Skënder Pashaj

Xhiro e biznesit 2017:  17,4 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 27
Numri i punonjësve:  1050
Vendndodhja:  Kamëz Tiranë

Që një kompani të quhet realisht e suksesshme ajo duhet të plotësojë disa kushte. Së pari duhet që në raport me konkurentët e saj të ketë tregues më të avancuar sa i takon volumit të aktivitetit që ka bërë për vitin që shqyrtohet. Së dyti duhet të ketë rentabilitet, pasi është e pakuptueshme që, edhe nëse ke numra që tregojnë volum aktiviteti, sërish ato nuk dëshmojnë gjë, po qe se nuk shoqërohen me fitim. Kushti i tretë është dinamika e aktivitetit. Pra nëse aktiviteti i komanisë ka ardhur në përmirësim nga një vit më parë apo në përkeqësim. E pra, kompania “FITAL” rezulton ta ketë patur vitin 2017, një vit mëse të suksesshëm sepse të treja kushtet që përmendëm më lart përmbushen më së miri. Sa i takon xhiros së biznesit kompania realizoi një volum aktiviteti prej afro 18 milionë eurosh. E krahasuar me vitin paraardhës, aktiviteti i saj shënoi një rritje prej prej afro 25 për qind. Dhe trendi i rritjes, sidomos në këtë ritëm nuk është i zakonshëm në kompanitë shqiptare, sidomos në ato që operojnë në sektorë të vështirë sikurse është prodhimi i produkteve të ndryshme. Kjo e bën vitin e FITAL-it akoma edhe më të suksesshëm. Por ajo që e cimenton përfundimisht këtë konkluzion është fitimi i realizuar nga kompania. Me afro 1.6 milion euro fitim të siguruar gjatë vitit të kaluar, FITAL rezulton si një nga kompanitë e vetme të industrisë së prodhimit të këpucëve që siguron një fitim të pranueshëm dhe të kënaqshëm. Ky tregues është i krahasueshëm edhe me atë të kompanive të tjera sepse jo më kot, FITAL arrin të renditet në vendin e 111 midis kompanive me fitimin më të madh në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Eleni Babameto

Emri i kompanisë:  TEUTA DURRES
ardhurat bruto 2017:  16 milionë EURO
Numri i punonjësve:  130
Vendndodhja:  Durrës

E themeluar në vitin 1994, shoqëria “Teuta Durrës”, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Aktiviteti i saj që në fillim ka qenë i fokusuar në fushën e import-eksportit, prodhimit dhe shpërndarjes së artikujve ushqimor, me bazë si orizi, sheqeri, mielli, fasule, niseshte, vaj i lulediellit,etj. Ne fi llimet e viteve 90 per shkak te ndryshimeve ekonomike te kesaj periudhe shume ndermarje nuk i rezistuan dot situatave te reja te tregut , por fale drejtimit me integritet profesional nga ana e Eleni Babameto ne pozicionin e specialistes kimiste menaxhimi i punes vazhdonte normalisht. Udhehequr nga keto synime tashme drejtimi i kesaj kompanie private ishte besur Eleni Babameto nga investitoret e huaj. Me shume perpjekje dhe aftesi drejtuese Eleni arriti qe te rriste aksionet e saj gradualisht nga 10% fillestare deri 100% duke filluar nga viti 2009. Sot shoqeria TEUTA DURRES eshte 100% nje kompani shqiptare me te vetmit aksionere bashkeshortet Babameto me dy djemte e tyre. Aktiviteti i kesaj shoqerie eshte nje vazhdim i natyrshem duke mbetur gjithnje ne fushen e industrise se paketimeve ushqimore. Sigurisht historia e kesaj firme eshte nje histori suksesi, por a mund te arrihet lehtesisht kjo? Duhet te nderthuren disa faktore por kryesore jane aftesite, pasioni dhe puna. E nisur nga nga ky mison inxhinierja kimiste do te ndiqte rrugen e saj pikerisht ne ate sektor ku kishte punuar qe nga mbarimi i shkolle, ne industrine ushqimore.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Sotir Bulo

