Administrator i “YURA Corporation Albania” sh.p.k
Xhiro e biznesit 2022: 46 milionë euro
Ndryshimi në % 22/21: +25
Numri i punonjësve: 1698
Vendndodhja: Fier
Sikur të bëhej një renditje e investimeve të huaja të negociuara nga Agjensia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, “Yura Corporation Albania” do të ishte padyshim një ndër krenaritë e saj. Përkundër ndoshta edhe pritshmërive të vetë investitorëve të huaj, kompania koreane, e cila ka filluar aktivitetin në mënyrë të plotë në Shqipëri në vitin 2019, është shembull i një suksesi të shpejtë. Pasqyrë e mirë që tregon se kur llogaritë bëhen të sakta, edhe frytet nuk mungojnë. Por nga ana tjetër edhe dëshmi e faktit se Shqipëria është një ambient i mirë për të bërë biznes, sidomos nga kompani të huaja të kësaj natyre. Në vitin 2018, Yura Corporation aplikoi pranë Agjensisë së Zhvillimit të Investimeve të Huaja dhe Komitetit të Investimeve Strategjike për statusin e investitorit Strategjik. Dhe sapo e siguroi këtë status, nuk ngurroi por filloi nga puna, duke ngritur në Fier fabrikën për prodhimin e kabllove elektrikë për automjete. Deri tani cdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve, por ndoshta edhe pak më mirë se kaq.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”