Fatos Cerenishti

Emri i kompanisë:  Grand Blue Fafa
Investimet:  15 milionë EURO
Numri i punonjësve:  200
Vendndodhja:  Durrës

Jo rrallëherë nëpër ambiente të ndryshme Shqiptare dëgjohet shprehja “nuk bëhet ky vend”. Sigurisht, është një shprehje që lëshohet nga goja e të dekurajuarve, të dëshpëruarve, nihilistëve, pesimistëve, personave që shohin vetëm negativisht. Por e vërteta është ndryshe. Ky vend bëhet dhe do të bëhet. Atë do ta bëjnë njerëz të punës, të sakri fi cave, njerëz të s fi dave, persona vizionare e largpamës si Fatos Cerenishti. Dhe nuk do ta bëjnë këtë duke predikuar teori e fjalë, sic bëjnë jo pak persona, por nëpërmjet veprave konkrete. Duke afruar e homologuar realitetin tonë me atë të “vendeve të bëra” nëpërmjet veprave konkrete. Para pak kohesh biznesmeni Fatos Cerenishti përuroi kompleksin “Grand Blue FAFA” në Golem të Kavajës. Është një investim prej më shumë se 15 milionë euro në formën e një kompleksi turistik gjigand me mbi 300 shtretër, me pishina, me restorante madhështorë vetëshërbim dhe alla carte, ambiente argëtimi, beach bar, Bar “Mondo”, vend për joga, salla masazhi e palestre etj. Vetëm holli i njërës prej 3 strukturave hoteliere është afro 2500 metra katror. Gjithçka është e ideuar, ndërtuar e kuruar deri në detaje. Nëse je në “Grand Blue FAFA” fare mirë mund të ngatër- rohesh e mund të kujtosh se je në një nga resortet e Antalias, Kemerit apo Sides, në ato resorte ku shqiptarët kanë vite që shkojnë shpesh e që kthe- hen prej andej me shijen e një evenimenti. Në fakt, edhe “Grand Blue FAFA” tek këto resorte e ka shtysën dhe motivimin. Kur Fatos Cerenishti shkonte vite më parë në këto resorte, nuk është se pushonte në kushte qetësie absolute. Karakteristika e njerëzve të punës dhe biznesit është se realitetin e shikojnë dhe e shqyrtojnë me interes. E shikojnë në mënyrë inspiruese.Ndaj ai, teksa i shikonte e shijonte ato, teksa impresionohej prej tyre, nuk mund të pranonte konkluzionin fatal që resorte të tilla nuk mund të ngriheshin e të kishin sukses në Shqipëri, përderisa dy elementët kryesorë, dielli dhe deti janë me shumicë. Ndaj dhe e fi ksoi si një objektiv të vetin, si një qëllim të tijin, si një sfi dë që duhej përmbushush ngritjen e një resorti të tillë në vendin tonë. Mirëpo, nëse kemi një shkëputje kohore mes periudhës kur i nxitej ideja, me atë të realizimit të saj, kjo shpjegohet vetëm me faktin se jo cdo gjë varet prej një biznesmeni, sidomos në turizëm. Një rol të madh ka edhe infrastruktura që është përgjegjësi e shtetit. Deri para pak kohësh Durrësi ka qenë një bregdet me gropa septike, pa impiant të pastrimit të ujërave të zeza, me prob- lem në furnizimin me ujë dhe energji elektrike. Reduktimi në minimum apo edhe eleminimi i këtyre barrierave krijon premisat për investime të mirëfillta në turizëm. Dhe sapo impianti i pastrimit të ujerave të zeza përfundoi dhe shërbimet e tjera u përmirësuan, biznesmenë si Fatos Cerenishti u përgjigjën me investimet e duhura, duke ndërtuar struktura turistike të mirë fi llta. Madje jo vetëm kaq, por edhe me investime suplementare që rregullojnë zonën në tërësi, por që në fakt duhet të kryheshin nga shteti sic mund të jetë një rrugë, apo shëtitorja 3-4 km e gjatë. Në këtë mënyrë, Fatos Cerenishti dhe pak të tjerë deri më tani janë pionierët e turizmit të mirëfi lltë në Shqipëri. Nëse ka kaq e kaq vite që thuhet se turizmi duhet të jetë një nga tre prioritetet e vendit, persona si Fatos Cerenishti janë duke bërë të mundur konkretizimin e tij. Sepse këtu bëhet fjalë për turizëm të mirëfilltë, pra sjelljen e turistëve nga jashtë për të pushuar në plazhet shqiptare. Pushues nga Polonia, Suedia, Norvegjia e Cekia kanë mbushur të gjitha dhomat e kompleksit “Grand Blue Fafa” dhe kjo jo vetëm thjesht për dy muajt e verës Korrik e Gusht, por për një sezon më shumë se 4 mujor.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

 

Recent Posts

SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More
SHPETIM LUKU/ Ushtria e mashtruesve të telemarket
Vins Vaughn, Ed Harris dhe Julia Ormond janë disa prej kastit të aktorëve të filmit Prime Gig, realizuar diku nga  fillimi i viteve 2000. Pendleton "Penny" Wise, një telemarketist i talentua...
October 12, 2023 Read More
Elisabeta Hysi
Drejtoreshë e përgjithshme e kompanisë GJERGJI H TEXTILE Emri i kompanisë: Gjergji H Tekstile Xhiro e biznesit 2022: 1 milion EUR Numri i punonjësve: 25 Vendndodhja: Tiranë Si kanë arritur deri...
October 3, 2023 Read More
Julian Bërxulli
Administrator i kompanisë “AMBRA” Emri i kompanisë: AMBRA Xhiro e biznesit 2022: 4.5 milion EURO Numri i punonjësve: 450 Vendndodhja: Durrës Qëkurse mori në duar “timonin” e...
October 3, 2023 Read More
Kompania AK-Invest
Emri i kompanisë: AK-Invest Xhiro e biznesit 2022: 6 milionë euro Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Tiranë AK – Invest, shoqëri aksionere e regjistruar me vendim të Gjykatës Tir...
October 3, 2023 Read More