Nadir Causholli

Emri i kompanisë: CFO Pharma
Xhiro e biznesit 2018: 40 milion EURO
Numri i punonjësve: 300
Vendndodhja: Tiranë

CFO Pharma eshte kompani lider ne tregun farmaceutik shqiptar, e themeluar ne vitin 2003. Qe nga viti themelimit e deri me sot ajo ka njohur vetem rritje dhe zgjerim. Fokusi i kompanise eshte regjistrimi, importimi, shperndarja, shitja, marketing, promovimi dhe eksportimi i produkteve farmaceutike, pajisjeve medicinale dhe shtesave ushqimore. CFO Pharma mbulon si shperndarje dhe promovim, 100% te farmacive ne Shqiperi dhe Kosove. Kompania ofron zgjidhje inovative per mjeket, farmacistet dhe pacientet me ilace efektive, te sigurta dhe cilesore. E angazhuar ne menyre aktive per te pergatitur informacion mjekesor ne te gjitha fushat terapeutike, duke mbuluar te gjithe mjeket dhe sistemin e kujdesit shendetesor (spitalet publike, klinikat private, poliklinikat, qendrat shendetesore etj ) ne te dy segmentet e tregut ( privat dhe publik). CFO Pharma perfaqeson ekskluzivisht shume Kompani Prodhuese dhe tregetuese te medikamenteve ne Europe dhe bote. Duke pasur 80 % te ilaceve te importuara nga Itali dhe pjesa tjeter nga Franca, Spanja, Maqedonia, SHBA, Turqia etj, CFO Pharma ka patur ne fokusin e saj gjithmone cilesine dhe garancine e produkteve qe hedh ne tregun Shqiptar.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Rebani Likometa

Xhiro e biznesit 2018: 52 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +150
Numri i punonjësve: 60
Vendndodhja: Tiranë, Elbasan

“E shikon këtë, ky është bitumi im, edhe ky, edhe ky…”.
Ndërsa kalonim në segmente të ndryshme rrugorë, gjatë një udhëtimi në një nga rrugët kryesore të Shqipërisë, e ndërtuar vitet e fundit, Rebani Likometa tregonte gjithë ngazëllim e krenari se bitumi ë ishte përdorur aty ishte ofruar e tregtuar nga ai. Ishte një krenari e ligjshme e një personi, i cili ka arritur të ndërtoje një kompani tepër të suksesshme, e cila është kthyer prej vitesh në furnitorin kryesor të kompanive që punojnë në infrastrukturë me një product të domosdoshëm, sikurse është bitumi. Ka edhe kompani të tjera që kanë këtë natyre aktiviteti, por duket se ato as i afrohen fare as kanë asnjë mundësi të konkurojnë me IZVOR 99-ën e Rebani Likometës. Dhe ky nuk është thjesht perceptim, por një një konkluzion i logjikshëm që rezulton nga “fotografimi” i biznesit përgjatë vitit 2018. Gjatë këtij viti IZVOR 99 ia arriti të realizojë një aktivitet në nivelin e 6.6 miliardë lekëve. E krahasuar me një vit më parë rritja ishte më shumë se sa 150 për qind.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Avni Ponari

Xhiro e biznesit 2018: 55 milion EURO (Sigal Shqiperia, Sigal Kosova, Sigal Maqedonia, Sigal Jete)
Ndryshimi në % 18/17: +10
Numri i punonjësve: 255
Vendndodhja: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni

Përpara zyrave të kompanisë “Sigal Uniqa Group Austria” ndodhet një vepër arti në trajtë skulpture. U vendos nga drejtuesit e kompanisë gjatë vitit 2018, vit në të cilin ajo festoi edhe 20 vjetorin e krijimit të saj. Është një vepër arti, një menyrë shumë fine dhe e gjetur nga ana krerëve të “Sigal”-it për të shprehur mirënjohjen karshi klientëve të saj, të cilët kanë bërë të mundur që kompania të jetë ajo që është sot. Sigurisht, “Sigal Uniqa Group Austria” është një krijesë e lindur dhe e zhvilluar nga biznesmeni Avni Ponari. Sado kalkulime, sado studime e sado pritshmëri të ndërtohen rreth një biznesi kur ai krijohet fillimisht, sërish, makthi rreth të ardhmes së tij është i pranishëm. Mirëpo, kur kalojnë 20 vite dhe kthen kokën pas për të parë rrugën e përshkruar, rezultatet e arritura dhe për të bërë një bilanc atëhere nuk ka se si të mos jesh koshient për arritjet madhështore.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Mario Bracci

