Drejtor i Përgjithshëm i kompanisë “Uji i Ftohtë Tepelenë”
Xhiro e biznesit 2022: 13 milionë euro
Ndryshimi në % 22/21: +13.4
Numri i punonjësve: 80
Vendndodhja: Tepelenë
Rritje progresive dhe e vazhdueshme, me performance pozitive si në frontin e biznesit vendas ashtu edhe në atë të eksportit”.
Prezanton Laurentiu Hutanu, drejtor i përgjithshëm i Uji i Ftohtë Tepelenës, i cili bën një bilanc të vitit 2022, përmes numrave që lidhen me vëllimet e shitjeve.
“Kemi arritur +8,3% krahasuar me volumin e një viti më parë (2021) dhe +13,4% në të ardhurat bruto nga shitjet: një impuls i fortë tregtar që na bën të shikojmë të ardhmen me shumë pozitivitet”.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”