President i “GECI” Group
Emri i kompanisë: “GECI Group”
Xhiro e biznesit 2022: 21 milionë EURO
Numri i punonjësve: 300
Vendndodhja: Tiranë
Ndërsa bisedonim para disa vitesh rreth problematikës së biznesit shqiptar, Ram Geci thotë në një moment, teksa thithte cigaren e tij të radhës: unë kam vetëm një problem dhe hall, paratë në bankë, që nuk po di ku ti investoj. Duke e ditur sensin e tij të hollë të humorit i them se halle të tilla pacin të gjithë. Por biznesmeni mu kthye sërish duke më thënë se unë mund të tallem gjithë ditën, por që ai e përjetonte realisht si hall faktin që një sasi e konsiderueshme e parave të tij “flinin” në banka. Atëhere u bëra serioz dhe unë dhe i propozova që të hynte në ankandet që organizonin banka të ndryshme për shitjen e kolateraleve të kredimarrësve që nuk arrinin të kthenin dot kredinë. “Bankat nuk kanë prona që vlejnë”, më tha ai.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”