Gruaja qe u be kompani

Kur Nedrete Arapi fillojë të dalë në tregun e Lushnjës duke shitur perime dhe fruta përditë ajo as që e kishte imagjinuar se mund të shkonte kaq larg sa ka shkuar. Duke kryer ritualin e përditshëm të blerjes dhe shitjes ajo realizonte së pari detyrën e saj si kujdestare e familjes, duke kontribuar në mirëqënien e saj. Por gjithashtu, duke dalë cdo ditë në treg, në kohë të mirë e të keqe, duke qenë mirë me shëndet, por edhe e sëmurë, ajo vazhdonte të bënte atë punë që kishte bërë gjithë jetën e saj. Vecse, ndryshe nga vitet e shkuara, kur ishte e detyruar ta bënte punën e fermerit kundrejt shpërblimeve qesharake që ofronte sistemi i atëhershëm, tani ajo e ushtronte “profesionin” e saj në kushte lirie dhe ekonomie tregu. Cka e gëzonte pa masë. E motivonte së tepërmi. Dhe thonë se njeriu është apo bëhet ai për të cilën shpenzon kohën më të madhe të ditës. Neta Arapi, ndryshe nga gratë klasike nuk humbiste kohën me thashatheme argëtuese. Ajo nuk kishte kohë për të bërë shopping nëpër qendra tregtare apo boutique. Nuk gjente gëzim të merrej me këto gjëra. E gjithë energjia e saj shpenzohej në blerje dhe shitje produktesh të ndryshme bujqësore. Aty në tregun e Lushnjes. Dhe nëse e ushtron një punë në mënyrë sistematike, nuk ka asnjë mundësi që përgjatë veprimtarisë tënde të të mos shfaqen shanse, të cilat do të sjellin më pas transformimin sasior dhe cilësor. Kështu ndodhi edhe me Neta Arapin. Ajo vazhdonte të shiste në mënyrë rutinore në treg, derisa një i huaj, një malazes i bëri porosi një kamion me një product të caktuar. Dhe shansin nuk e la të ikë. Ia realizoi kërkesën porositësit të huaj me korrektesën më të madhe, qoftë në kohë e qoftë në cilësi produkti dhe kjo i solli porosi të tjera. Cdo vit duke u rritur në mënyrë sasiore. Cdo vit duke zgjeruar eksportin e frutave dhe perimeve në tregje të ndryshme të Europës, si Cekia, Sllovenia, Lituania, Kroacia, Kosova etj.  Tashmë kanë kaluar afro 21 vite  me këtë profil veprimtarie dhe gruaja Nedrete Arapi është shndërruar në kompaninë Nedrete Arapi. Gjatë vitit 2019, Nedrete Arapi realizoi një eksport prej 936 milionë lekësh ose afro 8 milionë eurosh. Me këtë rezultat të arritur ajo u rendit në vendin e 31, ndër eksportuesit më të mëdhenj të Shqipërisë, duke dhënë kështu një kontribut të cmuar në zhvillimin e bujqësisë së zonës së Myzeqesë.  Sa më shumë e rrit sasinë e eksportit Nedrete Arapi, aq më shumë spikasin edhe vlerat dhe dobia e biznesit të saj si një katalizator zhvillimi për bujqësinë, si një hallkë e rëndësishme ndërmjetëse mes fermerit dhe tregut përfundimtar. Në zonën e Lushnjes egizstojnë disa kompani grumbullimi dhe shitjeje produktesh bujqësore, mirëpo askush nuk i afrohet stadit actual të Nedrete Arapit. Dhe nuk është se ajo ka ndonjë celës magjik, nëpërmjet të cilit iu hap derën fermerëve të ndryshëm për të bashkëpunuar me të. Por është korrektesa, marrëdhënia e ciltër dhe e ndershme me ta, marrëdhënia e bazuar ne fjalën e dhënë ajo që i ka krijuar Nedrete Arapit aureolën e një njeriu me të cilën ia vlen të punosh. Ndryshe nga kompani të tjera, ajo nuk krijon asnjë detyrim të prapambetur për fermerët, iu gjendet atyre në ditë të vështira me sa mundet duke i konsideruar ata partnerë.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për të huajt. Që të jesh partner i tyre është një status që duhet merituar. Aq më tepër që në treg ka alternativa të panumurta ku mund të drejtohesh për të përmbushur porositë. Mirëpo gjithnjë e më shumë prej tyre trokasin në derën e Nedrete Arapit. Një numur gjithnjë e më i madh i tyre kërkon të ruajë e të ndërtojë bashkëpunim me Nedrete Arapin. Dhe me shumë të drejtë, pasi “kontrata” e saj, është fjala e dhënë prej saj e prej së cilës nuk devijon asnjë milimetër.  Kjo është ajo që vlerësojnë më shumë të huajt pasi cilesia e produktit as qe diskutohet. Por njëkohësisht kjo domosdoshmëri për të qenë korrekt si me fermerin ashtu edhe me partnerin e huaj është edhe vështirësia kryesore e këtij lloj biznesi, cka bën diferencën mes operatorëve të këtij tregu.  Fakti që Nedrete Arapit i shtohet puna do të thotë se ajo thjesht vjel frutet e korrektesës dhe dedikimit të saj në punë. Të asaj pune që përfshin kontraktimin dhe asistimin e fermerit, grumbullimin e produkteve, seleksionimin, pastrimin dhe ambalazhimin e tyre, transportin deri në destinacion etj.