Emri i kompanisë:  Alumil Albania
Xhiro e biznesit 2017:  15,3 milionë euro
Numri i punonjësve:  196
Vendndodhja:  Tiranë

Në panoramën e biznesit shqiptar, nuk janë të pakta kompanitë që kanë siguruar një sukses të qëndrueshëm që nga casti i krijimit të tyre e në vazhdim. Nëse do të donim të jepnim një shembull të tillë për ilustrim, kjo është një detyrë e lehtë dhe mendja na shkon vetëvetiu tek “Alumil Albania”. E themeluar rreth 20 vite më parë, kjo kompani ia ka dalë mbanë që të jetë lider I tregut ku operon, ia ka dalë mbanë të fitojë garën me konkurentët e saj pothujase cdo vit kalendarik. Madje, ndryshe nga konkurentët e tjerë të saj, të cilët i kanë bërë modofikime të vazhdueshme aktivitetit të tyre si rrjedhojë e vështirësive që kanë hasur dhe përpjekjeve për të siguruar perspektiva të reja, “Alumil Albania” ka vazhduar me konseguencë atë aktivitet për të cilin është krijuar. Pra prodhimin e matërialeve të ndryshme të nevojshme për sektorin e ndërtimit, si:

-Sisteme profilesh alumini të çertifikuara, për përdorim arkitektural
-Profile Industriale
-Panele të Përbërë (J-Bond),
-Flete Polikarbonati (Materiale Speciale Plas- tike)
-Sisteme Automatike
-Interiere (dyer sigurie, dyer të brendshme, etj.)
-Aksesorë Alumini & Plastike
-Sisteme fotovoltaike

Marka ALUMIL dhe produktet e shoqërisë janë të mirënjohura në tregjet ndërkombëtare në Evropë, SHBA, Lindjen e Mesme dhe në Rusi.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Kompania “Ama Recycling”

Xhiro e biznesit 2017:  15 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 25
Numri i punonjësve:  50
Vendndodhja:  Tiranë

Ka disa kompani që nuk janë fort të njohura për publikun shqiptar. Kjo shpjegohet me natyrën e aktivitetit të tyre. Pasi duke mos prodhuar produkte apo shërbime për konsumatorin, ata ska se si të njihen pra nga ata që përbëjnë tregun e konsumatorëve të brendshëm. Por kjo nuk do të thotë aspak se këto kompani janë të parëndësishme. Përkundrazi, janë kompani e biznese me shumë vlera. Një prej përfaqësueseve më brilante të këtij grupimi biznesesh është “Ama Recycling”. E themeluar në vitin 2007, kjo kompani ka realizuar me sukses qëllimin pse është ngritur. Pra grumbullimin, seleksionimin shkrirjen dhe riciklimin e materialeve joferroze, si plumb, bakër, alumin, krom, zink, inox dhe sigurimin prej tyre të një lënde të parë që është e shfrytëzueshme për industrinë automotive dhe industrinë e prodhimit të enëve të guzhinës. Duke qenë se janë 3 kompani të rëndësishme që operojnë në këtë sektor me të njëjtin profil veprimtarie, ata kanë krijuar një bazë të arsyeshme dhe logjike që një fabrikë, nga ato që konsumojnë produktet e “Ama”-s dhe shoqeve të saj të mund të hapet në Shqipëri. Dy janë komponentët që e bëjnë këtë kompani dhe simotrat e saj të rëndësishme. Komponenti i parë ka të bëjë me faktin se duke pastruar territorin nga mbeturinat e tipit skrap, kjo kompani paraqitet si një protagonist i fuqishëm eksporti. Statistikat e rendisin “Ama Recycling” në vendin e 13-të, ndër 100 kompanitë eksportuese më të mëdha të vendit, me afro 14 milionë euro mall të eksportuar. Në mozaikun e biznesit shqiptar ka edhe kompani të tjera që kanë protagonizëm të spikatur në eksport, por ama janë shumë ta pakta kompanitë që produktin e tyre e kanë të destinuar të gjithin për eksport. “Ama Recycling” është pikërisht një kompani e tillë. Kjo kompani që kur është krijuar, është ideuar për të qenë e tillë: një kompani që grumbullon “mbeturina të parëndësishme”, për ti kthyer ato në lëndë të parë të rëndësishme e të nevojshme për kompanitë e njohura të prodhimit të automobilëve apo kompanitë e tjera që operojnë në industrinë e prodhimit të enëve të guzhinës. Jo më kot e bëjmë këtë shpjegim rreth rëndësisë që kanë kompani që operojnë në këtë sektor, pasi konstatohet një hendek i madh midis asaj që janë e përfaqësojnë këto kompani, me perceptimin dhe “fotografinë” e gabuar që është stimuluar për ricikluesit shqiptarë në kuadër të disa protestave për ndalimin. E vërteta është se ata po bëjnë një punë të madhe, një punë vërtet heroike për pastrimin e Shqipërisë, ndërkohë që nga persona të vetëemëruar si përfaqësues të shoqërisë civile, por edhe politikanë janë krijuar kosto të padrejta për ta.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Roland Hysa

