Emri i kompanisë: “Coca-Cola Bottling Shqipëria” Sh.p.k.
Xhiro e biznesit 2018: 32 milionë EURO
Ndryshimi në % 18/17: +9
Numri i punonjësve: 345
Për Drejtuesit e kompanisë “Coca-Cola Bottling Shqipëria” Sh.p.k., çdo vit është një angazhim, drejt një sfide tjetër, më të madhe, më me shumë përgjegjësi. Çdo vit planifikohen inovacione për tregun duke i ofruar kështu më shumë zhvillim për vendin, më shumë bashkëpunime me partnerë lokal, më shumë mundësi për konsumatorët, e pa dyshim, më shumë suksese për kompaninë. Jo më kot, “Coca-Cola Bottling Shqipëria” Sh.p.k., renditet ndër kompanitë më të suksesshme në treg, gjatë vlerësimit të performancës së bizeneseve në vend për vitin 2018. Tashmë është fakt që përfomanca e realizuar gjatë vitit 2018 ishte më e mira e realizuar ndonjëherë më parë nga kjo kompani në Shqipëri dhe me këtë rend rritës, parashikohen thyerje të rekordeve në 2019 e në vijim.
Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”