Xhiro e biznesit 2018: 55 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +10
Numri i punonjësve: 197
Vendndodhja: Thumanë, Krujë

Që roli i drejtuesit kryesor të një kompanie është tejet i rëndësishëm, ky është një fakt i njohur e i pranuar gjërësisht. Por nëse do të duhet të ofronim një shembull të mirë ilustrimi se si ndryshimi i “kokës” së trupës menaxhuese mund të shoqërohet edhe me përmirësime të mahnitëshme të performancës së një kompanie, atëhere një shembull i mirë i kësaj natyre është kompania Antea Cement. Mario Bracci, CEO i saj, është emëruar në këtë detyrë në fillim të vitit 2017. I njohur si profesionist i industrisë së prodhimit të cimentos, ai ka një background të fortë profesional dhe përvoja shërbimi në vende të ndryshme të botës si Itali, USA, Zvicër, Marok, Spanjë etj. Në përvojën e tij mbi 25 vjecare z. Bracci ka menaxhuar biznese me mbi 400 milionë euro turnover dhe mbi 1000 të punësuar. Ndaj, përpos faktorëve të tjerë, është i padiskutueshëm edhe fakti se përvoja dhe aftësia e tij menaxheriale e drejtuese e ka dhënë ndikimin e saj në përmirësimin e performancës së kompanisë Antea Cement.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Luan Leka

Emri i kompanisë: EHW, “Conad Albania”, Qafshtama
Xhiro e biznesit 2018: 60 milion EURO
Numri i punonjësve: 450
Vendndodhja: Tiranë

S hpeshherë mjafton një pyetje e një personi të interesuar për të kuptuar fizionominë dhe “forografinë” që ka krijuar një biznesmen shqiptar nëpërmjet veprimtarisë së tij. Një kompani konsulente britanike ishte e interesuar për një partner bashkëpunimi në Shqipëri, ndaj adresoi tek unë pyetjen se si e vlerësoja unë atë si biznesmen. Përgjigja ime ishtë e menjëhershme: nëse iu duhet një partner në Shqipëri, keni identifikuar personin më të mirë të mundshëm. Por kjo, sigurisht rezultoi e pamjaftueshme, pasi prej bashkëbiseduesit erdhi sërish pyetja e pritshme se pse mendoja kështu. “Luan Leka është një prej biznesmenëvë më të mëdhenj dhe efektivë”- iu përgjigja dhe vazhdova arsyetimin argumentues rreth një konkluzioni të tillë. Është pronar dhe menaxher i tre kompanive të rëndësishme në Shqipëri, të cilat renditen ndër 200 më të mëdhenjte e Shqipërisë dhe në 200 kompanitë më të suksesshme sa i takon fitimit të siguruar.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Jakub Szymanski

Emri i kompanisë “Global Resource Trading”
Xhiro e biznesit 2018: 70 milionë EURO
Numri i punonjësve: 20
Vendndodhja: Tiranë