Emri i kompanisë:  Miell Tirana
Xhiro e aktivitetit 2017:  14 milionë euro
Numri i punonjësve:  106
Vendndodhja:  Tiranë

Sektori i fabrikimit të drithërave është një biznes, madhësia e të cilit varet shumë nga ecuria e lëndës së parë në bursë. Pra të bësh dinamikën e biznesit të një kompanie nga njëri vit në tjetrin, edhe po qe se aktiviteti ka ardhur në uljë, sërish kjo nuk do të thotë gjë. Kjo nuk flet për përkeqesim performance, pasi nëse kompania arrin të kapë grurin me cmim të ulët, edhe aktiviteti në total do të dalë më i ulët, ndonëse kompania mund të ketë përpunuar më shumë grurë e prodhuar më shumë prodhime brumi. Por ajo që është e rëndë- sishme është krahasimi “brenda llojit”. Nga të gjitha kompanitë e fabrikimit të drithërave, ajo që ka patur statusin e liderit edhe për vitin 2017 është shoqëria anonime “Miell Tirana”. Me afro 1.8 miliardë aktivitet kjo kompani renditet e para në sektorin e saj, ndonëse aktiviteti i saj ka shënuar pak ulje në krahasim me një vit më parë. Por kjo pak rëndësi ka, kur edhe konkurentet e saj kanë patur rënie, cka nuk i ka cënuar kësaj kompanie rolin e liderit të sektorit. Kurse sa i takon renditjes ndër kompanitë më të mëdha të vendit, shoqëria anonime “Miell Tirana” renditet në vendin e 175. Sigurisht, të ruash performancën e kompanisë, të mbash të paprekur kurorën e fitimtarit të garës është një punë tejet e vështirë. Pasi bëhet fjalë për një garë ku ka vështirësi objektive, vështirësi klasike, por ndërkohë ka edhe vështirësi artificiale. Në sektorin e përpunimit të drithërave nuk duhet harruar se operojnë disa fabrika të mëdha, por ndërkohë janë edhe me qindra mullinj dhe punishte të vogla të cilat e fragmentarizojnë tregun. Por nga ana tjetër në këtë sektor egziston edhe ajo që quhet konkurencë e pandershme, një konkurencë kjo që materializohet nëpërmjet ardhjes së grurit të një cilësie të dobët. Është e natyrshme që mallrat e cilësisë së dobët të kenë si “kalë beteje” në konkurence cmimin dhe kjo ka sjellë që fabrikat e mëdha të mos kenë atë klientelë që në fakt duhet te kishin.  Dhe s’ka si të bëjë përjashtim nga lista e të dëmtuarve edhe shoqëria “Miell Tirana. Nga ana tjetër, kompani të tilla janë tepër të dedikuara ndaj cilësisë së produktit dhe në këtë mënyrë ata para- qiten edhe si kujdestare të shëndetit të qytetarëve. Ndaj kushdo konsumator që është i përfshirë nga dyshimet për manovrat mashtruese që mund të bëhen në kurriz të konsumatorit e ka një mënyrë se si ti shuajë ato. Ti besojë kompanisë “Miell Tirana” sepse i gjithë lajtmotivi i veprimtarisë së saj mbi 20 vjecare është cilësia dhe përgjegjshmëria karshi konsumatorëve. Dy janë komponentët garantues për këtë, teknologjia dhe lënda e parë. Teknologjia e kompanisë “Miell Tirana” është bashkëkohore, ndërkohë që lënda e parë merret nga kompani të mirënjohura për tregtim gruri, me parametrat më të mirë.. Një vështirësi tjetër me të cilën has industria e fabrikimit të drithërave, e sigurisht edhe shoqëria “Miell Tirana” si një protagonist i rëndësishëm i saj është konkurenca me produktin serb, i cili subvecionohet nga qeveria serbe. Subvencione qeveria serbe jep për cdo fabrikë të re të krijuar, për pajisjen e saj me teknologji etj. Ndërkohë që prodhuesit shqiptarë të miellit dhe bukës, ndonëse i kanë par- ashtruar me dhjetra herë në institucionet shqiptare këto vështirësi e pabarazi, sërish janë gjendur përpara indiferencës së tyre. Fjala subvencion duket e huaj për qeverinë shqiptare, por e pakuptueshme është mosreagimi I saj kur bëhet fjalë për cilësi të dobët të një produkti sikurse është buka e përditshme.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Helidon Rruga

