Tërmeti shkundi xhepat e siguruesve

 

 

Shpëtim Luku

 

Që jeta ka të papritura të shumta, improvizime nga më të shumëllojshmet e që ajo mund të ndryshojë cilësisht prej disa rrethanave e faktorëve të caktuar madhorë këtë teorikisht e dijnë thuajse të gjithë. Madje, me ato cfarë kanë ndodhur në vendin tonë, me përmbytjet, zjarret në verë e së fundmi tërmetet njerëzit e dinë tashmë edhe praktikisht se cdo të thotë të jesh i ekspozuar përballë kapriciove të natyrës. Shumë vetë humben jetën prej tërmetit të nëntorit 2019, të tjerë humbën shtëpitë, disa humbën biznesin prëj shembjeve që shkaktoi ai tërmet. Mirëpo, thuajse të gjithë patën mundësinë të shikojnë veten në pasqyrë për të dalluar botëkuptimin e tyre në raport me sigurimin. Sepse ata, më largpamësit, ata, që dëshrojnë të jenë të qetë duke marrë masa duke presupozuar edhe situatën më të vështirë të mundshme, ata që dëshirojnë të shijojnë lirinë, duke siguruar pronën dhe investimet e tyre patën edhe rastin që të verifikojnë konkretisht që një shumë e caktuar parash e destinuar për këtë qëllim nuk është e cuar dëm. Sepse me to ke blerë qetësinë. Dhe ndërsa të tjerët janë në shpresë të planeve të qeverisë, ndërsa shumë prej tyre rrijnë me sy e veshë në pritje të ndonjë lajmi ‘rehabilitues”, të siguruarit kanë mbaruar tashmë punë më kompanitë e sigurimeve duke rimbusrsuar një pjesë të mirë të dëmeve të pësuara. Janë statistikat e 4 mujorit të tregut të sigurimeve ato që e dëshmojnë këtë fakt. Të gjitha kompanitë e sigurimit kanë paguar si dëmshpërmblim për ata që janë siguruar nga zjarri dhe dëmtimet e tjera në pronë rreth 1 miliardë e 680 milionë lekë, cka përbën një rritje me 300 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, kur del që janë paguar vetëm 420 milionë lekë. Tërmeti duket se ua ka shkundur xhepat thuajse të gjitha kompanive, megjithatë për disa nga ato, ai ka qenë vërtet një goditje me shumë ballë.  ALBSIG-ut i është dashur të paguajë një dëmshpërblim total prej afro 650 milionë lekësh, me një rritje prej 7145 për qind. Kompanisë tjetër të sigurimeve, SIGMA VIG i është dashur të përballojë në 4 muajt e parë të vitit 2020, një dëmshpërblim për sigurimin nga zjarri dhe dëmtimet e tjera të pronës afro 192 milionë lekë ose afro 4286 për qid më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë. Po që se do gjykonim nga përqindjet relative, atëhere duhet të ngelnim me gojë hapur për kompaninë Atlantik, e cila ka një rritje të dëmit të paguar në këtë lloj sigurimi prej 65000 për qind. Edhe Intersig-u ka një rritje prej 1751 për qind. Por, sikurse mund të jetë e kuptueshme, arsyeja se pse dëmet e paguara për sigurimin e pronës janë rritur në këto masa, ka të bëjë me dëmet që shkaktoi një ngjarje madhorë që presupozohet që ndodh shumë rrallë, sikurse është tërmeti. Dhe vitet e tjera nuk janë paguar shumë dëme të kësaj natyre sepse thjesht nuk kanë ndodhur dëmtime të pronës prej këtyrë shkaqeve.

Edhe kompania lider e tregut të sigurimeve, Sigal Unica Group Austria ka një kontribut të madh ne dëmshpërblimin e këtij sigurimi, teksa ajo ka paguar afro 470 milionë lekë. Por ndryshe nga kompanitë e tjera, për Sigal-in kjo nuk përfaqëson ndonjë rritje stratosferike, por vetëm 30 për qind, pasi ajo ka paguar shuma të konsiderueshme edhe vitet e tjera. Cka duket se është një praktikë e zakonshme e kompanisë.

Tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar dhe dëmet që ai shkaktoi vunë në provë korrektesën dhe gadishmërinë e kompanive të tregut të sigurimeve për tiu përmbajtur premtimeve të tyre në castin kur kanë shitur polecat e sigrimit. Ku më shumë e ku më pakato bënë përpjekje brenda mundësive të tyre për tiu përmbajtur këtyre premtimeve. Në këtë kuptim ata dhanë edhe një kontribut në edukimin public të popullsisë për nevojën e sigurimit të pronës kundrejt atij rreziku, që shumë prej nesh e kemi konsideruar teorik, por që u vërtetua që ndodh edhe praktikisht. Por e pashpjegueshme është mospërgjigja, mosreagimi  i publikut që duket se harron menjëherë sapo situate qetësohet e rreziku duket sikur largohet. Sepse po të shikojmë reflektimin e tij, cka më së miri dëshmohet me volumin e primeve të sigurimit nga zjarri dhe dëmtimet e pronës, ai ka një rritje vetëm prej 30 për qind, krahasuar me 4 mujorin e parë 2019. Konkretisht janë 750 milionë lekë vlera e primeve në 4 mujorin e parë të vitit 2010 nga 573 milionë lekë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por a do të thotë kjo se jeta dhe natyra nuk do të vazhdojë të ofrojë surpriza hidhura?

 

Recent Posts

Rikthimi i gjigandit mediatik
Shpëtim Luku Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës të një televizioni tjetër privat. Tani i T...
May 5, 2024 Read More
Makinat e reja pa certifikatë konformiteti shtohe
Makinat e reja pa certifikatëkonformiteti shtohen ne treg Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka vetëm një tavolinë, një ...
March 30, 2024 Read More
SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More