Kompania Elka SA


Xhiro e biznesit 2022: 47 milion EURO Ndryshimi në % 22/21: +11

Numri i punonjësve: 419

Vendndodhja: Vrisera, Gjirokastër

Kompania ELKA- SA është ndër më të mirënjohurat në Shqipëri. Dhe kjo për shkak të disa faktorëve. Së pari prej kohëzgjatjes së aktivitetit. ELKA-SA është sot një kompani me histori suksesi mbi 25 vjecare, përgjatë së cilave ka rrënjosur një marrëdhënie të ngushtë me konsumatorët e produkteve të saj. Duke patur e duke rritur cdo vit besimin e konsumatorëve të shumtë, ELKA-Sa ka arritur të jetë ndër vite kompanitë lider të sektorit të saj Faktori i dytë që e bën të shumënjohur e të mirënjohur kompaninë Elka SA lidhet me numrin e madh të distribuohen dhe tregtohen numrin e madh të produkteve të saj, por njëkohësisht edhe me numrin e madh të konsumatorëve të produkteve të saj.
Përmes 25 vitesh investimi në infrastrukturë të lartë, teknologji inovative dhe njerëz të motivuar, Elka S.A. është bërë një nga distributorët drejtues në treg të disa prej produkteve konsumatore më të suksesshme në Shqipëri.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Dionis Likometa


Administrator i kompanive “R.B.H Beline” dhe “Izvor 99”

Xhiro e biznesit 2022: 50 milion EURO

Ndryshimi në % 22/21: +20

Numri i punonjësve: 60

Vendndodhja: Tiranë, Elbasan

Kompania “R.B.H Belinë” mbylli një tjetër vit të suksesshëm të saj. Duke ia bashkangjitur atë performancave fantastike të manifestuara nga ajo, që nga casti i krijimit të saj dhe duke u shndërruar në një prej investimeve private të drejtëpërdrejta më rentabël në Shqipëri. Me rreth 3.5 miliardë lekë xhiro dhe me afro 400 milionë lekë fitim “R.B. H Belinë” jo vetëm që shkroi edhe një kapitull tjetër të suksesit të saj, por ndërkohë verifikoi dhe vërtetoi edhe njëherë, aftësinë impresionuese të të bërit biznes të themeluesit dhe krijuesit kryesor të saj, Rebani Likometa. Vendimi për krijimin e rafinerisë së prodhimit të bitumit në Elbasan nuk ka qenë një vendim i tipit “kokë a pil”, por ka qenë rezultat i një njohjeje të shkëlqyer të tregut pas shumë e shumë vitesh aktivitet si tregtues i bitumit nëpërmjet kompanisë tjetër, “Izvor 99”, që ka qenë edhe kompania kryesore me të cilën ka ushtruar biznesin Rebani Likometa. Dhe duke e njohur këtë biznes me “dhëmbë e dhëmballë”, sikurse i thonë fjalës, ai e dinte se c’duhet të bënte për modifikimin dhe perfeksionimin e biznesit të tij.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Mehmet Memo


Menaxher i LC Waikiki për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Xhiro e biznesit 2022: 50 milionë euro

Ndryshimi në % 22/21: +11.2

Numri i punonjësve: 420

Vendndodhja: Tiranë

Përfytyroni pak dëshirën e ethshme të njerëzve për të bërë shoping, kthimin e tij në një passion dhe mani dhe nga ana tjetër alternativat e panumurta. Që përmblidhen ne boutique, qendra tregtare, dyqane të specializuara marke, dyqane ku shiten lloje të ndryshme veshjesh pa profilizim të qartë, tregje të përqëndruara etj etj. Imagjinoni pra se cfarë detyre e vështirë është të gjesh veshjet e duhura, në raport me kërkesat dhe buxhetin tënd, sa i koklavitur është orientimi në këtë “pyll” të pafund alternativash e mundësish. Megjithatë egziston një mënyrë për të parë se kë preferojnë më shumë shqiptarët. Për të identifikuar se kush janë ata dyqane që “veshin” më së shumti qytetarët e këtij vendi. Dhe kjo është xhiroja vjetore e realizuar dhe fitimi i realizuar Nga qindra subjekte që mund të jenë me natyrë aktiviteti tregtimin e artikujve të veshjes, vetëm dy kompani janë ato që renditen ndër më të mëdhatë e biznesit shqiptar. Kurse njëra prej tyre ka afro 3 vjet që është lidere e tregut. Dhe kjo është LC Waikiki Albania.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Luan Larti


