregjet e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë dhe Kinës. Vetëm gjatë vitit 2018, eksportet e kësaj kompanie kapën kuotën e mbi 7 milionë eurove. Kontratat e lidhura në afatgjatë prej saj, i forcojnë ndjeshëm perspektivën kësaj kompanie, e shmangin atë nga varësia e një tregu që nuk ka asnjë rregull e nuk respekton asnjë ligj brenda territorit të Shqipërisë, por demonstron edhe një shembull se kur një kompani prodhon produkte cilësore dhe nëpërmjet tyre e ka aftësinë konkuruese edhe në tregjet ndërkombëtarë, atëhere ajo ndjehet mëse e sigurtë. Aj0 cfarë kanë realizuar pronarët e Aquila-s është një nga shembujt më të mirë që tregon rrugën që duhet të ndjekin pronarë të tjerë biznesesh, të cilët ankohen për madhësinë e tregut shqiptar. Pa eksport, ditë më të këqija do të vijnë.