Lindita Kikino

Xhiro e biznesit 2018: 230 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +50
Numri i punonjësve: 522
Vendndodhja: Elbasan

Rasti i kompanisë Kurum International është unik në realitetin e biznesit shqiptar. Jo më tepër sa i takon natyrës së aktivitetit në fushën e metalurgjisë, se sa ajo cfarë ngjsu me këtë kompani, mënyra si u veprua dhe stadi ku ka arritur sot. Në përceptimin e qytetarëve të zakonshëm, Kurum International mund të jetë një kompani e falimentuar. Sepse këtu mund të ketë mbetur “Ora” e tyre. Tek lajmet dhe buja që provokoi vendimi i para disa viteve i pronarit turk të Kurumit për të shpallur falimentin. Ndonëse një veprim i tillë është mëse i zakonshëm në ekonomitë e vendeve të ndryshme, në Shqipëri falimentimi është baraz me dorëzim, është i barabartë me “vdekjen” e kompanisë apo një biznesi të caktuar. Kurse në rastin e Kurumit, ish-drejtuesit turq patën arsye ekonomike dhe ligjore që e shpallën falimentin. Rruga që ndoqën ishte pikërisht ajo që parashikonte edhe ligji për kompani që ndodhen në situate të tilla, sikurse u ndodh Kurum-i. Patën gjithashtu edhe qëllimin për te ndryshuar formën e administrimit e menaxhimit të kompanisë, në mënyrë që asaj ti jepeshin shanset e ringjalljes. Kështu, ata shkuan në Gjykatë, ku parashtruan me transparencë, momentin e keq që po përjetonte kompania. Ndërkohë, Gjykata nga ana e saj, bëri veprimet që imponon procedura ligjore në të tilla situate dhe Kurum kaloi nën administrim të deleguar. Këtu fillon edhe ana më interesante e historisë. Brenda pak vitesh, nën këtë formë organizimi, Kurum filloi të përmirësojë performancën e tij, duke arritur jo vetëm nivelet më të mira, që nga viti 1998, vit kur edhe u themelua ajo, por të kapë castet kulmore.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Samir Mane

Emri i kompanisë: Balfin Group
Xhiro e biznesit 2018: 300 milionë euro
Numri i punonjësve: 3000
Vendndodhja: Tiranë

Eka patur dhe e ka idhull e model frymëzimi, por tashmë ai fare mirë mund të konsiderohet si një Warren Buffet shqiptar. Është një investitor i fuqishëm, është një folës i mirë në publik, ndonëse nuk preferon të dalë shumë, e po kështu ka filluar të hedhë edhe hapat e para në filantropi. Për shumë kënd ai është një njeri që ka prekur qiellin, një person që ka korrur suksesin e jashtëzakonshëm në kuptimin më të mirëfilltë e më preciz të fjalës. Për shumë e shumë shqiptare ai është personi që ka bërë realitet një endërr të pamundur për tu realizuar, një njeri që ka pësuar transformimin e jashtëzakonshëm, nga një student i dikurshëm me studime të lëna në mes, për të marrë rrugën e emigrimit, në një biznesmen i përmasave shumë të mëdha. Por si për të vërtetuar se pluralizmi përmban e përmbledh cdo lloj ideje e opinion, për dikë ai është edhe sinonimi i oligarkut, pavarësisht nëse është i vërtetë ky përcaktim për të apo jo. Mirëpo ajo që duhet pranuar pa asnjë diskutim, ajo që konfirmojnë shifrat përtej cdo lloj interpretimi është se Samir Mane përfaqëson një “magjistar” të vërtetë menaxhimit e fitimit.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group (Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, Kastpetrol etj
Xhiro e aktivitetit 2018: 670 milionë euro (Kastrati SHA 500 mln, Kastrati 130 mln, Albsig 20 mln, Auto Star Albania 20 mln, etj)
Numri i punonjësve: 1200 (Kastrati 780, Kastrati sh a 300, Albsig 160, Auto Star Albania, Kastpetrol etj)
Vendndodhja: Durrës

Në Shqipëri egzsitojnë disa grupe të fuqishme ekonomike, të cilat përfshijnë në gjirin e tyre një gamë të gjërë aktivitetesh. “Kastrati Group” është padyshim ndër më të fuqishmit, për të mos thënë më i fuqishmi. Spektri i veprimtarisë së tij është i larmishëm. Ai përfshin tregtimin me shumicë e pakicë të karburanteve, hotelerinë, veprimtarinë siguruese, ndërtimin, punimet në infrastrukturën rrugore, shitjen dhe servisin e makinave të reja etj. Sigurisht, mbërritja deri në këtë stad, ku është aktualisht “Kastrati Group”, shndërrimi i kompanisë së dikurshme Kastrati në një grup të mirëfilltë e të fuqishëm është rrjedhojë e rritjes sistematike pra që ka njohur ndër vite ajo. Me aktivitet fillestar të bazuar në tregtimin e një produkti konsumi, sikurse është karburanti, pra, duke u marrë me tregtimin e asaj që quhet edhe “ari i zi”, krahas rritjes së nevojave për këtë product, krahas rritjes së tregut të këtij produkti, vinte cdo vit edhe rritja e kompanisë “Kastrati”. Rritje sasiore kjo, që duke qenë e pranishme cdo vit, coi më pas edhe në ndryshime të rëndësishme, sikurse ishte diversifikim në mënyrë të natyrshme i veprimtarisë së tij, shtimi i “gjymtyrëve” të tjera në “trupin” e “kastrati”-it.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”