Helidon Rruga

Xhiro e biznesit 2018: 17 milionë EURO
Ndryshimi në % 18/17: 12%
Numri i punonjësve: 500
Vendndodhja: Durrës

Perpara 2- 3 viteve, “Koral Fish” zgjeroi kapacitetet përpunuese të saj, nëpërmjet stabilimentit që u ngrit në qytetin e Kavajës. Ky investim hapi një perspektivë të re punësimi për banorët e zonës, pasi oferta e punës ishte për qindra punonjës. Përvec kësaj, shtimi i kapaciteteve përpunuese të kompanisë “Koral Fish” krijoi mundësinë që kompania të rritej akoma më tepër nga njëri vit në tjettin. Për të arritur kulmin e saj, në vitin 2018, ku u regjistrua padyshim, performanca më e mirë e kompanisë në 25 vite të aktivitetit të saj. Kjo performancë është e konkretizuar të paktën në 4 tregues domethënës për veprimtarinë e një kompanie. Së pari, në xhiron e realizuar. Ajo që u shënua gjatë vitit 2018, ishte xhiro më e madhe e realizuar ndonjëherë nga kjo kompani. Një volum prej 2.1 miliardë leësh, ose afro 17 milionë euro nuk është arritur ndonjëherë prej saj dhe I krahasuar me vitin paraardhës, rritja ishte rreth 12 për qind. “Koral Fish” u rendit në vendin e 144 midis kompanive më të mëdha shqiptare.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Kompania “Ama Recycling”

Xhiro e biznesit 2018: 16 milionë EURO
Ndryshimi në % 18/17: +5
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Tiranë

Viti 2018 ka qenë një vit shumë i vështirë e problematik për ato subjekte që e kanë të orientuar aktivitetin e tyre nga eksporti. Sepse, ndryshimi i kursit të këmbimit të Euros në raport me lekun i ekspozoi kompani të tilla përballë një konjukuture të re, por të pafavorshme. Ndërsa kontratat me partnerët e huaj ishin fiksuar në euro, pjesa më e madhe e shpenzimeve në vend bëhen në lekë. Dhe në kushtet kur Euro zhvleftësohet karshi lekut, atëhere është e qartë se kompanitë me natyrë eksportuese preken në rentabilitetin e tyre vetëm si pasojë e ndryshimit të kursit. Jashtë këtij ndikimi nuk kishte si të qëndronte edhe kompania e mirënjohur “Ama Recycling”. Megjithëse edhe asaj iu desh ta vunte këtë “ndryshim klime” biznesi, sërish, ia doli mbanë që të ruajë një performancë tëadmirueshme. Realioi një xhiro biznesi prej 2 miliardë lekë, duke patur afërsisht të njëjtin rezultat sa ai i një viti më parë. Po në të njëjtin nivel e pati edhe eksportin, pasi “Ama Recycling” është një kompani e cila të gjithë produktin e saj e ka për eksport. Dhe në renditjen e kompanive eksportuese më të mëdha ishte e 20-ta, cka tregon se kompania siguroi një performancë shumë të mirë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Roland Hysa

Emri i kompanisë: Miell Tirana
Xhiro e aktivitetit 2018: 16 milionë euro
Numri i punonjësve: 106
Vendndodhja: Tiranë

Shqipëria ka disa fabrika moderne të përpunimit të drithërave. Pavarësisht zërave të papërgjegjshëm që hasen herë pas here në media, ku, në emër gjoja të mbrojtjes së konsumatorit, bëhen “denoncime” rreth manovrave mashtruese karshi tyre ne produktin bazik të bukës, e sigurt është që kompanitë e përpunimit të drithërave janë tepër serioze. E tillë është edhe fabrika “Miell Tirana”. Me një aktivitet të filluar që në vitin 1995, si rezultat i privatizimit të ndërmarrjes Shtetërore të përpunimit të drithërave, ajo është një shembull i shkëlqyer i transformimit që mund ti bëjë një prone me një status të tillë sipërmarrja private. I perspektivës së re që sipërmarrësi privat i cel kompanisë në kushtet e inciativës së lirë. Si rezultat i investimeve të rëndësishme, të cilat sollën pajisjen e fabrikës me teknologjinë bashkëkohore zvicerane të markes BUHLER, “Miell Tirana” është kthyer në një lider i tregut përkatës. Dhe kjo ndodh prej disa vitesh, ndonëse sikurse thamë edhe më lart, tregu i përpunimit të drithërave ka edhe kompani të tjera serioze që konkurojnë fort. Megjithatë janë shifrat e performancës së “Miell Tirana” gjatë vitit 2018, ato që ia konfirmojnë sërish statusin e liderit të tregut asaj.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Eleni Babameto

Emri i kompanisë: TEUTA DURRES
Të ardhurat bruto 2018: 14,5 milionë EURO
Numri i punonjësve: 130
Vendndodhja: Durrës