A kishte menduar ndonjëherë që Neta Arapi do të rritej kaq shumë, duke u transformuar në një grua biznesi me përmasa kombëtare? Edhe ajo vetë e pranon që kjo ka qenë e pamundur të përfytyrohej prej saj. Madje rritja reale ka qenë përherë më e madhe se sa pritshmëritë, aq sa asaj i ishte krijuar kontradikta mes një volumi të madh pune që duhej të realizohej në ambientet e një magazine të marrë me qera, por që kushtet e punës ishin fare të papërshtatëshme. Fama e Nedrete Arapit kishte kaluar kufijtë e Shqipërisë, mirëpo magazina ku realizonte veprimtarinë e saj thjesht të shtonte respektin për vështirësitë dhe punën e madhe që realizohej aty, pavarësisht mungesës së standarteve bazë. Kurse tani realiteti është ndryshe. Gjatë vitit 2019, si rrjedhojë e një granti të qeverisë, me bashkëfinancim të Neta Arapit, Elian Eksport e ushtron aktivitetin në ambientet e reja moderne që janë si nata me ditën, krahasuar me ato të mëparshmet.  Me një sipërfaqe prej 2000 metra katror, e pajisur me dhoma frigoriferike, me vende ngarkimi e parkimi, me ambiente të freskëta, me zyra e me mensa për 50 punonjësit e saj, magazine është një ndihme e merituar për cfarë ka bërë Neta Arapi gjatë jetës së saj në funksion të bujqësisë dhe eksportit shqiptar.

Recent Posts

Avantazhi që u kthye në skllavëri
  Shpëtim Luku Përpara syve në një karburant të Dhërmiut të shfaqet një pamje me të cilën nuk je mësuar. Një filipinas me sens humori kryen veprimet e zakonshme që i takojnë të k...
June 2, 2024 Read More
Rikthimi i gjigandit mediatik
Shpëtim Luku Tregojnë se dikur, dikush po i raportonte Dritan Hoxhës, themeluesit të “TOP Channel”, disa lëvizje në funksion të konkurencës të një televizioni tjetër privat. Tani i T...
May 5, 2024 Read More
Makinat e reja pa certifikatë konformiteti shtohe
Makinat e reja pa certifikatëkonformiteti shtohen ne treg Përballë koncesionarit zyrtar, pozicionohet një shitës ambulant, shpesh herë me një ‘kasolle’ ku ka vetëm një tavolinë, një ...
March 30, 2024 Read More
SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More