Adrian Nallbani


Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “AMA Recycling”

Xhiro e biznesit 2022: 27.5 milionë euro

Ndryshimi në % 22/21: +30

Numri i punonjësve: 50

Vendndodhja: Tiranë

Janë disa kompani që kanë emra aq kuptimplotë, saqë menjëherë e kupton natyrën e tyre të biznesit. Objektin e veprimtarisë që ushtrojnë. Fizionominë e aktivitetit që kanë. Si psh AMA Recycling, të cilën, aksionerët e saj e kanë emërtuar në atë mënyrë që të krijon menjëherë idenë me cfarë merret ajo. Thelbi i aktivitetit të AMA Recycling është grumbullimi dhe përpunimi i metaleve të ndryshme, kryesisht mbeturina alumini. Kompania është e specializuar në transformimin e mbetjeve të aluminit dhe në lidhje metalesh, të cilat më pas përdoren në industrinë automobilistike, në industrinë e prodhimit të enëve të guzhinës si dhe në industri të tjera. Kjo falë karakteristikave të aluminit, i cili është plotësisht i riciklueshëm. Ndaj kemi të bëjmë me një aktivitet me vlera të mëdha në mjedis që lejon ruajtjen e burimeve energjitike dhe natyrore.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”