Kompania Teuta nisi aktivitetin e saj në vitin 1994 dhe operon në dy sektorë kryesor: paketim dhe shpërndarje te produkteve ushqimore. Aktiviteti i saj që në fillim ka qenë i fokusuar në fushën e import-eksportit, prodhimit dhe shpërndarjes së artikujve ushqimor, me bazë si orizi, sheqeri, mielli, fasule, niseshte, vaj i lulediellit,etj. Ne fillimet e viteve 90 per shkak te ndryshimeve ekonomike te kesaj periudhe shume ndermarje nuk i rezistuan dot situatave te reja te tregut , por fale drejtimit me integritet profesional nga ana e Eleni Babameto ne pozicionin e specialistes kimiste menaxhimi i punes vazhdonte normalisht. Udhehequr nga keto synime tashme drejtimi i kesaj kompanie private ishte besur Eleni Babameto nga investitoret e huaj. Me shume perpjekje dhe aftesi drejtuese Eleni arriti qe te rriste aksionet e saj gradualisht nga 10% fillestare deri 100% duke filluar nga viti 2009. Sot shoqeria TEUTA DURRES eshte 100% nje kompani shqiptare me te vetmit aksionere bashkeshortet Babameto me dy djemte e tyre.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Ram Geci

Xhiro e biznesit 2018: 14.5 milionë euro
Ndryshimi në % 18/17: +24
Numri i punonjësve: 281
Vendndodhja: Tiranë

Grupit ekonomik “Geci” me pronar dhe drejtues, biznesmenin e mirënjohur Ram Geci i kanë ecur mbrë punët gjatë 2018. Shifrat që sintetizojnë veprimtarinë ekonomike të një subjekti tregojnë se ky grup ishte një protagonist i sektorëve ku ai e ushtron veprimtarinë e tij: në infrastrukturë dhe hoteleri. Xhiro e realizuar nga Grupi ishte afro 14.5 milionë euro. Mund të mos duket një shifër biznesi që të detyrojë të të lërë me gojë hapur, por e tillë bëhet po qe se ajo krahasohet me veprimtarinë e Grupit, një vit më parë. Sepse rritja është mbi rreth 25 për qind. Me rezultatin e arritur gjatë vitit 2018, sa i takon xhiros, “Geci” rezultoi kompania e 171 më e madhe e Shqipërisë. Por ajo që është më e rëndësishme ka të bëjë me efektivitetin e kompanisë. Sepse në këtë tregues kompania paraqitet akoma më mirë. Janë rreth 284 milionë lekë fitim i siguruar nga ajo, ose një normë fitimi prej 14 për qind, cka e ekspozon aktivitetin e “Geci Group”, të konsoliduar, të balancuar e tepër të formalizuar. Krahasuar me një vit më parë, ky tregues i Geci-t është thuajse i dyfishuar, cka tregon për një përmirësim të efektivitetit të kompanisë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Nikolin Lleshi

Emri i kompanisë: ALBA SHOES GROUP & TNA
Të ardhurat bruto 2018: 13.315.141 EURO
Numri i punonjësve: 1947
Vendndodhja: Lac, Kamëz, Vlorë, Çorovodë

Alba Shoes Group” qe nga 1993 eshte e njohur e afirmuar si shoqeri lider ne nivel Europian e Boteror ne prodhimin e kepuceve te sigureses e gjysem produkti i gatshem pjese kepucesh ne sektorin e modes dhe te femijeve, rreptesisht MADE IN ALBANIA, me paisje avanguardie e cilesi te larte prodhimi me adrese aktiviteti Tirane e me nje siperfaqe prodhuese mbi 60.000 mq, te ndare ne 4 unitete prodhuese ne 4 qytete te Shqiperise. Me nje interes dhe vemendje te vecante ALBA SHOES GROUP eshte ne gjendje te ofroje nje game te gjere produktesh te pershtatshem per cfaredo lloj nevoje e situate, kepuce pune e sigurese per ambjente te brendshme apo te jashtme, kepuce te perditshme e kepuce mode, kepuce sherbimi per forcat e rendit e forcat e armatosura e shume artikuj per sektore te vecante.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Proletar Hasani

Xhiro e biznesit 2018: 13 milionë euro
Ndryshimi në % 18/17: +23
Numri i punonjësve: 40
Vendndodhja: Durrës

Për këdo që i futet rrugës së biznesit, e rëndësishme është që të jetë i qartë për atë që do të bëjë e atë që di të bëjë. Plotësimi i këtyre dy “kushteve” është nga garanci për sukses të sigurtë. Grupi prodhues i metaleve, i përfaqësuar nga Pap Metal dhe Albsteel, ka krijuar një sukses sistematik përgjatë 20 viteve, që kur filloi aktiviteti i saj. Dhe duke qenë industri përpunuese dhe prodhuese, duke qenë aktivitet i komplikuar e i vështirë nga pikëpamja profesionale, vetë fillimi i këtij lloj biznesi ngjall habi. E njëkohësisht edhe admirim për sipërmarrësin, Proletar Hasani. Gjatë eksperiencës së tij të emigrimit në Greqi, shumë vite më parë, ai ra në kontakt me këtë lloj industrie, formoi bagazhin e duhur për mënyrën si funksiononte ky biznes, krijoi besimin në vetëvete, por edhe dëshirën për ta zhvilluar një të tillë në Shqipëri. Fakti që për 20 vite, kompanitë e drejtuara prej tij, kryesisht PapMetal, e tash dy vite edhe Albsteel, janë liderë të tregut përkatës tregon se ai ka bërë zgjedhjen e duhur. Fakti, që kompleksi prodhues i metaleve në Xhafzotaj, është një nga më të mëdhenjtë në Ballkan, vërteton saktësinë e vendimit të Proletar Hasanit për tu marrë me këtë lloj aktiviteti.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Etleva Laro