Xhiro e biznesit 2017:  13,5 milionë EURO
Ndryshimi % 17/16:  15%
Numri i punonjësve:  150
Vendndodhja:  Durrës

Kompania “Koral Fish” njohu gjatë vitit 2016 një kapërcim sasior në aktivitetin e saj. Pasi xhiro e kompanisë u rrit me një ritëm prej 90 përqind krahasuar me një vit më parë, një ritëm rritje ky i pazakontë për të gjitha kompanitë e tjera shqiptare. E verifikuar cdo vit si një kompani e suksesshme në sektorin e përpunimit të peshkut, “Koral Fish” ka njohur cdo vit rritje të akivitetit të saj, mirëpo ajo cfarë përjetoi gjatë vitit 2016 ishte një “saldim” i aktivitetit të kompanisë në një tjetër nivel. Edhe gjatë vitit 2017, kompania njohu sërish rritje, duke vazhduar kështu të përforcojë fizionominë e saj si një kompani lider e sektorit përkatës. Janë me dhjetra kompani që kanë këtë natyrë aktiviteti, janë më dhjetra subjekte që argument të biznesit të tyre kanë produktet e detit, mirëpo “Koral Fish” ka arritur të krijojë një distancë të madhe me to. Sepse aktiviteti i saj është thuajse me cikël të mbyllur në këtë sektor. Kompania ka flotën e saj nëpërmjet së cilës siguron lëndën e parë për përpunim, por që sigurisht nuk përbën të gjithë sasinë që ajo përpunon në vit, pasi një pjesë e mirë e lëndës së parë vjen edhe nga importi. Kompania ka gjithashtu kapacitete të mjaftueshme për përpunim, duke respektuar të gjitha normativat e Bashkimit Europia. Si një kompani eksportuese, si një kompani, e cila aktivitetin e saj e realizon me partner europianë të saj, kryesisht në tregun Italian, është e kuptueshme se standartet që ajo plotëson e realizon janë të nivelit më të lartë. Të jesh partner i kompanive të konsoliduara italiane prej kaq e kaq vitesh, të rriësësh në mënyrë graduale dhe sistematike aktivitetin nga njëri vit në tjetrin, kjo tregon për një status të për fi tuar e të merituar pikërisht nga puna me standarte të larta, nga përkushtimi e dedikimi ndaj biznesit që drejton. Ashtu sic vepron Administratori i Përgjithshëm i “Koral Fish”-it, Helidon Rruga. Të operoh me sukses të vazhdueshëm prej afro 24 vitesh e të jesh lider i padiskutueshëm i tregut kjo tregon se kemi të bëjmë me nje biznes të menaxhuar shkëlqyeshëm.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Proletar Hasani

