Shqiptari qe fitoi bashkëpunimin me Burberry-n e famshëm

 

 

Julian Berxulli është shumë i lumtur këto ditë. Dhe me shumë të drejtë. Pasi kompania e tij, AMBRA është certifikuar nga  mirënjohura angleze me famë ndërkombëtare, Burberry, si një kompani e denjë për të punuar me të dhe brenda muajin bashkëpunimi nis rrugën e konkretizimit. Sigurisht, suksesi në biznes ka shumë mënyra se si shfaqet, por dy janë më kryesoret. Së pari është performanca e një kompanie, treguesit sasiorë dhe cilësore që ajo manifeston gjatë aktivitetit të përvitshëm të saj. Por ndërkohë, një tregues po kaq i rëndësishëm është edhe cilësia e partnerëve me të cilët është e lidhur dhe ndërvepron një kompani. Të dy këta tregues janë në nivele shumë të kënaqshme në rastin e AMBRA-s. Të vlerësohesh prej një kompanie me eksperiencë 165 vjecare, që xhiron vitin e fundit e kishte mbi 2.6 miliardë paund, prej një kompanie që është e vendosur në 421 vende e me afro 10 mijë punonjës, sigurisht që është një tregues që do të bënte krenar këdo. Ndaj dhe drejtuesi i AMBRA-s e ka plotëssht të përligjur gëzimin dhe krenarinë e tij sepse bashkëpunimi me Burberry-n është plotësisht i merituar. Është një bashkëpunim i siguruar vetëm pasi janë plotësuar standartet e mirëpërcaktuara, standarteve rigoroze që mund të vendosë e të kërkojë një kompani aq e famshme sa ajo.

Krijuesi i vërtetë i AMBRA-s është Xhemal Bërxulli dhe ai u bë disa vite që është ndarë nga jeta. Por, përvec boshllëkut që  ka krijuar tek të afërmit dhe dashamirësit e tij të shumtë mungesa e tij fizike, cdo gjë tjetër shkon më së miri. Sepse në krye të AMBRA është djali i tij Juliani. Me siguri, Xhemal Bërxulli do të ndjehej tepër krenar me rezultatet e arritura nga AMBRA  nën drejtimin e Berxulli junior, pasi kompania i ka avancuar së tepërmi treguesit e saj, qoftë në aspektin sasior, edhe ato cilësor. Gjatë vitit 2019, AMBRA  ia doli që të regjistrojë një aktivitet në kuotën e afro 4 milionë eurove, duke prodhuar përafërsisht rreth 500 mijë njësi veshje. E krahasuar me vite më parë, kompania ka një progress të ndjeshëm, cka do të thotë se Julian Bërxulli ia ka dalë mbanë  jo vetëm të ruajë punën e kompanisë, jo vetëm të ruajë numrin e punonjësve të saj, jo vetëm të ruajë partneritetet egzistuese me kompanitë e huaja që bashkëpunon, por edhe ti përparojë më tej ato. Kompanitë e mirënjohura ndërkombëtare si Giuntini, Belstaff, Lacoste, Joseph, Miroglio, Max&Mara, Pinko etj, kanë gjetur tek Julian Bërxulli dhe Ambra  partnerin ideal të tyre, që iu është përgjigjur cdo kontrate të ofruar, me korrektesën maksimale në afatin kohor dhe cilësinëe duhur.

Por Juliani duket që është një menaxher i sprovuar, madje me disa cilësi të lindura, për të qenë i tillë, pasi ai kujdeset së tepërmi për ti siguruar perspektivë afatgjatë kompanisë. Pikërisht atëhere kur duket se AMBRA. përjeton një realitet të mrekullueshëm e që kollaj mund të të vendosë në “gjumë”, pikërisht atëhere, Juliani vazhdon jetëzimin e planeve të tij. Kontakton vazhdimisht, kontrakton pambarimisht dhe arrin të sigurojë punë në vazhdimësi, jo vetëm për 450 punonjësit e tij, por duke iu shpërndarë edhe kompanive të tjera shqiptare. Janë të paktën 40 të tilla anekënd vendit që kanë marrë prej AMBRA-s “tepricën” e punës së kontraktuar, por që për arsye objective nuk mund të ezaurohet prej vetë asaj. Dhe për vitin 2020 AMBRA parashikohet të regjistrojë rezultatin më të mirë historik të saj, duke arritur në nivelin e 8 milionë eurove xhiro.

