Xhiro e biznesit 2021: 41 milion EURO Ndryshimi në % 21/20: +4.6
Numri i punonjësve: 429
Vendndodhja: Vrisera, Gjirokastër
Për kompaninë ELKA S.A viti 2021 ishte me ecuri relativisht të kënaqshme.
Themi relativisht të kënaqshme sepse ndër të gjithë treguesit ekonomiko-financiarë që tregojnë mbarëvajtjen e një kompanie gjatë vitit, vetëm ai i fitimit nuk njohu rritje. Kurse të gjithë të tjerët patën përmirësime të ndjeshme, duke bërë që ELKA S.A të vazhdojë trendin e saj të rritjes së vazhdueshme nga njëri vit në tjetrin. Pavarësisht edhe prej periudhave të vështira sikurse ishte pandemia e Covid 19. Qarkullimi në total i kompanisë për vitin 2021 ishte rreth 4.9 miliardë lekë pa TVSH, që e krahasuar me një vit më parë dëshmon për një rritje prej 4.63 për qind. Rritje pati si tregu i brendshëm, edhe eksporti. Kështu, nga tregu i brendshëm u sigurua një total shitjesh prej 4 miliardë lekë, me një rritje prej 3.8 për qind. Kurse nga eksporti u realizua një xhiro prej 781 milionë lekë, që e krahasuar me periudhën parardhëse përfaqëson një rritje prej 8.7 për qind.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2022”