Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “Maccaferri Balkans”
Xhiro e biznesit 2022: 23 milionë euro
Ndryshimi në % 22/21: +50
Numri i punonjësve: 160
Vendndodhja: Durrës
Nëse ndodhesh për një takim pune me Administratorin e Përgjithshëm të “Maccaferri Balkans”, Robert Masha në kompaninë që ai drejton, e ke të pamundur ti shpëtosh ftesës së tij për të bërë një vizitë në ambientet e saj. Dhe është një ftesë mëse e përligjur nga ana e tij. Është një ftesë e vlefshme. Sepse nëpërmjet një guide në ambientet e kompanisë, ti bëhesh dëshmitar i një kapërcimi të madh sasior dhe cilësor që ka pësuar “Maccaferri Balkans”, kompania që operon që prej 14 vitesh në Shqipëri. E zhvendosur tashmë në ambientet e reja në Xhafzotaj të Durrësit dhe si rezultat i investimeve të rëndësishme të kryera gjatë vitit 2022, prej më shumë se 4 milionë euro, “Maccaferri Balkans” tashmë ka rritur përmasat e tij. E ushtron aktivitetin në një territor prej 40 mijë metra katror, ku vetëm sipërfaqja e fabrikës është 15 mijë metra katror. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, numri i linjave industriale është rritur nga 4 që ishin më parë në 12, duke shtuar kështu gamën e produkteve që prodhon dhe eksporton kjo kompani.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”