bulo

Sotir Bulo

Xhiro e biznesit 2018: 19 milionë EURO
Ndryshimi në % 18/17: +20
Numri i punonjësve: 210
Vendndodhja: Tiranë

“Alumil Albania” vazhdon të shkruajë kapituj të rinj suksesi. E themeluar në vitin 2004, si një fabrikë prodhuese dhe përfaqësuese e kompanisë së mirënjohur në Greqi, “Alumil” ajo ka shfaqur një sjellje dhe një performancë shumë të mirë në treg, pavarësisht ulje ngritjeve që ka patur vetë sektori i ndërtimit. I suksesshëm ishte edhe viti 2018 për këtë kompani. Me rreth 2.5 miliardë xhiro të realizuara, kompania u rendit në vendin e 110 midis kompanive më të mëdha të Shqipërisë. Ritmi i rritjes së saj krahasuar me një vit më parë ishte konsiderueshëm. Në krahasim me 2017, xhiroja e aktivitetit të kompanisë ishte 20 për qind më e lartë. Është e qartë pra se “Alumil Albania” vazhdon të ruajë statusin e kompanisë lider edhe për vitin e shqyrtuar, pasi sa i takon kompanive konkurente të saj, që kanë natyrë të përfaërt të aktivitetit me të, ato nuk krahasohen me performancën e Alumil-it.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2019”