SHPETIM LUKU/Gentian Karaj merr edhe drejtimin e “Kosova Motor Company”

 

Gentian Karaj është drejtori i përgjithshëm i kompanisë së tregtimit të automjeteve të reja “Albanian Motor Company”. Që nga momenti i emërimit të tij në krye të kësaj kompanie ai ka mundur që ti japë një kthesë rrënjësore asaj. Nga një kompani thuajse modeste në tregues të shitjes së makinave dhe tregues ekonomiko-financiarë, tashmë “Albanian Motor Company” është kthyer në një nga kompanitë kryesore të këtij tregu, së bashku me 3-4 kompani të tjera. Dhe përderisa u bënë disa vite rrjesht që “Albanian Motor Company” performon shumë mirë në tregun shqiptar, atëhere është lehtësisht e kuptueshme se një meritë të madhe ka edhe mënyra e drejtimit, stili i drejtimit, mënyra e komunikimit etj. Edhe pronarët duken të kënaqur me treguesit dhe veprimtarinë e kompanisë ndër vite, përderisa kanë vendosur që Drejtorit të Përgjithshëm të kompanisë në Tranë ti shtojnë përgjegjësitë, ti shtojnë përmasat e menaxhimit, duke e bërë thuajse drejtor rajonal dhe duke e emëruar edhe në krye të “Kosova Motor”. Në dallim nga simotra e saj në Tiranë, kompania që tregton automjete të tipit Ford dhe Hyundai me seli në kryeqytetin kosovar nuk performon mirë. E mbylli vitin 2020 me pak më shumë se sa 100 makina të shitura dhe kjo i ka detyruar drejtuesit të bëjnë ndryshime në drejtim. Dhe duke qenë se në raste të tilla preferohen menaxherë të sprovuar, drejtues që kanë dhënë prova me rezultate konkrete se cfarë janë në gjendje të arrijnë, atëhere vëmëndja e tyre është drejtuar tek drejtuesi i kompanisë në Tiranë. “Do të marrësh edhe drejtimin e kompanisë në Kosovë”- i kanë thënë ata të besuarit dhe të vlerësuarit prej tyre, duke shpresuar në gjetjen e një mënyre ndryshe të drejtimit dhe menaxhimit, cka do të sjellë edhe përmirësimin e veprimtarisë së “Kosova Motor ”. Kjo kompani me performancën aktuale të kujton atë të “Albanian Motor Company” përpara disa viteve dhe ndoshta kjo dinamikë, kjo kthesë për mirë që ka marrë kompania me seli në Tiranë është edhe ajo cfarë shpresojnë të ndodhë edhe me kompaninë që vepron në territorin kosovar. Dhe nuk është se pronarët e kompanisë ushqejnë shpresa boshe. Pasi, Gentian Karaj ka dhënë prova që është një njeri i dedikuar në këtë lloj drejtimi dhe menaxhimi, te bazuar pikesepari ne disipline pune. Madje mund të futet tek edhe tek menaxherët pionierë të automjeteve të reja. Shumë kush mund të ketë krijuar sukses në biznes, shumë kush mund të ketë takuar suksesin në ushtrimin e një profesioni të caktuar, por Gentian Karaj dhe disa të tjerë kanë mundur të krijojnë suksesin në fushën e menaxhimit dhe drejtimit. Sikur në vitin 2002, ai ti thoshte jo një oferte për punë në këtë sektor, pra, atë të shitjes së automjeteve të reja, kushedi se cfarë statusi mund të kishte sot. Dhe ishte mëse e natyrshme të thoshte jo. Sepse oferta e gjeti me punë në Ministrinë e Brendshme, cka tregon se nëse ai do të gjykonte me të tjera kritere, duke patur prioritet qetësinë, rehatinë, rutinën, atëhere fare mirë mund ti përgjigjej negativisht propozimit. Mirëpo karakteristika kryesore e njerëzve të zotë është aftësia për të kapur trenin e radhës. Për të kapur mundësinë në momentin e duhur. Ndaj dhe Gentian Karaj e braktisi pa u menduar gjatë atë lloj statusi, që në sytë e shumë njerëzve duket privilegj, për tiu përkushtuar një profesioni të ri, sikurse është ai i menaxherit të shitjes së automjeteve të reja. Fillimisht me kompaninë “Classic” kur ajo tregtonte makinat e markës Volksëagen, ku së bashku me pjesën tjetër të stafit të saj arritën edhe shifra record shitjes që akoma nuk janë arritur nga ndonjë kompani tjetër shqiptare e kësaj fushe. Këtu e u përqëndrua dhe e kërkoi ai avancimin në karrierë, derisa në adresë të tij erdhi një propoim tjetër i rëndësishëm: ai i drejtorit të përgjithshëm të kompanisë “Albanian Motor Company”. Një drejtues dhe një menaxher gjykohet më së tepërmi nga produkti i tij i punës, nga ajo cfarë përmirëson në kompani dhe rezultatet e arritura nga kompania që tregton Ford-in dhe Hyundai-n në Tiranë janë shumë të mira. Që skanë asnjë lidhje me të kaluarën. Ndaj dhe Gentian Karaj u shpërblye edhe me emërimin tjetër edhe në krye të “Kosova Motor ”. Mbase nuk është cudi që në një të ardhme të afërt, të marrë nën drejtim edhe kompaninë që vepron në territorin maqedonas, duke marrë kështu përmasën reale të një drejtuesi dhe menaxheri rajonal.

 

 

Recent Posts

SHPËTIM LUKU/ Leksioni i një eksportuesi
Qëkurse euro është zhvlerësuar karshi lekut, duke u stabilizuar në raportin ku 1 euro këmbehet me 100 deri 105 lekë, nuk kanë reshtur ankesat dhe kërkesat e eksportuesve shqiptarë. E kanë b...
February 1, 2024 Read More
Të jetosh përtej mundësive të tua!
Të jetosh përtej mundësive të tua! Vite më parë, kur u ndërtua kompleksi turistik "Laguna", në Malin e Robit, shitjet e apartamenteve apo ambienteve të tjera në të u bënë në kohë rek...
January 29, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/Pse janë kaq të korruptueshëm doga
Shpëtim Luku Xiao Min ishte një biznesmen kinez, i cili merrej me biznesin e tregtimit të veshjeve tekstile në Shqipërideri para vitit 2010, përpara se të transferohej në Maqedoninë e Veri...
January 16, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkat
SHPETIM LUKU/ Propozimi i Sokol Krajës dhe mëkatet e biznesit Ditët, muaj dhe vitet kalojnë dhe problematika më të cilën haset biznesi shqiptar sa I takon fuqisë punëtore së vjen dhe bëh...
January 9, 2024 Read More
SHPETIM LUKU/ Ish-kulaku që u bë biznesmeni më
Mebiznesmenin korcar Luan Lartie kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit...
November 30, 2023 Read More
Kërcimi gjigand i Marin Gjonaj
Shpëtim Luku “Gjonaj Group” është një bashkësi kompanish, ku pērmenden disa kompani si Info-Telecom, Enertrade, Promarketing, Digicom, Probroker etj. Natyrisht, Info-Telekomi është ajo ...
October 23, 2023 Read More
Biznesmeni që nuk hap dot hotelin luksoz prej…
Shpëtim Luku Edhe pse ka ikur që i vogël nga vendlindja, sytë, mendja dhe zemra e tij i  mbeten gjithmonë atje. Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar larg saj,  ai ka qen...
October 17, 2023 Read More