Jakub Szymanski është një nga polakët e shumtë që kanë ardhur në Shqipëri vitet e fundit. Por ndryshe nga bashkëkombësit e tij, të cilët kanë preferuar të udhëtojnë në vendin tonë për efekte turizmi, për 7 apo 10 ditë, Jakub është vendosur përgjithmonë në Shqipëri. Dhe alternativa e parë që i shkon ndër mend një të huaji të zhvendosur në vend tjetër është të krijojë një biznes mbi bazën e identifikimit të një nevoje të caktuar e të paplotësuar për produkte a shërbime. Dhe për Jakub Szymanskin nuk ishte nevoja të bënte ndonjë hulumtim të tregut shqiptar për të shqyrtuar se çfarë mungonte. Ndonjëherë, për këtë mjaftonte edhe pozita e klientit. Ndërsa dëshironte që makinës së tij luksoze t’i vendoste një mbrojtëse nga gërvishjet, merrte si përgjigje, në çdo servis që shkonte, qoftë edhe ata që servisonin automjete të reja, ngritje supesh në trajtë habitore. Dukej qartë pra se ky shërbim jo vetëm që nuk ofrohej, por as nuk njihej fare. Ky ishte edhe orientimi kryesor për biznesin që do të bënte në tregun shqiptar Jakub Szymanski. Dhe e nisi aktivitetin e tij në Shqipëri me kompaninë “Global Resource Trading”. Brenda pak viteve kompania ka arritur të jetë në gjirin e kompanive më të mëdha shqiptare, duke u rritur në mënyrë impresionuese nga njëri vit në tjetrin.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Luan Muça

Emri i kompanisë Delta Group
Xhiro e biznesit 2018: 72.27 milionë EUR
Numri i punonjësve: 780
Vendndodhja: Tiranë

Asgjë nuk ndodh rastësisht dhe Delta Group ka arsye konkrete për themele kaq të forta. Mbi të gjitha, ne jemi gjithmonë në ndjekje të vlerave. Këtë e vërteton më së miri pozicionimi ynë në piedestalin më të larte të biznesit Shqipëtar me kompanitë Deutschcolor, Delta Home, Thermoswiss, DAST dhe Delta falë vizionit dhe përkushtimit të Founder & Ceo Z.Luan Muca. Delta Group ndër vite është vlerësuar me disa çmime të rëndësishme si: “Biznesi më i suksesshëm Import-Export për vitin 2014”, çmim ky i akorduar nga Dhoma e Tregtisë. Viti 2015 do të shënonte një tjetër arritje për Delta Group. Tashmë vlerësimi do të shkonte për Deutschcolor, ku Dhoma e Tregtisë e vlerësoi me çmimin “Marka e Vitit”. “Superbrands Albania” ishin çmimet që ju akorduan kompanive të Delta Group: Deutschcolor, Delta Home, DAST dhe Delta në 20 tetor 2016. Vlerësimi për kompanitë e Delta Group u bë nga Këshilli i Organizatës së Superbrands e cila së fundmi ka nisur vlerësimin e brandeve edhe në vendin tonë. Në 13.02.2017 kompanitë Deutschcolor dhe DAST do të merrnin gjithashtu çmimin “Superbrands Kosova” nga Këshilli i Organizatës së Superbrands për Kosovën.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Kompania GSA

Xhiro e biznesit 2018: 90 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +15
Numri i punonjësve: 141
Vendndodhja: Tiranë

Ka disa mënyra për të vlerësuar ecurinë e sektorit energjitik shqiptar. Mënyra më e mirë dhe e drejtpërdrejtë është ajo e statistikave që tregojnë nivelin e prodhimit të energjisë elektrike nga turbinate e hidrocentraleve në pronësi publike dhe atyre në pronësi private. P0r ndërkohë një tregues i mirë për mbarëvajtjen ose jot ë prodhimit vendas të energjisë është edhe ecuria e aktivitetit të një sërë kompanish private që janë të specializuara si “brooker” në sigurimin e këtij “malli” në tregun ndërkombëtar dge e ofrojnë në tregun shqiptar atëhere kur krijohen deficite mes kërkesës dhe ofertës nga impiantet prodhuese vendase. Një prej kompanive më të rëndësishme të këtij tregu, e krijuar shumë vite me parë dhe e specializuar në ndërmjetësimin e energjisë është GSA. Aktiviteti i kësaj kompanie, si dhe i simotrave të tjera në fushën e saj është i varur prej prodhimit të energjisë elektrike në Shqipëri. Nëse ky prodhim është i bollshëm, atëhere edhe aktiviteti i këtyre kompanive është në nivele jo shumë të larta. Mirëpo nëse ditët pa reshje vazhdojnë për një kohë të gjatë, atëhere ky është një lajm i mirë për këto kompani sepse kjo do të thotë se ata janë thirrur në apel për të plotësuar nevojat për një produkt aq të rëndësishëm sikurse është energjia.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Achilleas Kanaris