Një nga cilësitë e domosdoshme që duhet të ketë një lider biznesi është dallimi i momentit për të bërë investimet e duhura. Të ndikuar nga ngjarjet e pandemisë, shumë vetë e quajnë momentin më të gabuar bërjen e tyre gjatë muajve të parë të vitit 2020. Mirëpo, Julian Bërxulli, pikërisht në muajt prill-maj bëri disa investime të rëndësishme në kompani. Së pari meremetimin e përgjithshëm të saj, duke eleminuar pasojat e tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019 dhe së dyti, investime në teknologjinë e kompanisë. Sepse tashmë, nën drejtimin e tij, AMBRA  ka ndërruar edhe filozofi pune, duke shkuar drejt specializimit në prodhimet e cilësisë së lartë, duke u përqëndruar tek prodhimet e vështira që kanë më shumë minuta dhe më pak sasi. Është një specializim në kuadrin e asaj që thamë edhe pak më lart, pra për ti rritur në maksimum perspektivën kompanisë. Ky zhvillim sasior dhe cilësor i kompanisë, rritja e volumit të punës, rritja e numrit të punonjësve, përmirësimi i pagave të tyre, investimet etj dëshmon se AMBRA  ka në krye të saj njeriun e duhur. Ka në krye të saj liderin e duhur. Por jo se rastisi të jetë i tillë. Por se edhe në këtë mendoi me largpamësi Xhemal Bërxulli, i cili, e merrte përditë Julianin në kompani që në moshë të vogël, duke i dhënë mundësinë që ai të rritet së bashku me AMBRA . Dhe nëse jeta ka të papriturat e saj, është në dorën e njeriut që ti parashikojë ato, duke bërë të mundur mënjanimin e boshllëqeve që mund të krijohen nga këto të papritura. Ajo cfarë ka ndodhur me AMBRA  nën drejtimin e Julian Bërxullit, tregon edhe njëherë largpamësinë dhe drejtësinë e veprimeve të Xhemal Bërxullit gjatë kohës që ishte në krye të saj. Një leksion i vërtetë për tu ndjekur nga shume biznesmenë të tjerë shqiptarë.

 

 

Recent Posts

SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More
SHPETIM LUKU/ Ushtria e mashtruesve të telemarket
Vins Vaughn, Ed Harris dhe Julia Ormond janë disa prej kastit të aktorëve të filmit Prime Gig, realizuar diku nga  fillimi i viteve 2000. Pendleton "Penny" Wise, një telemarketist i talentua...
October 12, 2023 Read More
Elisabeta Hysi
Drejtoreshë e përgjithshme e kompanisë GJERGJI H TEXTILE Emri i kompanisë: Gjergji H Tekstile Xhiro e biznesit 2022: 1 milion EUR Numri i punonjësve: 25 Vendndodhja: Tiranë Si kanë arritur deri...
October 3, 2023 Read More
Julian Bërxulli
Administrator i kompanisë “AMBRA” Emri i kompanisë: AMBRA Xhiro e biznesit 2022: 4.5 milion EURO Numri i punonjësve: 450 Vendndodhja: Durrës Qëkurse mori në duar “timonin” e...
October 3, 2023 Read More
Kompania AK-Invest
Emri i kompanisë: AK-Invest Xhiro e biznesit 2022: 6 milionë euro Numri i punonjësve: 50 Vendndodhja: Tiranë AK – Invest, shoqëri aksionere e regjistruar me vendim të Gjykatës Tir...
October 3, 2023 Read More