Emri i kompanisë: Concord Investiment
Të ardhurat bruto 2022: 16 milionë euro
Numri i punonjësve: 19
Vendndodhja: Tiranë
Grupi “Concord Investment” nëpërmjet Kompanisë së saj të Ndërtimit “EDIL AL”, në pothuajse të gjitha kantieret kudo në Shqipëri, nuk e ka ndalur ritmin e punimeve përpos kësaj periudhe të vështirë. Aq më tepër në “San Pietro” Resort, në Gjirin e Lalzit ku ndodhet edhe Hoteli “MELIA”, si një nga investimet më strategjike të Kompanisë, e cila ka të bëj me një partner nga më njohurit në mbarë botën siç është Grupi “MELIA”.
Marrëveshja e partneritetit mes “Concord Investment” dhe një prej brand-eve më të mirënjohura botërore të turizmit “MELIA”, ndodh për herë të parë në Shqipëri. Kjo pasi për herë të parë një mega-strukturë e tillë hotelerie e kësaj natyre, po ndërtohet në bregdetin shqiptar. “MELIA” nuk është një emër i panjohur për mjedisin shqiptar, por risia që ky brand do të sjellë në Shqipëri, përkon me atë që ka munguar deri tani, pra sjelljen e turistëve të huaj nga po vetë operatori turistik ndërkombëtar.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”