Emri i kompanisë: Vodafone Albania
Xhiro e biznesit 2018: 120 milion EURO
Numri i punonjësve: 420
Vendndodhja: Tiranë

Nga ajo cfarë kemi studiuar përgjatë historisë 15 vjecare të Botimit Kombëtar: “Biznesi shqiptar: Më të Mirët” një nga problemet e mëdha të biznesit është struktura e tij. Në listën e kompanive më të mëdha të vendit apo të atyre me fitimin më të madh bëjnë pjesë kryesisht kompani nga sektori i tregtimit të karburanteve, i ndërtimit dhe i punimeve në infrastrukturë, nga sektori i basteve, nga farmaceutika apo koncensione të ndryshme. Akoma edhe më keq paraqitet struktura mes kompanive të vogla dhe atyre të mëdha, ku këto të fundit janë në një masë tejet modeste, krahasuar me ndërmarrjet e vogla apo relativisht të vogla. Por nëse duam të kuptojmë se si mund të ishte zhvilluar më mirë Shqipëria mjafton ti hedhim një sy fushës së telekomunikacioneve. Edhe pse me një operator tashmë të dalë jashtë tregut, sërish telekomunikacionet janë sektori, ndoshta i vetëm, ku Shqipëria matet me Europën. Sepse sipas Organizatës Ndërkombëtare të Telekomunikacioneve Shqipëria renditet ndër tregjet më të avancuara mobile në nivel global. Edhe OOKLA, gjigandi botëror i testimit të shpejtësisë e rendit Shqipërinë në vendin e 25, ndër 130 kompani në botë sa i takon shpejtësisë së internetit. Kjo është meritë e të gjitha kompanive që operojnë në telekomunikacione, por në mënyrë të vecantë e liderit të kësaj fushë, Vodafonë Albania.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Marin Gjonaj

Emri i kompanisë: INFO TELECOM, PRO-MARKETING
Xhiro e biznesit 2018: 210 milion EURO
Ndryshimi në % 18/17: +1 Fitimi: 3 milion euro
Numri i punonjësve: 1000

Viti 2018 ishte i mbushur me evenimente biznesi dhe me vendime të rëndësishme, të marra prej biznesmenit 34 vjecar, Marin Gjonaj. Vendimi i parë kishte të bënte me blerjen e paketës së aksioneve të ortakes së tij, Anisa Skëndo, në të treja kompanitë, Info Telecom, Digicom dhe Promarketing, kundrejt një cmimi prej disa miliona eurosh. Sigurisht që vendime të tilla nuk janë të lehta për tu marrë edhe nga biznesmenë me një eksperincë të gjatë, por për djaloshin e ri, kjo ishte një cështje e menduar gjërë e gjatë. Pasi, ecuria e shkelqyer INFO-TELECOM-it që nga momentet e krijimit të tij, rritja e vazhdueshme, përmirësimi i përformancës në të gjitha treguesit ishin të lidhur pikësëpari me vetë Marinin. Megjithatë, sërish kur ndërmerret një hap i tillë aq i rëndësishëm, kur blen aksionet dhe bëhesh 100 për qind pronar i kompanie kundrejt një investimi të rëndësishëm financiar, është shumë interesante të shikohet ecuria e kompanisë tashmë me këtë status. Pra, viti i parë, pas ndryshimit të strukturës së pronësisë është një vit testues, për të marrë sinjale positive apo negative, për tu ndjerë pozitivisht apo jo prej saktësisë apo mossaktësisë së vendimarrjes. Dhe Marin Gjonaj i ka të gjitha arsyet të ndjehet mëse i kënaqur, pasi me blerjen e aksioneve të ish-ortakes së tij, ai ka bërë një deal të shkëlqyer.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”