Proletar Hasani


Administrator i kompanisë “Albsteel”

Xhiro e biznesit 2022: 29 milionë euro

Ndryshimi në % 22/21: +33

Numri i punonjësve: 50

Vendndodhja: Durrës

Kompania “Albsteel” quhet ndryshe edhe “Qendra e shërbimit të metalit”. Jo rastësisht, pasi gama e produkteve të metalit dhe e shërbimeve që ofrohen në të është aq e madhe sa e justifikon plotësisht këtë referim. Në “Albsteel” prodhohen profil tubolar rrethor, profil tubolar katror, profil tubular drejtkëndor, profile tubolare special, llamarinë tabak, llamarinë e riguar pikë loti, llamarinë e riguar baklava, profil celiku katror, profil celiku lama, profil celiku rrethor, profil celiku ele barabrinjase, profil celiku T, trarë celiku UPN, trarë celiku IPE, trarë celiku HEA, trarë celiku HEB, trarë celiku IPN. E gjithë kjo gamë produktesh dhe sasitë që prodhohen e tregtohen në vit nga ato, me cilësinë dhe standartet e Bashkimit Europian e kanë kthyer Albsteel & Papmetal grupin më të madh në rajon në prodhimin e profileve tubolare prej llamarine çeliku të prodhuar në të ftohtë, të ngrohtë & të galvanizuar.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”