Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “ANTEA CEMENT”
Xhiro e biznesit 2022: 96 milion EURO
Ndryshimi në % 22/21: +33
Numri i punonjësve: 188
Vendndodhja: Thumanë
Janë të shumtë personat, që telefonojnë në numrin tonë, me iluzionin se po flasin me përfaqësues të kompanisë së prodhimit të cimentos Antea Cement. Kërkesa e e tyre është e thjeshtë: duan sasi të caktuara cimentoje. Por kërkesa të tilla, që në kushte normale do të ngazëllenin këdo sepse janë një mundësi e mirë për të bërë ndërmjetësin në një kontratë, tek ne nuk ka asnjë emocion të tillë. Pasi ne e dijmë mirë se Antea Cement është një kompani që funksionon me kapacitet të plotë. Ne e dimë mirë se për Antea Cement kërkesat për produkt janë më të mëdha se sa ajo ka mundësi të plotësojë. Pra, ajo bën pjesë tek ai grupi me pak kompani, që e di që në fillim të vitit që të gjithë prodhimin e ka të shitur. Për Antea Cement tregu nuk ka surpriza, nuk ka improvizime, nuk sjell ndonjë vështirësi, që ajo nuk mund ta përballojë. Antea Cement nga viti në vit e ka situatën nën kontroll, cka do të thotë se performancat e saj vetëm sa përmirësohen.
Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”