Xhiro e biznesit 2017:  13 milionë EURO
Ndryshimi % 17/16:  1%
Numri i punonjësve:  50
Vendndodhja:  Durrës

Edhe pse investimet që realizohen nga një kompani private janë të përgjithsisht të mirëstudiuara, përsëri, ankthi i vitit të parë që shërben edhe si viti i fillimit të verifikimit të saktësisë së investimit është prezent. Dita e mirë duket që në mëngjes-thotë një shprehje popullore, kurse në rastin e investimeve të reja “dita e mirë” duket që në vitin e parë. AlbSteel, si një investim i ri i kompanisë Papmetal mbushi një vit aktivitet. Dhe duhet thënë se ky vit i parë i përmbushi pritshmëritë e atyrë që vendosën të investonin për të, stafi t menaxhues të PapMetal me në krye Presidentin e saj, Proletar Hasani. Albsteel është tashmë një emër i ri në treg, por ndërkohë është edhe një trashëgimi vlerash dhe experience në tregun e metaleve në Shqipëri e më gjërë. Albsteel lindi si nevojë e promovimit të cilësisë së produkteve dhe shërbimit të Papmetal. Për këtë qëllim, në dispozicion të Albsteel është ndërtuar Qendra e Shërbimit të Metaleve, që është e vetmja në Shqipëri dhe më e madhja në rajon. Albsteel është një strukturë e posacme, e cila synon të ridimensionojë standartet e shërbimit në tregun e metaleve në rajon.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Nikolin Lleshi

Emri i kompanisë:  ALBA SHOES GROUP & TNA
ardhurat bruto 2017:  13 milionë EURO
Numri i punonjësve:  1947
Vendndodhja:  Lac, Kamëz, Vlorë, Çorovodë

Nelson Mandela thotë se: “Nje fitues eshte thjesht nje enderrues qe nuk dorezohet kurrë”. Ky është personifikimi perfekt i presidentit të shoqërisë Alba Shoes Group, z. Nikolin LLESHI, një biznesmen që nuk ndalet para asnjë vështirësie. ALBA është sinonimi i teknologjisë avanguardia që studion teknologjitë më të mira për kë punon. Çdo produkt i Alba Shoes është projektuar me shumë kujdes në çdo detaj duke iu nënshtruar testeve përkatës në çdo fazë të produktit. ALBA SHOES GROUP ka marrë certifi katën për cilësi ISO 9001: 2015 certifikuar nga TUV Austria . Gjatë vitit 2017 kemi pasur Auditime nga mbi 20 grupe auditoresh nga gjithe Europa ne lidhje me cilesine e prodhimit e kushtet e punes ne ambjentet tona e rezultatet kane qene vertetë pozitive per nje realitet shqiptar qe eshte rritur e permisuar ne vite. ALBA SHOES ështe nje investim 100% shqiptar.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Faik Curri

Xhiro e biznesit 2017:  12 milion EURO
Ndryshimi % 17/16:   + 30
Numri i punonjësve:  180
Vendndodhja:  Tiranë