Administrator i kompanisë, Larti sh.p.k

Emri i kompanisë: Larti sh.p.k

Xhiro e biznesit 2022: 52 milionë euro

Numri i punonjësve: 200

Vendndodhja: Korcë

Me biznesmenin korcar Luan Larti e kishim lënë të takoheshim tek një kompleks pallatesh në hyrje të Korcës, aty ku dikur ka qenë fabrika e trikotazhit. Është një kompleks, nga më të bukurit e më cilësorët e qytetit, që e ka ndërtuar kompania Larti sh.p.k. Pata ndjesinë se aty duhet të ishin zyrat e kompanisë, por Luan Larti më orientoi nëpërmjet telefonit të shkoja e ta takoja tek kantieri, aty afër. Kur mbërrita shikoj administratorin dhe njëkohësisht një nga pronarët e kompanisë Larti sh.p.k në mes të kantierit, duke ndjekur punimet. “Nuk ke drejtues punimesh që rri vetë në kantier”, i them me humor. Dhe përgjigjen do ta merrja pak caste më vonë kur u ulëm të bisedojmë. “Kompleksin e kam dhënë me sipërmarrje, grupeve të ndryshme që kryejnë punime sipas specializimit që kanë. Por më pëlqen shumë ti ndjek edhe vetë punimet, pasi marr kënaqësi kur shikoj ritmet e punës, kur shikoj ndikimin social të aktivitetit në një kontigjent prej afro 200 punonjësish, kur shikoj përmbushjen e grafikëve ditorë të punës, kur shikoj se si godinat rrisin
shtatin cdo ditë etj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Nadir Causholli


President i kompanisë CFO Pharma

Emri i kompanisë: CFO Pharma

Xhiro e biznesit 2022: 60 milionë euro

Numri i punonjësve: 300

Vendndodhja: Tiranë

Kur Nadir Causholli themeloi kompaninë CFO Pharma, shumë të pakët mund të jenë ata që kanë parashikuar se ajo do të ishte lider në tregun farmaceutik. Kjo për arsyen e thjeshtë se në vitin 2003,kyr lindi CFO Pharma, në tregun farmaceutik kishte disa kompani të konsoliduara, me aktivitet të nisur më parë se sa ajo. Por ja që hierarkia në tregje nuk është e “ngrirë” njëherë e përgjithmonë. Pasi nëse ky do të ishte një rregull apo ligj i pashkruar atëhere nuk do të lindnin kurrë kompani e subjekte të reja. CFO Pharma tregoi se kur punohet me strategji e qartësi, me vullnet e përkushtim për arritjen e objektivave, merr edhe shpërblimin përkatës. Prej vitesh CFO Pharma është kompani lider në tregun farmaceutik shqiptar. Që nga viti i themelimit e deri më sot ajo ka njohur vetëm rritje dhe zgjerim. Fokusi i kompanisë është regjistrimi, importimi, shperndarja, shitja,marketing, promovimi dhe eksportimi i produkteve farmaceutike, pajisjeve medicinale dhe shtesave ushqimore.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Mark Gjinaj


President i Rafaelo Group 2002

Emri i kompanisë: “Rafaelo Group”

Xhiro e biznesit 2022: 64 milion EURO (Rafaelo 2002 – Rafaelo Resort)

Numri i punonjësve: 700 Vendndodhja: Tiranë

Themeluesi i Rafaelo Group 2002 , zoti Mark Gjinaj, është një ndër biznesmenët më të suksesshëm të Shqipërisë, një personalitet i cili përfaqëson vlera dhe virtyte të larta në shoqëri. Përmes vizionit dhe manaxhimit, z. Gjinaj ka arritur t’i bëjë ballë sfidave dhe ta bëjë Rafaelo Group 2002 një ndër kompanitë më të mëdha në vend,e njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Që nga themelimi i saj, kjo kompani, e njohur për prestigjin e saj, ka qenë një burim frymëzimi dhe inovacioni në sferën ekonomike shqiptare. Duke iu përkushtuar vlerave të korrektësisë dhe profesionalizmit, Rafaelo Group 2002, ka vendosur një traditë të ndërtuar mbi integritetin dhe cilësinë e shërbimeve dhe produkteve të saj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Luan Leka


President i “EHW” Group

Xhiro e biznesit 2022: 65 milion EURO

Ndryshimi në % 22/21: +15

Numri i punonjësve: 500

Vendndodhja: Tiranë, Krujë

Luan Leka ishte shumë i qartë rreth shkaqeve të “fikjes” së industrisë shqiptare kur vendi filloi ndryshimin e sistemit ekonomik. Ushtrimi i profesionit të inxhinierit në ekonominë e dikurshme të centralizuar, por edhe karriera e admirueshme si kryeinxhinier në kombinatin e autortraktorëve apo në Institutin e Studimeve Mekanike e kishin bërë dëshmitar të faktit që detyra e cdo ndërmarrje ishte vetëm të prodhonter. Jo për të shitur, pasi për këtë kujdesej ai që në atë kohë quhej Komisioni i Planit të Shtetit. Ndaj, kur Luan Leka filloi në vitin 1992 aktivitetin privat, duke krijuar “EHW”, ai e kishte tërësisht të qartë strategjinë e veprimit, ku tashmë jo vetëm duhej prodhuar, por edhe duhej shitur. Madje suksesi ka për etalon rritjen e volumeve të shitjes. Tani që “EHW” ka mbushur 30 vite jetë ajo ka disa karakteristika pothuajse unike në biznesin shqiptar.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Agro Blend Group


