Emri i kompanisë: Alumil Albania
Xhiro e biznesit 2017: 15,3 milionë euro
Numri i punonjësve: 196
Vendndodhja: Tiranë
Në panoramën e biznesit shqiptar, nuk janë të pakta kompanitë që kanë siguruar një sukses të qëndrueshëm që nga casti i krijimit të tyre e në vazhdim. Nëse do të donim të jepnim një shembull të tillë për ilustrim, kjo është një detyrë e lehtë dhe mendja na shkon vetëvetiu tek “Alumil Albania”. E themeluar rreth 20 vite më parë, kjo kompani ia ka dalë mbanë që të jetë lider I tregut ku operon, ia ka dalë mbanë të fitojë garën me konkurentët e saj pothujase cdo vit kalendarik. Madje, ndryshe nga konkurentët e tjerë të saj, të cilët i kanë bërë modofikime të vazhdueshme aktivitetit të tyre si rrjedhojë e vështirësive që kanë hasur dhe përpjekjeve për të siguruar perspektiva të reja, “Alumil Albania” ka vazhduar me konseguencë atë aktivitet për të cilin është krijuar. Pra prodhimin e matërialeve të ndryshme të nevojshme për sektorin e ndërtimit, si:
-Sisteme profilesh alumini të çertifikuara, për përdorim arkitektural
-Profile Industriale
-Panele të Përbërë (J-Bond),
-Flete Polikarbonati (Materiale Speciale Plas- tike)
-Sisteme Automatike
-Interiere (dyer sigurie, dyer të brendshme, etj.)
-Aksesorë Alumini & Plastike
-Sisteme fotovoltaike
Marka ALUMIL dhe produktet e shoqërisë janë të mirënjohura në tregjet ndërkombëtare në Evropë, SHBA, Lindjen e Mesme dhe në Rusi.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”