Kompania B.M Group


Emri i kompanisë: B.M Group

Xhiro e biznesit 2022: 24 milion EURO

Numri i punonjësve: 200

Vendndodhja: Koplik

Kompania B.M e nisi aktivitetin e saj në vitin 2004 në Koplik, si një kompani me natyrë biznesi dustribucionin dhe tregtimin e produkteve shumë cilësore në tregun shqiptar. Përgjatë 20 viteve ajo është shndërruar në një kompani të madhe e të suksesshme duke njohur cdo vit performanca impresionuese. Gjatë vitit 2022 shënoi ndoshta më të mirën në karrierën e saj. Me xhiro biznesi mbi 2.8 miliardë lekë e me një fitim prej afro 800 milionë lekë B.M arriti të renditet ndër kompanitë kryeore të biznesit shqiptar. Por në rrugën e saj të biznesit B.M ia ka dalë të shndërrohet në një grup të mirëfilltë. Ndryshe nga të tjerët, që janë bërë të tillë nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve, B.M ka marrë përmasat e grupit nëpërmjet zgjerimit të aktivitetit të saj në territore e shtete të tjera si në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Slloveni, Greqi, UK, USA, Itali etj. Pra duke distrubuar e tregtuar produkte të cilësosë premium. Dhe ja cilat janë disa nga këto produkte.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”