Saimir Mane


Emri i kompanisë: Balfin Group
(Neptun, Mane TCI, Green Coast, Banka e Tiranës, Spar, Kid Zone, TEG, QTU, et)
Xhiro e biznesit 2021: 300 milionë euro
Numri i punonjësve: 5500
Vendndodhja: Tiranë

Nëse do të shtrohet një pyetje se kush është biznesmeni më i madh të Shqipërisë, shumë personave do iu shkoj mendja tek Samir Mane. Dhe do i përgjigjen kësaj pyetjeje në favor të tij. Nuk është një perceptim i gabuar. Nuk është një percepteim që përfaqëson mospërputhje me realitetin. Përkundrazi është një perceptim i stimuluar nga stadi ku ka arritur Samir Mane si biznesmen, nga mënyra se si ai i është ofruar konsumatorit, nga zhvillimi i vrulishëm që ka marrë grupi i tij “Balfin” duke u zgjeruar jashtëzakonisht shumë. Pothuaj në të gjitha sektorët kryesorë të biznesit. Aktivitetet e grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të paluajtshme, tregtinë me shumicë, retail (shitjen me pakicë), miniindustrinë, atë bankar, turizmin, teknologjinë, median, arsimin, logjistikën etj. Grupi Balfin është një partner i besueshëm që kryen aktivitete biznesi në një gamë të gjërë industrish në shkallë kombëtare dhe ndërkombëtare sipas standarteve më të larta të biznesit dhe etikës, me shikuar që do të mbërrinte në këtë nivel ku është aktualisht. Thjesht sepse realiteti që ka ndërtuar dhe përjeton është fantastik. Është tejet impresionues. Është shumë mrekullues. Neptun për shembull është sot një kompani që gjatë viti 2021 ka regjis- truar një nivel shitjesh prej 7. 7 miliardë lekë. Duke shënuar rritje prej 10 për qind krahasuar me vitin paraardhës. Nëpërmjet një rrjeti prej 29 dyqanesh ajo ka ofruar në vijimësi produktet nga brandet më të njohura si BEKO, SAMSUNG, LG, APPLE, SONY, BOSCH, PHILIPS, TEFAL, ROËENTA, HAMA, BRAUN.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”


Shefqet Kastrati


Emri i kompanisë: Kastrati Group
(Kastrati, Tirana International Airport, Albsig,
ASA Autostar Albania, TENET, Kastrati Construction)
Xhiro e aktivitetit 2021: 800 milionë euro
(Kastrati Group, Kastrati, Tirana International Airport, TENET, Albsig, Auto Star Albania, Kastrati Construction)
Numri i punonjësve: 2500
(Kastrati, Kastrati sha, Albsig, Auto Star Albania, etj
Vendndodhja: Durrës

Kastrati Group e mbylli vitin 2021 me një aktivitet që iu afrua nivelit të 800 milionë eurove, duke qenë kështu padyshim, grupi më i madh i biznesit në Shqipëri. Nëse kompanitë përbërëse të këtij grupi vazhdojnë e përmirësohen me këtë ritëm dhe nëse Grupi vazhdon të ndjekë politikën e diversifikimit të mëtejshëm të aktivitetit të tij nuk është aspak cudi që në një të ardhme të afërt ai të mbërrijë nivelin e 1 miliard eurove aktivitet vjetor. Duke iu bashkuar kështu “klubit të kompanive miliardere” të rajonit, të cilat në vende si Kroacia, Serbia janë të zakonshme. Por le të shikojmë se si u paraqitën pjesët përbërëse të këtij trupi të fuqishëm ekonomik gjatë vitit të kaluar.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”