Xhiro e biznesit 2022: 75 milion EURO

Ndryshimi në % 22/21: +27

Numri i punonjësve: 302

Vendndodhja: Tiranë

Në realitetin shqiptar ka jo pak biznese që janë zhvilluar në atë formë dhe në ato përmasa saqë kanë arritur të marrin trajtën e një grupi të mirëfilltë biznesi. Me fjalë të tjera biznesit fillestar, i janë bashkangjitur me kalimin e kohës edhe aktivitete të tjera. Në se do të duhej të përmendnim apo ti referoheshim një shembulli tipik domethënës për mënyrën e kalimin të natyrshëm në nivelin e një grupi biznesi, Agroblend është nga të parët që na vjen ndërmend. Fillesat e kompanisë janë me një natyrë biznesi të dedikuar fermerëve shqiptar duke iu ofruar atyre produkte të ndryshme si pesticide, olehra kimike dhe organike, film plasik, aparate spërkatës, sisteme vaditjeje, didanë perimorë dhe frutorë etj. Me një aktivitet të ndërtuar mbi moton “gjithcka për fermerin, gjithmonë pranë fermerit”, Agroblend i ka furnizuar ata për një periudhë prej afro 28 vitesh me inpute bujqësore cilësore. Produktet vlerësohen cdo vit përmes provave në zona të ndryshme klimaterike dhe ato prezantohen në treg pas aprovimin nga ana e ekipit të Agroblend.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Avni Ponari


CEO i “SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA”

Emri i kompanisë: Sigal Uniqa Group Austria (Sigal Shqipëri, Sigal Kosovë, Sigal Maqedoni, Sigal Jetë, Fondi i Pensioneve Sigall)

Xhiro e biznesit 2022: 91 milion EURO

Ndryshimi në % 22/21: +13

Numri i punonjësve dhe agjentëve: 2100

Vendndodhja: Tiranë, Prishtinë, Shkup

Nëse do ta përfytyrojmë tregun e sigurimeve si një garë mund të themi se ajo është një garë pa surpriza, pa befasi, pa emocione. Për arsyen e thjeshtë se fituesi i kësaj gare në cdo fund të saj rezulton “Sigal Uniqa Group Austriak” dhe po ashtu, që në fillim të garës në cdo 1 janar të vitit pasardhës të gjitha “bastet” vendosen për të. Dhe kjo, sigurisht që e ka një shpjegim. Cdo gjë është rrjedhojë e një refleksi që ka stimuluar te të gjithë vëzhguesit dhe të interesuarit e këtij tregu fitimi i vazhdueshëm i garës, çdo vit, që kurse ajo është krijuar. Madje duke se “Sigal Uniqa Group Austria” nuk ka garë me të tjerët, por vetëm me veten. Duke përsosur vazhdimisht veprimtarinë e saj, duke shtuar vazhdimisht produkte në portofolin e saj të produkteve për konsumatorët e tregut të sigurimeve, duke shikuar mundësi, aty ku të tjerët nuk arrijnë të shikojnë.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”


Mario Bracci


Administrator i Përgjithshëm i kompanisë “ANTEA CEMENT”

Xhiro e biznesit 2022: 96 milion EURO

Ndryshimi në % 22/21: +33

Numri i punonjësve: 188

Vendndodhja: Thumanë

Janë të shumtë personat, që telefonojnë në numrin tonë, me iluzionin se po flasin me përfaqësues të kompanisë së prodhimit të cimentos Antea Cement. Kërkesa e e tyre është e thjeshtë: duan sasi të caktuara cimentoje. Por kërkesa të tilla, që në kushte normale do të ngazëllenin këdo sepse janë një mundësi e mirë për të bërë ndërmjetësin në një kontratë, tek ne nuk ka asnjë emocion të tillë. Pasi ne e dijmë mirë se Antea Cement është një kompani që funksionon me kapacitet të plotë. Ne e dimë mirë se për Antea Cement kërkesat për produkt janë më të mëdha se sa ajo ka mundësi të plotësojë. Pra, ajo bën pjesë tek ai grupi me pak kompani, që e di që në fillim të vitit që të gjithë prodhimin e ka të shitur. Për Antea Cement tregu nuk ka surpriza, nuk ka improvizime, nuk sjell ndonjë vështirësi, që ajo nuk mund ta përballojë. Antea Cement nga viti në vit e ka situatën nën kontroll, cka do të thotë se performancat e saj vetëm sa përmirësohen.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2023”