Në sektorin e ndërtimit të vepravë të ndryshme dhe punimeve në infrastrukturë egzistojnë një numër i madh kompanish. Ndoshta më shumë se sa në cdo sektor tjetër. Por fakt është se kompania “CURRI” është një prej protagonistëve të rëndësishëm të saj, jo vetëm nga pikëpamja kogore e aktivitetit, por edhe intensiteti i saj. E themeluar që në vitin 1995, sot” CURRI” regjistron në jetën e saj afro 24 vite aktivitet, ndërkohë që të shumta janë edhe veprat që kjo kompani ka ndërtuar apo rehabilituar. Sikurse thamë, ndërtimi dhe punimet e ndryshme të infrastrukturë përbëjnë një sektor të “populluar” me subjekte dhe arsyet e masivizimit mund të jenë të shumëllojshme. Cdokush që ka themeluar një kompani të tillë mund të ketë patur arsyet specifike të nisjes së biznesit në këtë sektor, kurse për Faik Currin, ngritja e kompanisë së tij thjesht përbënte një zhvillim profesional, por tashmë i konkretizuar në kushtet e ushtrimit të iniciativës së lirë. I diplomuar në Fakultetin e Inxhnierisë së Ndërtimit për inxhinieri hidroteknike, Faik Curri nuk kishte ku ta kërkonte fatin e tij, më mirë se sa në një kompani të tijën, e cila zhvillonte aktivitetin, pikërisht në fushën ku ai ishte diplomuar. Në realitetin e biznesit shqiptar ka edhe mjaft raste te tjera biznesi, ku kuali fi kimi i ngushtë i themeluesit të saj është i lidhur me natyrën e aktivitetit të kompanisë dhe thuajse në shumicën e rasteve, këto kanë prodhuar histori suksesi. E tillë është edhe kompania CURRI.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Genc Mataj

Xhiro e biznesit 2017:  12 milionë euro
Ndryshimi % 17/16:   + 13
Numri i punonjësve:  130
Vendndodhja:  Durrës

Shoqëria Pelikan shpk është krijuar me 22 Mars 1995 nga Feruz Mataj, me aktivitet Shërbime Logjistike; Spedicion, Agjensi Detare, Transport kombëtar dhe ndërkombetar me mjetet e veta për të tretë, magazinazh, asistencë doganore etj. Që prej asaj kohe shoqëria ka patur synim krye- sor mbylljen e cikleve të plota logjistike me cilësinë maksimale të mundshme për veprimtari të ndryshme importi dhe eksporti për llogari të klienteve te saj. Aktiviteti i shoqërisë është rritur dhe zhvilluar në vite. Si rrjedhojë shoqëria gjithmonë e më shumë i është përshtatur tregut duke ofruar cilësi në shërbime, shtuar flotën e mjeteve të transportit dhe mjeteve të rënda përpunuese, duke rritur cilësine e personelit e së fundmi ambjentet për magazinazh. Në vitin 1999 shoqëria Pelikan nisi procedurat për hapjen e Magazinave Doganore, duke i hapur kështu rrugen një zhvillimi të ri, një model ky i pa zhvilluar më parë. Me anë të kësaj nisme shoqëria i dha më shumë mundësi tregut kombëtar dhe fqinjëve përreth të rrisnin aktivitetin e tyre në import/eksport. Shoqëria Pelikan me rolin kryesor si pritëse malli, organizuese për procedurat detare, doganore, ops shkarkim/ ngarkimit,transportit,logjistike, kontrolluese dhe lëshuese, realizon më së miri mbylljen e të gjithë ciklit të procedurave me të gjitha palët e përfshira (Nisës malli, pritës/klient dhe autoritet shteterore dhe doganore). Një sukses ky mjaft i madh si për klientët, shoqërinë por dhe për të ardhurat e shtetit shqiptar. Më tej, Shoqeria Pelikan sjell një tjetër risi në tregun shqiptar, atë të transportit të mallrave të konteinerizuara. Anijet e para erdhën nga Turqia, Greqia, si fillim me nga 10 apo 15 konteniere.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”