Administratore e Përgjithshme e kompanive Prodyn dhe EFA Solution
Xhiro e biznesit 2022: 26 milionë euro
Ndryshimi në % 22/21: +40
Numri i punonjësve: 1010
Vendndodhja: Tiranë
Kur hipermarketi Praktiker, i vendosur përbri urës së Kodër Kamzës u mbyll, destinacioni i mëtejshëm i këtij ambienti përbënte një pikëpyetje të madhe për pronarët e saj. Pasi edhe kandidatë potencialë që të mund të përqëndronin aktivitetin e tyre në një ndërtim të tillë specifik nuk kishte shumë. Mirëpo fati i tyre ishte se një vajzë e re i kishte vënë vetes një qëllim: të bëhej biznesmene. Dhe jo vetëm kaq, por kishte një ide të madhe biznesi dhe vizionin për të. Por edhe kjo nuk mjaftonte. Sepse përvec tyre kishte edhe energjinë, vullnetin për ta vënë në jetë atë. Dhe për 7-8 vite ideja e saj e biznesit, e konkretizuar në ngritjen e fabrikave të prodhimit të këpucëve Prodyn dhe EFA Solution është verifikuar që ka qenë vërtet ide e madhe. Pasi të dyja këto fabrika, jo vetëm që janë një realitet I rëndësishëm në industrinë shqiptare të kësaj natyre, por nga ana tjetër ato kanë fituar një status të rëndësishëm prej protagonisti. Me aktivitet që sa vjen e konsolidohet, me aktivitet që sa vjen e përmirësohet, me performanca që sa vijnë e rriten.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”