Emri i kompanisë: ProDyn
Xhiro e biznesit 2018: EFA Solution dhe Prodyn Albania – 13 milion EURO
Numri i punonjësve: 800
Vendndodhja: Tiranë

Etleva Laron e kam takuar për herë të parë diku nga viti 2008 apo 2009, në kuadrin e përgatitjes së një shkrimi rreth grave të angazhuara në biznes. Atëhere ajo ishte administrator e kompanisë Hyundai Auto Albania dhe për një vajze të re, administrimi dhe menaxhimi i një kompanie të tregtimit të automjeteve të reja apo servisimit të tyre, sigurisht që ishte padyshim një histori e bukur. Më pas, ajo kaloi nëpër disa punë te tjera të nivelit të lartë të menaxhimit nëpër kompani të mirënjohura si Coca Cola, Procter&Gamble për pjesën e marketingut të cigareve të markës LM, në kompaninë slovene të shërbimit të internetit Primo Comunications etj. Ndërkohë Cv-ja profesionale e saj është e pasuruara edhe me disa poste të larta në disa kompani kosovare. Sigurisht, kur një vajzë të re, e mirë arsimuar, pajiset edhe me kaq eksperienca menaxhimi, atëhere është cështje kohe që ajo të bëjë kapërcimin cilësor, duke u kthyer nga një administratore apo menaxhere që punon për të tjerët, në një sipërmarrëse që punon për veten e saj.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Akan Ajdini

Emri i kompanisë: IUTECREDIT ALBANIA
Xhiro e biznesit 2018: 11 milion EURO
Numri i punonjësve: 100
Vendndodhja: Tiranë

IUTECREDIT ALBANIA filloi aktivitetin e dhenies se kredive kosumatore tek invidet ne 7 Prill 2015, pas marrjes se licences per ushtrim aktiviteti nga Banka e Shqiperise. Themeluesit, 2 shtetas Estoneze, e njihnin prej kohesh Shqiperine por vetem nga fillimi i vitit 2014 filluan te planifikonin hapjen e kompanise edhe ne Shqiperi pas suksesit ne Moldavi me te njejtin aktivitet. Me pas aktiviteti u shtri edhe ne Kosove, Maqedonine e Veriut dhe Bosnje Hercegovine. Me nje staf tashme prej mbi 100 vetash, ku mosha mesatare eshte 29 vjec, IUTECREDIT ALBANIA ka arritur te realizoje nje rritje te shpejte duke promovuar kredine me te shpejte dhe me komode per klientet. Sot, pervec Tiranes me 6 dege, IUTECREDIT ALBANIA eshte e pranishme ne qytetet; Durres, Fier, Vlore, Shkoder, Elbasan, Korce dhe Berat, duke u shndërruar kështu brenda një periudhe të shkurtër kohe në një nga institucionet financiare kryesore të vendit për mikrokreditë.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”

Arben Ndreka

Xhiro e biznesit 2018: 10.5 milionë euro
Ndryshimi në % 18/17: +35
Numri i punonjësve: 241
Vendndodhja: Lushnje

Prej disa vitesh, në kuadër të Botimit tonë tradicional tashmë, “Biznesi Shqiptar: Më të Mirët”, ne kemi përzgjedhur si të tillë në sektorin e përpunimit të qumështit kompaninë “LUFRA”. Edhe përgjatë vitit 2018, sërish “LUFRA” është më e mira e tregut, në krahasim me simotrat e saj. Dhe ky është një konkluzion i thjeshtë për tu nxjerre, pasi atë na e lejon metodika e vlerësimit e përdorur prej nesh. Kështu, gjatë vitit 2018, Lufra shënoi një aktivitet në madhësinë e 1.3 miliardë lekëve ose afro 10.5 milionë euro. Askush nga subjektet e këtij sektori nuk ka këtë madhësi biznesi, e cila në vetëvete tregon më shumë qumësht i tërhequr nga fermerët, më shumë qumësht i përpunuar, më shumë nënprodukte të tij të prodhuara. Pra, për pasojë, më shumë prani në treg, më shumë aleancë me konsumatorin, më shumë pjesë nga tregu përkatës. Nëpërmjet treguesit të madhësisë së biznesit, kompania “LUFRA” ia del të futet në gjirin e kompanive më të mëdha shqiptare, ndonëse, në vendin e 220 të tyre.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”