President i kompanisë ADG (“LUFRA” sh.p.k)
Të ardhurat Bruto 2022: 16 milionë euro
Ndryshimi në % 22/21 +30
Numri i punonjësve: 265
Vendndodhja: Lushnje
Atë vit, tashmë të largët, kur Arben Ndrekës iu desh ti futej rrugës së biznesit në rrethana rastësore, ai mund të ketë ditur e mund të ketë patur vetëdije për mjaft gjëra. Psh mund të ketë patur vetëdijen se po i hynte një rruge, e cila do të mund ti siguronte status social dhe ekonomik për vete dhe familjen e tij. Mund të ketë llogaritur e parashikuar që po i hynte një rruge, të cilës mund tia dilte por edhe mund të dështonte. Mund të ketë ditur gjithashtu që po niste sipërmarrjen në një sektor të vështirë, sikurse ishte ai i përpunimit të qumështit, aq më tepër që në atë kohë situata në blegtorinë shqiptare ishte shumë e keqe. Mund të ketë ditur edhe plot gjëra të tjera Presindeti i “Lufra”-s. Por ajo që ai nuk besoj ta ketë patur të kristalizuar në atë kohë ka qenë pikërisht përfytyrimi i këtij stadi actual ku ka arritur kompania e tij. Parashikimi që “Lufra” do të kthehej pas 30 viteve në një prej kompanitë më të mira shqiptare në mjedisin e biznesit shqiptar.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”