Marin Gjonaj

Emri i kompanisë: Gjonaj Group
Të ardhura bruto 2019: 210 milion EURO
Numri i punonjësve: 700
Vendndodhja: Tiranë

Marin Gjonaj është një biznesmen i ri në moshë. Përfaqësues i gjeneratës së re, që e ka nisur biznesin, atëhere kur sipërmarrja shqiptare paraqitej e konsoliduar. Kur sipërmarrja shqiptare ishte e strukturuar. Kur të gjitha “shtigjet” e biznesit ishin apo dukeshin të zëna, një panoramë kjo, jo fort inkurajuese për nisma të reja. Mirëpo për të bërë biznes nuk është asnjëherë vonë. E rëndësishme është të kesh aftësi identifikuese për hapësirat që ka në treg dhe pastaj, sikurse thotë edhe vetë Marin Gjonaj të kesh fuqi ekzekutive. Pra të kalosh nga faza e idesë së biznesit në konkretizimin e saj. Duke themeluar kompaninë INFO Telecom në vitin 2009, Marin Gjonaj bëhej në atë kohë një ndër biznesmenët më të rinj shqiptarë dhe nisi kështu edhe rrugëtimin e suksesshëm në biznes. Cdo vit INFO Telecom njohu rritje të vazhdueshme, për të ardhur në vitin 2019, ku me 200 milionë euro xhiro biznesi ajo u rendit në vendin e 8 të kompanive më të mëdha shqiptare. Dhe për rrjedhojë, duke e bërë edhe Marin Gjonaj drejtuesin e njërit prej grupeve më të mëdha të biznesit në Shqipëri.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Erdal Demir

Emri i kompanisë: “Kurum International”
Xhiro e biznesit 2019: 204 milion EUR
Numri i punonjësve: 615
Vendndodhja: Elbasan

Kur kompania e prodhimit te hekurit dhe celiqeve, Kurum International shpalli falimentin ketu e 4 vite me pare, per shumëkënd kjo ishte e barazvlerfshme me një rrufe në qiell të pastër. Dhe jo pa të drejtë. Të mësuar me një performancë positive të saj, të manifestuar në mënyrë sistematike dhe të konkretizuar në aspektet të tilla si xhiro, fitimi apo numri konstant i të punësuarve, Kurum kishte krijuar tek publiku perceptimin e një kompanie me zhvillim të qëndrueshëm dhe me perspektivë afatgjatë. Dhe nuk teprohet aspak po të thuhet edhe se Kurum ishte ndoshta një nga investimet e huaja direkte më të suksesshme deri në vitin 2016, vit pra, kur në mënyrë surprizë, pronari dhe stafi menaxhues i saj iu drejtua gjykatës për të shpallur falimentin. Habia nuk la pa pushtuar edhe anëtarët e trupit gjykues që do të jepnin vendimin e falimentit. Duke u njohur me ecurinë e kompanisë ndër vite, duke vlerësuar kapitalin e saj, por edhe produktet stok që ajo kishte në magazinat e saj, me vlerën e dhjetra milionë eurove, por që nuk mund të shteshin për arsye të konjukturës së keqe të cmimit të produktit ata e kuptonin që në këtë rast kishin të bënin jo me një falimentim klasik, por me një të tillë specifik.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Samir Mane

Emri i kompanisë: Balfin Group
Xhiro e biznesit 2019: 250 milionë euro
Numri i punonjësve: 3000
Vendndodhja: Tiranë

Përpara pak viteve, gjatë një takimi punë me presidentin e Balfin Group, Samir Mane, ai tha se në Shqipëri nuk i kishte mbetur më gjë tërheqëse për të bërë. “I kam provuar të gjitha, dëshiroj që të zgjerohem me biznes në tregun rajonal e më gjërë” –deklaroi ai. Një deklaratë e tillë nuk është tregues vetëkënaqësie. As tregues megalomanie, sikundër mund ta perceptojnë disa. Por është thjesht dëshmi shumë e qartë realizmi për atë se ku ka arritur ky biznesmen e ku synon më tej. Pasi është mëse e vërtetë që në Shqipëri, Samir Mane ka prekur majat, ai ka rrokur suksesin absolut, qoftë horizontal e qoftë vertikal. Si rrallë kush, ai ka ndjekur politikën e diversifikimit të aktivitetit të tij si biznesmen në fusha të ndryshme si nxjerrje e mineralit të kromit, përpunim i tij, ndërtim banesash e kompleksesh rezidencialë, ndërtim dhe menaxhim qendrash tregtare, tregti artikujsh elektroshtëpiakë, tregti me pakicë e artikujve të ndryshëm, aktivitet bankar, aktivitet në telekomunikacione, aktivitete në su permarket, bujqësi etj. Si pakkush tjetër, Samir Mane ka spikatur më shumë si investitor se sa si biznesmen i zakonshëm që ka ofruar një produkt apo një shërbim në treg.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group
Xhiro e aktivitetit 2019: 800 milionë euro
Numri i punonjësve: 1200
Vendndodhja: Durrës

Në qendër të Tiranës është duke u zhvilluar një projekt, i cili ecën me ritme të shpejta. Është Tirana Down Town, projekti më i fundit i ndërmarrë prej Kastrati Group. Në dinamikën e veprimtarisë së tij, Kastrati Group ka patur, sidomos vitet e fundit, investime të rëndësishme. Përpara pak vitesh bleu kompaninë e tregtimit të makinave Mercedes në Shqipëri dhe cmimi i blerjes, së bashku me atë të investimit për rinovim dhe shtim kapacitetesh i kaloi 20 milionë euro. Më vonë, Kastrati Group bleu ish-hotel Sheraton në Tiranë kundrejt një cmimi afro 30 milionë euro. Kastrati ishte gjithashtu pjesë e investimit në Turdiu Centër, kurse tani fronti kryesor i investimit të ri është, sikurse thamë pak më lart, Tirana Down Town, që ecën me ritme të shpejta.

Me shume Informacion mund te gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Me te miret 2020”