Luan Muça

Emri i kompanisë Delta Group
Xhiro e biznesit 2020: 112 milionë EUR
Numri i punonjësve: 1215
Zyrat qëndrore: Tiranë

Risia e këtij viti është hapja e fabrikës nën brandin DC Industries në Bergamo, Itali. Asgjë nuk ndodh rastësisht këtë e vërteton puna dhe pozicioni ynë në piedestalin më të lartë të biznesit Shqipëtar dhe jo vetëm pasi Delta Group është tashmë prezent në të tre kontinentet Europe, Afrikë dhe USA me produktet nga kompanitë Delta Home, Deutschcolor, Dast, Delta tashmë edhe DC Industries , kjo fale vizionit dhe përkushtimit të Founder & CEO Z.Luan Muça. Delta Group ndër vite është vleresuar me disa cmime te rendesishme si: “Biznesi më i suksesshëm Import – Export per vitin 2014” , “Marka e Vitit” për Deutschcolor ne vitin 2015, “Superbrands Albania” , “Superbrands Kosova” etj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

 

Erdal Demir

Emri i kompanisë: “Kurum International”
Xhiro e biznesit 2020: 193 milion EUR
Numri i punonjësve: 615
Vendndodhja: Elbasan

Për biznesin shqiptar, viti 2020, ishte i vështirë. Pandemia krijoi një situatë të tillë, nga e cila u prekën thuajse të gjitha kompanitë shqiptare. Ndaj, kur bie fjala për ndonjë kompani në vecanti, pyetja më e natyrshme që mund të bëhet lidhur me shkallën e ndikimit dhe aspektet ku u konkretizua ky ndikim është mëse e natyrshme.
Një pyetje e tillë është me vend të bëhet edhe për Kurum International, si një nga kompanitë më të mëdha në vend për prodhimet e hekurit dhe celikut. Aq më tepër, që pandemia erdhi në një moment, kur KURUM kishte ndezur motorët e saj dhe po funksiononte shkëlqyeshëm për disa vite me radhë, që pas shpalljes së falimentit. Por që duhet theksuar gjithmonë që falimentimi i Kurum-it ka qenë një akt në respektim të ligjit, meqënëse kompania u ndodh përballë një konjukture të pafavorshme aktiviteti dhe jo një falimentim i përhershëm. E vërteta është se në muaj e parë të pandemisë, pra në periudhën nga marsi deri në gusht, aktiviteti i kompanisë u cënua ndjeshëm.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Marin Gjonaj

Emri i kompanisë: Gjonaj Group ( Telecom, Promarketing, Digicom, Enertrade, Probroker)
Të ardhura bruto 2020: 250 milion EURO
Numri i punonjësve: 600
Vendndodhja: Tiranë

Nga një studim që është bërë kohë më parë rreth moshës së pronarëve të bizneseve kryesore shqiptare rezultonte që shumica e tyre ishin mbi 60 vjec. Dhe kjo është mëse e kuptueshme. Këta pronarë e nisën biznesin atëhere kur filloi sistemi i ri ekonomik dhe vazhdojnë me protagonizmin e tyre duke shfrytëzuar avantazhin e të qenit pionerë të biznesit shqiptar.
Kjo tregon se sa e vështirë është për të rinjte për tu futur në elitën e biznesit shqiptar. Por jo se është e pamundur. Rrugën se si mund të nisësh një biznes në Shqipëri, në kushtet kur thuajse të gjitha sektorët janë të ezauruar e të , e tregon Marin Gjonaj.
Nëpërmjet shembullit të tij. E ka nisur biznesin këtu e dhjetë vite më parë kur ishte vetëm 20 vjec dhe sot radhitet cdo vit tek klasa e biznesmenëv të rëndësishëm të vendit, duke qenë edhe biznesmen i madh, edhe biznesmen me impakt social, edhe biznesmen kreativ, edhe biznesmen efektiv. Kur e filloi biznesin, nuk e ndërmori këtë hap duke iu bashkangjitur një sektori me shumë operatorë dhe duke shpresuar që nëpërmjet konkurencës të merrte pjesën e tij të tregut.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Saimir Mane

Emri i kompanisë: Balfin Group (Albchrome, Neptun,
Mane TCI, Green Coast, Banka e Tiranës, Spar,
Kid Zone, TEG, BFI Trade, QTU, etj)
Xhiro e biznesit 2020: 260 milionë euro
Numri i punonjësve: 3000
Vendndodhja: Tiranë

Përpara pak viteve, gjatë një takimi punë me presidentin e Balfin Group, Samir Mane, ai tha se në Shqipëri nuk i kishte mbetur më gjë tërheqëse për të bërë. “I kam provuar të gjitha, dëshiroj që të zgjerohem me biznes në tregun rajonal e më gjërë” – deklaroi ai. Një deklaratë e tillë nuk është tregues vetëkënaqësie. As tregues megalomanie, sikundër mund ta perceptojnë disa. Por është thjesht dëshmi shumë e qartë realizmi për atë se ku ka arritur ky biznesmen e ku synon më tej. Pasi është mëse e vërtetë që në Shqipëri, Samir Mane ka prekur majat, ai ka rrokur suksesin absolut, qoftë horizontal e qoftë vertikal. Si rrallë kush, ai ka ndjekur politikën e diversifikimit të aktivitetit të tij si biznesmen në fusha të ndryshme si nxjerrje e mineralit të kromit, përpunim i tij, ndërtim banesash e kompleksesh rezidencialë, ndërtim dhe menaxhim qendrash tregtare, tregti artikujsh elektroshtëpiakë, tregti me pakicë e artikujve të ndryshëm, aktivitet bankar, aktivitet në telekomunikacione, aktivitete në supermarket, bujqësi etj.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”

Shefqet Kastrati

Emri i kompanisë: Kastrati Group
(Kastrati SHA, Kastrati, Albsig, ASA Autostar Albania, TENET etj)
Xhiro e aktivitetit 2020: 600 milionë euro
(Kastrati SHA, Kastrati, TENET, Albsig, Auto Star Albania, etj)
Numri i punonjësve: 1200
(Kastrati, Kastrati sh a, Albsig, Auto Star Albania, etj)
Vendndodhja: Durrës

Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit, pamjet e Shqipërisë në kohën e fillimit të pandemisë janë të freskëta për këdo. Rrugë të boshatisura, makina ta parkuara ose të future në garazhe prej urdhrit të qeverisë, dalje vetëm me leje të siguruar nga e-Albania në një orë të caktuar dhe për një kohë të caktuar. Ato pamje të pazakonta e krijuan një perceptim që biznesi më i prekur ndoshta nga pandemia do të ishte ai i tregtimit të karburanteve. Dhe një ide dhe perceptim I tillë tashmë konfirmohet edhe nga shifrat. Gjigandi i këtij tregu, Kastrati Group duket se ka patur një aktivitet të ndikuar negativisht nga kriza e Covid 19. Nga karantina e vendosur prej qeverisë dhe nga kufizimi i lëvizjeve për një periudhë të gjatë. Janë numrat e biznesit që e konfirmojnë këtë. Kastrati Sh.a që është edhe kompania më e madhe në tregun e karburanteve ka regjistruar gjatë vitit 2020 një aktivitet në nivelin e 46 miliardë lekëve ose rreth 390 milionë eurove. I krahasuar me vitin paraardhës, që ishte një vit normal konstaton se ndikimi i pandemisë ishte afro 18 miliardë lekë rënie, Ose afro 150 milionë euro. Ose mbi 25 për qind rënie.

Më shumë informacion mund të gjeni tek libri “Biznesi Shqiptar, Më të mirët 2021”