Drejtor i Përgjithshëm i FPM Group
Emri i kompanisë: FPM Tutto Mobili (Fabrika e Prodhimit të Mobiljeve), Best Seller
Xhiro e biznesit 2022: 26 milionë euro
Numri i punonjësve: 350
Vendndodhja: Tiranë
Eshtë një kategori personash, të cilët, për nga suksesi afatgjatë që kanë siguruar ndër vite, nëpërmjet kompanive të tyre, futen tek brezi i artë i biznesit shqiptar. Mund të përmendim shumë të tillë, por pa diskutim nuk duhet të harrojmë kurrsesi në këtë listë edhe Ilir Linzën. Me biznes të filluar mbi 20 vite më parë, në fushën e prodhimit të mobiljeve, ai ka mundur të sigurojë sukses vit pas viti, të rrisë e zgjerojë aktivitetit në të njëjtën fushë vit pa viti, të modernizojë aktivitetin e tij nëpërmjet inovacioneve të shumta vit pas viti. Edhe pse fusha ku ushtron aktivitetin e tij është tepër e “rrahur”, duke patur një mori subjektesh pa fund, duke se Ilir Linza me FPM-në e tij duket se e ka patur garën në Shqipëri vetëm me veten. Dhe në fakt me veten e ka patur vërtet. Sepse vetë fizionomia e aktivitetit të FPM-së ka qenë e tillë, si një fabrikë e cila prodhonte produkte vetëm për eksport.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”