Ilir Linza

Xhiro e biznesit 2017:  8.5 milionë euro
Ndryshimi % 17/16:   + 15
Numri i punonjësve:  159
Vendndodhja:  Tiranë

Kur ne nisim e shqyrtojmë të dhënat ekonomiko-financiare që tregojnë performancën e biznesit shqiptar gjatë vitit që analizohet krijohet ideja që në sektorin e prodhimit të mobiljeve egziston vetëm një kompani, vetëm Fabrika e Përpunumit të Mobiljeve, FPM. Në fakt e vërteta është ndryshe. Ky sektor është i tejmbushur me subjekte e kompani, mirëpo thuajse të gjitha kanë një aktivitet modest, aktivitet i cili nuk arrin ti rendisë ata tek kompanitë me mëdha apo të suksesshme të Shqipërisë. Pra këto kompani nuk arrijnë dot të krahasohen me FPM e jo më të renditen ndër 200 kompanitë më të mëdha apo 200 kompanitë me të suksesshme të Shqipërisë. Është e qartë pra, që FPM, jo vetëm është lidere në sektorin e përpunimit të drurit e të prodhimit të mobiljeve, por ajo është në një pozicion të tillë që nuk të krahasuar me kompanitë e tjera simotra apo konkurente të saj. Kështu, FPM, edhe përgjatë vitit 2017 arriti të realizojë një aktivitet në kuotën e 1.2 miliardë lekëve ose afro 8.5 milionë eurove me një rritje prej 15 për qind prahasuar me një vit më parë. Kjo dinamikë aktiviteti, kjo rritje e faturimeve me një ritëm të mirë tregon se 2017 për kompani FPM ka qenë një vit i pëlqyeshëm. Se ku qën- dron suksesi i kompanisë nuk është e vështirë të dallohet, mjafton që të shikohet me vëmëndje fizionomia e aktivitetit të saj. Nga 1.2 miliardë lekë që është totali i aktivitetit të kompanisë, rreth 915 milioë lekë janë vlera e produktit të destinuar për eksport. Pra afro rreth 80 për qind e produktit të saj është adresuar në eksport. Janë shumë të pakta kompanitë shqiptare që ia kanë dalë mbanë të kenë të fuqishëm komponentin e eksportit. Pasi të kesh fuqi konkuruese në tregje ndërkombëtare do të thotë të përballosh një s fi dë tejet të madhe. Në fakt, eksporti është s fi da kryesore e biznesmenëve shqiptare, është matësja reale e vlerave të tyre dhe kompanive që drejtojnë. Ato që ia kanë dalë mbanë ta përbal- lojnë një s fi dë janë të pakta deri tani, por akoma më ta pakta janë kompanitë që thuajse shumicën e produktit të tyre e kanë vetëm për eksport. Një prej tyre është FPM Tuto Mobili, cka tregon se kjo kompani është krijuar e është menaxhuar me botëkuptimin dhe ligjësitë e duhura. Me afro 920 milionë lekë produkt për eksport, FPM është në vendin e 23 ndër 100 kompanitë më të mëdha të eksportit. Por në asnjë rast nuk duhet të harrojmë se nuk mund të bëhet një krahasim abstrakt dhe absolut edhe për këtë komponent, pasi në vendet e para janë kompani që eksporto- jnë kryesisht minerale shqiptare. Një fakt ky që ia mohon disi meritat FPM-së, si një kompani, e cila që kur është krijuar e deri më sot shumicën e produktit të saj e ka destinuar vetëm në eksport.

Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”

Recent Posts

Ish-emigranti biznesmen që eksporton gjysmën e p
Shumica e biznesmenëve që kanë sot pozita të forta dhe dominuese në biznesin shqiptar janë bërë të tillë nëpërmjet një rrugëtimi që ka nisur në fillim të viteve 90-të. Pra, atëhere ...
October 16, 2024 Read More
Zotëria i turizmit!
Fatos Cerenishti njihet tashmë nga të gjithë si pionieri i turizmit shqiptar. Por fillimet e tij në biznes i ka në sektorin e ndërtimit. Pra në atë sektor që ka qenë dhe vazhdon të mbetet b...
October 10, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ “Më të Mirët” realizuan 13 mi
Ja ku erdhi edhe edicioni i 21-të i Botimit Kombëtar “Biznesi Shqiptar: Më të mirët 2024”. Cdo botim i ri është një përforcim edhe më i madh i traditës që ka krijuar tashmë ky botim u...
September 23, 2024 Read More
Papërgjegjshmëria që “mbron” konsumatorin d
Pronari i një rrjeti të njohur supërmarketesh nxorri telefonin nga xhepi dhe i telefonoi drejtorit të përgjithshëm të kompanisë së tij, për ti transmetuar urdhrin për të hequr nga supermar...
September 11, 2024 Read More
Conad merr vendimin e rëndësishëm
Kompania e njohur Conad Albania ka marrë së fundmi një vendim të ëndësishëm. I gjithë rrjeti i saj i dyqaneve nuk do jetë më me metodën franchising. Pra bazuar edhe në një partneritet me ...
July 26, 2024 Read More
“Lajthiza” vlerësohet në Bruksel me
Uji “Lajthiza” ka qenë alternative e parë e konsumatorëve gjatë vitit 2023. Ashtu sikurse ka qenë përgjatë gjithë kohës, që nga momenti kur është hedhur në treg. Ashtu sikundër vazhd...
July 16, 2024 Read More