Xhiro e biznesit 2017: 13 milionë EURO
Ndryshimi në % 17/16: 1%
Numri i punonjësve: 50
Vendndodhja: Durrës
Edhe pse investimet që realizohen nga një kompani private janë të përgjithsisht të mirëstudiuara, përsëri, ankthi i vitit të parë që shërben edhe si viti i fillimit të verifikimit të saktësisë së investimit është prezent. Dita e mirë duket që në mëngjes-thotë një shprehje popullore, kurse në rastin e investimeve të reja “dita e mirë” duket që në vitin e parë. AlbSteel, si një investim i ri i kompanisë Papmetal mbushi një vit aktivitet. Dhe duhet thënë se ky vit i parë i përmbushi pritshmëritë e atyrë që vendosën të investonin për të, stafi t menaxhues të PapMetal me në krye Presidentin e saj, Proletar Hasani. Albsteel është tashmë një emër i ri në treg, por ndërkohë është edhe një trashëgimi vlerash dhe experience në tregun e metaleve në Shqipëri e më gjërë. Albsteel lindi si nevojë e promovimit të cilësisë së produkteve dhe shërbimit të Papmetal. Për këtë qëllim, në dispozicion të Albsteel është ndërtuar Qendra e Shërbimit të Metaleve, që është e vetmja në Shqipëri dhe më e madhja në rajon. Albsteel është një strukturë e posacme, e cila synon të ridimensionojë standartet e shërbimit në tregun e metaleve në rajon.
Me Shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2018”