Kurum vazhdon ecjen me marshin e 5-te

 

 

Shpetim Luku

 

Kur kompania e prodhimit te hekurit dhe celiqeve, Kurum International shpalli falimentin ketu e 4 vite me pare, per shumëkënd kjo ishte e barazvlefshme me një rrufe në qiell të pastër. Dhe jo pa të drejtë. Të mësuar me një performancë positive të saj, të manifestuar në mënyrë sistematike dhe të konkretizuar në aspektet të tilla si xhiro, fitimi apo numri konstant i të punësuarve, Kurum kishte krijuar tek publiku perceptimin e një kompanie me zhvillim të qëndrueshëm dhe me perspektivë afatgjatë. Dhe nuk teprohet aspak po të thuhet edhe se Kurum ishte ndoshta një nga investimet e huaja direkte më të suksesshme deri në vitin 2016, vit pra, kur në mënyrë surprizë, pronari dhe stafi menaxhues i saj iu drejtua gjykatës për të shpallur falimentin. Habia nuk la pa pushtuar edhe anëtarët e trupit gjykues që do të jepnin vendimin e falimentit. Duke u njohur me ecurinë e kompanisë ndër vite, duke vlerësuar kapitalin e saj, por edhe produktet stok që ajo kishte në magazinat e saj, me vlerën e  dhjetra milionë eurove, por që nuk mund të shiteshin për arsye të konjukturës së keqe të cmimit të produktit, ata e kuptonin që në këtë rast kishin të bënin jo me një falimentim klasik, por me një të tillë specifik, te vecante, te pahasur me pare. Ata arritën të kuptonin se ky faliment i kërkuar ishte një veprim conform ligjit, për ti dhënë mundësinë kompanisë për një riorganizim, në mënyrë që të eleminohej konjuktura e keqe dhe paaftësia për të paguar kreditë dhe detyrimet karshi të tretëve, pikërisht prej kësaj kojukture të pavaforshme të cmimit në bursat ndërkombëtare. Pas vendimit të gjykatës për falimentin, në krye të kompanisë u vendos një administrator e deleguar, Lindita Kikino dhe në bazë të planit të ristrukturimit, u parashikua, që nëse ecet sipas këtij plani, atëhere pas një periudhe prej 7 vitesh, kompania Kurum do të mund të mbyllte të gjitha problemet që i ishin krijuar në marrëdhëniet me institucionet bankare dhe me detyrimet ndaj të tretëve. Aktualisht kanë kaluar 4 vite nga shpallja e falimentit dhe ecuria konkrete e kompanisë përputhet në mënyrë konkrete me vizionin e atyre që morën administrimin e kompanisë në rrethana të reja. Cdo vit kompania ka regjistruar një performancë shumë positive. Vitin 2019 e mbylli me një xhiro biznesi prej rreth 25 miliardë lekë ose afro 204 milionë euro dhe me një fitim rreth 11 milionë euro.  Në terma fizik kompania prodhoi rreth 395 mijë ton hekur dhe celik dhe rreth 334 mijë MW energji elektrike. Ndërkohë, sa i takon impaktit social të kompanisë, ajo jo vetëm që ruajti numrin e punonësve të vitit paraardhës, por edhe e rriti atë, duke shkuar në mesatarisht 615 punonjës për vitin 2019. Ose aq sa ka qenë numri i zakonshëm i kompanisë përpara shpalljes së falimentit në vitin 2016.

Është i ditur fakti se Shqipëria është një treg i vogël dhe që bëhet akoma më i vogël ër sektorin e ndërtimit, si rrjedhojë e uljes së numrit të ndërtimeve. Kjo nënkupton që edhe tregu për produktet që i shërbejnë ndërtimit ka ardhur duke u ulur, cka ka sjellë nj periudhë jo fort të mirë për kompanitë e tëtij sektori. Mirëpo Kurum ka vite që e ka gjetur celësit për ti shpëtuar sa më shumë të jetë e mundur luhatjes së “humorit” të tregut të brendshëm shqiptar. Pjesa më e madhe e aktivitetit të saj është adresuar për eksport. Këtë e dëshmojnë edhe statistikat e vitit 2019. Nga afro 395 mijë ton product, rreth 130 mijë janë destinuar për tregun vendas, kurse pjesa tjetër për tregjet e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi e Maqedonisë. Duke vepruar në këtë mënyrë, duke qenë i përgatitur sic duhet për konkurëncën rajonale, duke patur pikë të fortë komponentin e eksportit, Kurum International i ka hapur një perspektivë afatgjatë vetes së saj dhe vazhdon të ece me marshin e 5-të. Ditët kur nëpër media komentohej me habi dhe zhurmë rreth falimentit të saj tashmë duken një kujtim i largët, vendin e të cilit e kanë zenë emocionet pozitive të një suksesi të ri.

Recent Posts

Rikthimi i gjigandit mediatik
Shpëtim Luku Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës të një televizioni tjetër privat. Tani i T...
May 5, 2024 Read More
Makinat e reja pa certifikatë konformiteti shtohe
Makinat e reja pa certifikatëkonformiteti shtohen ne treg Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka vetëm një tavolinë, një ...
March 30, 2024 Read More
SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More